News

Flet ministrja e Infrastrukturës: Ja kur nisin fluturimet

Flet ministrja e Infrastrukturës: Ja kur nisin fluturimet

Përditësim 08/04/2021, ora 12:37

Në një komunikatë për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se janë duke punuar “për një verifikim më të thellë të kësaj situate dhe për të arritur në konkluzione të duhura.” Ajo u shpreh se fluturimet komerciale, pra ato të aviacionit civil, për të akomoduar të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri ose nisen nga Shqipëria, do të fillojnë nga nesër në mëngjes.

“Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën dhe ne po zgjidhim hap pas hapi në orët në vazhdim, në bashkëpunim me grupet e punës së aeroportit të Rinasit për të vënë në funksion dalëngadalë të gjitha njësitë dhe për të kthyer të gjitha në normalitet. Po e përsëris, pasi duhet të jemi të qartë për këtë fakt: Në pistën e aeroportit të Rinasit, nga ky moment, do të fillojnë të ulen të gjithë avionët që futen në kategorinë e fluturimeve esenciale, pra fluturimet humanitare, fluturimet shëndetësore, emergjencat, fluturimet diplomatike, fluturimet shtetërore dhe fluturimet ushtarake. Ndërkohë fluturimet komerciale, pra ato të aviacionit civil, për të akomoduar të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri ose nisen nga Shqipëria, do të fillojnë nga nesër në mëngjes.

Përditësim 08/04/2021, ora 12:20

Me propozim të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, “Komiteti i Mbrojtjes Civile”, i cili drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka vendosur që të marrë masat për rifillimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit, qoftë edhe duke zëvendësuar, nëse lind, nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë. Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të licensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë" – u tha në një njoftim për shtyp nga Komiteti i Mbrojtjes Civile.

Artikulli i mëparshëm:

Deri në këto momente (10:48) nuk ka ende një njoftim zyrtar nga aeroporti i Rinasit, ndonëse ishte parashikuar që të kishte një njoftim mbi situatën pas orës 10 të mëngjesit. Në faqen e Tirana International Airport janë publikuar fluturimet e anuluara, ato që kanë ndryshuar orën si edhe fluturimet e shtyra, ndonëse për pjesën më të madhe të tyre nuk ka një njoftim.

Gazetarët në terren raportojnë se mund të ketë ndryshim të situatës në orët në vijim dhe për momentin pritet një deklaratë e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Gjirokastrës u shpreh:

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar.”

Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi tha për Euronews Albania se policia ka shoqëruar 24 kontrollorë, një pjesë e së cilëve janë paraqitur vullnetarisht. Kthupi tha se prej të shoqëruarve, aktualisht 4 janë liruar dhe ndaj tyre “nuk ka asnjë akuzë”.

“Shpërdorimi i detyrës është vepër penale që i referohet ekskluzivisht punonjësve publikë, që do të thotë që duhet të jesh punonjës i administratës publike, në rastin e kontrollorëve të trafikut ajror, nuk e di se cili është arsyetimi që bën prokuroria për ta futur në elementin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës.” – tha ai.

Euronews raporton se një pjesë e kontrollorëve u njoftuan me telefon dhe shkuan vullnetarisht ne polici.

Sipas Top Channel, kontrollorët kërkojnë:

- rikthimin e kolegëve në punë
- shfuqizim i vendimeve të bordit
- rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive
- transparencë financiare të plotë për vitin 2020
- një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Ministrja Balluku u shpreh ditën e djeshme se greva është e paligjshme sepse kemi të bëjmë me një sektor jetik. Ndërkohë Kulla e Kontrollit në Aeroportin e Rinasit është nën mbikëqyrjen e ushtrisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The second day of the airport blockade: Update of the situation

Flet ministrja e Infrastrukturës: Ja kur nisin fluturimet

As of this moment (10:48) there is still no official announcement from Rinas airport, although it was anticipated that there would be an announcement on the situation after 10 am. On the official website of Tirana International Airport are published the canceled flights, those that have changed the time as well as the delayed flights, although for most of them there is no announcement.

Journalists on the ground report that the situation may change in the coming hours and a statement by the Minister of Infrastructure, Belinda Balluku, is currently expected.

Prime Minister Edi Rama from the city of Gjirokastra said :

"What is intolerable and unjustifiable is that we lost yesterday's load of vaccines and this is really painful in a time of war where every second and every minute counts and we are not leaving a second unused. One thing is for sure, there is no chance that destructive forces, blind forces, forces of the past that want at all costs to take the future hostage will stop us in this process. "They made the wrong calculations and undertook to challenge the most wrong government and prime minister."

The lawyer of the controllers, Rezart Kthupi told Euronews Albania that the police accompanied 24 controllers, some of whom volunteered. Kthupi said that currently 4 of the escorts have been released and "there are no charges against them".

"Abuse of duty is a criminal offense that refers exclusively to public employees, which means that you have to be an employee of public administration, in the case of air traffic controllers, I do not know what is the reasoning that the prosecution makes to include in the element of the figure of the criminal offense of abuse of office. " - he said.

Euronews reports that some of the controllers were notified by phone and voluntarily went to the police.

According to Top Channel, controllers require:

- reinstatement of colleagues at work
- abrogation of board decisions
- Restoration of full salary under the collective agreement
- full financial transparency for 2020
- a union member to be a board member.

Minister Balluku said yesterday that the strike is illegal because we are dealing with a vital sector. Meanwhile, the Control Tower at Rinas Airport is under the supervision of the army.