News

Situata e jashtëzakonshme në Rinas: Ende nuk dihet kur nisin fluturimet

Situata e jashtëzakonshme në Rinas: Ende nuk dihet kur nisin

Përditësim këtu: Flet ministrja e Infrastrukturës: Ja kur nisin fluturimet

Aeroporti “Nënë Tereza” u mor në kontroll nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) pas grevës së kontrollorëve të "Albcontrol", ndërkohë që për momentin është ende e paqartë se kur do të nisin fluturimet hyrëse dhe dalëse, gjë që ka shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme në Rinas. Pas orës 10 të mëngjesit të ditës së sotme pritet kthimi në punë i kontrollorëve ose një vendim tjetër. 

Punonjësit e “Albcontrol” deklaruan për mediat se nuk i kanë shkelur kushtet e kontratës së punës, përkundrazi kompania ka abuzuar në rastin e dy punonjësve duke nisur procedurat e shkarkimit pasi kishin deklaruar se “nuk ishin të aftë për punë”. Avokati i Sindikatës së Pavarur të Transportit Ajror, Rezart Kthupi, tha pasditen e djeshme për mediat se situata në “Albcontrol” ka përshkallëzuar pas veprimit të kompanisë ndaj dy punonjësve të cilët kishin paraqitur deklarata të paaftësisë. Kthupi tha se, reagimi i kompanisë për të nisur procedurat e shkarkimit ndaj tyre ka sjellë pasiguri te punonjësit e tjerë.

Kontrollorët e “Albcontrol” ndërprenë punën me argument kryesor uljen e pagave për shkak të pandemisë. Në një intervistë për Euronews, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shpreh se “Albcontrol” është shoqëri që nuk ka marrëdhënie financiare me shtetin dhe të gjitha të ardhurat e saj vijnë nga “përdoruesit e hapësirës ajrore, ose ulje-ngritjet në Rinas”.

“Shteti nuk ka as vendimmarrje dhe as marrëdhënie financiare me 'Albcontrol'. Është pronë 100% e shtetit, por i ka deleguar të drejtën e hapësirës shqiptare që sot u keqpërdor. Shteti nuk vendos pagat e 'Albcontrol', 'Albcontrol' ka një bord që vendos.” – tha ajo.

“Nuk e di se si të gjithë individët ndihen të stresuar dhe kanë të njëjtin problem sepse nuk e kanë më pagën 4 mijë dollarë, por e kanë 2 490 dollarë. Kërkesa e tyre është që të anulohet rishikimi i pagës dhe të kthehen tek paga e mëparshme,” shtoi ministrja.

Sipas ministres, greva është e paligjshme sepse bëhet fjalë për një sektor jetik dhe se nuk kanë pasur asnjë njoftim.

Në një komunikim për “Opinion”, një prej kontrolloreve të “Albcontrol”, Flora Ndreca, tha se së bashku me 5 kontrollorë të tjerë ka kërkuar disa ditë relaksi, pasi sipas saj, një kontrollor nuk mund të punojë në kushte stresi, por më vonë nga drejtuesi e saj i është kërkuar që të largohej nga puna. Kjo gjë ka bërë që dhe kontrollorët e tjerë të plotësojnë formularin e paaftësisë së përkohshme, duke shkaktuar kështu dhe pezullimin e fluturimeve.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama u shpreh se kontrollorët e Rinasit janë futur në këtë lojë nga organizatorë të tjerë. “Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!” shkruan ai.

Raportohet se Prokuroria ka nisur hetimet për “shpërdorim detyre” dhe disa prej kontrollorëve janë shoqëruar në polici. Për momentin është e paqartë se kur do të nisin fluturimet hyrëse dhe dalëse.

“Ne kemi ngritur një task forcë, kemi kontaktuar disa nga bashkëpunëtorët tanë kyç, kam lajmëruar dhe aleatët kështu që do marrim masën, por më falni nuk mund ta ndaj me ju [se kur nisin fluturimet],” u shpreh Balluku në “Opinon”.

Të tjera informacione pritet të bëhen publike pas orës 10 të mëngjesit.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Emergency situation in Rinas: It is still unknown when the flights start

Situata e jashtëzakonshme në Rinas: Ende nuk dihet kur nisin

"Mother Teresa" Airport was taken over by the Rapid Intervention Forces (FNSH) after the strike of "Albcontrol" controllers, while at the moment it is still unclear when the incoming and outgoing flights will start, which has caused a emergency situation in Rinas.

The employees of "Albcontrol" stated for the media that they have not violated the terms of the employment contract, on the contrary, the company has abused in the case of two employees by starting the dismissal procedures after declaring that "they were not able to work". The lawyer of the Independent Air Transport Union, Rezart Kthupi, told the media yesterday afternoon that the situation in "Albcontrol" has escalated after the company's action against two employees who had submitted statements of incompetence. Kthupi said that the company's reaction to start dismissal procedures against them has brought insecurity to other employees.

Albcontrol controllers stopped working with the main argument of reducing salaries due to the pandemic. In an interview with Euronews, the Minister of Infrastructure, Belinda Balluku, said that "Albcontrol" is a company that has no financial relations with the state and all its revenues come from "airspace users, or landings in Rinas" .

"The state has neither decision-making nor financial relations with 'Albcontrol'. It is 100% state property, but has delegated the right of Albanian space that was abused today. The state does not decide the salaries of 'Albcontrol', 'Albcontrol' has a board that decides. " She said.

"I do not know how all individuals feel stressed and have the same problem because they no longer have a salary of 4 thousand dollars, but have 2 490 dollars. "Their request is to cancel the salary review and return to the previous salary," the minister added.

According to the minister, the strike is illegal because it is a vital sector and they have not been notified.

In a communication for "Opinion", one of the controllers of "Albcontrol", Flora Ndreca, said that together with 5 other controllers she asked for a few days of relaxation, because according to her, a controller can not work in stressful conditions, but more she was later asked by her manager to resign. This has led other controllers to fill out a temporary disability form, causing flights to be suspended.

In a post on Twitter, Prime Minister Edi Rama said that Rinas controllers have been introduced to this game by other organizers. "Abandon on their way blind the organizers of the criminal charges! Whoever does not return to work tomorrow will not find a place in Albcontrol. The time of Rrumpalla is dead and will not return! ” he writes.

It is reported that the Prosecution has launched investigations for "abuse of duty" and some of the controllers have been escorted to the police. It is currently unclear when incoming and outgoing flights will depart.

"We have set up a task force, we have contacted some of our key collaborators, I have informed the allies so we will take action, but forgive me, I can not share it with you [when the flights start]," Balluku told Opinon. .