Fashion & Beauty

Meghan dhe Harry zbulojnë projektin e parë me Netflix: Për çfarë bëhet fjalë

Meghan dhe Harry zbulojnë projektin e parë me Netflix: Për

Vjeshtën e shkuar, princ Harry dhe Meghan Markle nënshkruan një marrëveshje disa vjeçare me Netflix. Gjatë kohës që ky lajm u konfirmua gjithçka dinim ishte se çifti në bashkëpunim me platformën do të prodhonin lloje të ndryshme projektesh, që do të përfshinin dokumentarë, cikël dokumentarësh, filma artistikë si dhe programe për fëmijë. Çfarë nuk dinim është surpriza e dyshes: Projekti i parë është gati! 

Meghan dhe Harry janë aktualisht duke punuar në një dokumentar me disa seri që titullohet "Heart of Invictus" dhe do të trajtojë Invictus Games 2022, ngjarje e cila supozohej të zhvillohej në 2020-ën.

Invictus Games është një event sportiv ndërkombëtar për ushtarakët e lënduar dhe të sëmurë.  Dokumentari i parë me seri i Meghan dhe Harry-it do t'i kushtohet pikërisht eventit 7 ditor sportiv të krijuar në 2014-ën që ka për qëllim për të ndihmuar veteranët e luftës që vuajnë ende pasojat fizike dhe psikologjike. "Heart of Invictus" do të ketë në qendër të saj atletët të cilët përgatiten për lojërat e radhës në Hagë, Hollandë.

Seriali ka për qëllim t'ju tregojë njerëzve historitë e garuesëve dhe të zgjojë tek ta fuqinë humane dhe ndjesinë për t'ju ardhur në ndihmë të tjerëve. Princ Harry pritet të shfaqet në kamera si producenti ekzekutiv i serive, për të cilat nuk dihet ende një datë publikimi. 

Dyshja ende nuk ka zbuluar se çfarë do të trajtohet në prodhimet e ardhshme, por duke patur parasysh sa të ndjeshëm janë ndaj kauzave të rëndësishme, diçka na thotë se edhe projekti i radhës do të jetë në një linjë me të.

Burimi: Pop Sugar

REELS

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Meghan and Harry unveil their first Netflix project: What it's all about

Meghan dhe Harry zbulojnë projektin e parë me Netflix: Për

Last fall, Prince Harry and Meghan Markle signed a multi-year deal with Netflix. By the time this news was confirmed all we knew was that the couple in collaboration with the platform would be producing different types of projects, which would include documentaries, documentary series, feature films as well as children’s programs. What we didn’t know is the duo surprise: The first project is ready! 

Meghan and Harry are currently working on a documentary with several series titled "Heart of Invictus" and will address Invictus Games 2022, an event which was supposed to take place in 2020.

Invictus Games is an international sporting event for the wounded and sick military. The first documentary in the Meghan and Harry series will be dedicated to the Invictus Games - a 7-day sporting event created in 2014 that aims to help war veterans still suffering physical and psychological consequences. "Heart of Invictus" will focus on athletes preparing for the upcoming Games in The Hague, the Netherlands.

The series aims to tell people the stories of the contestants and awaken in them the human power and feeling to come to the aid of others. Prince Harry is expected to appear on camera as the executive producer of the series, for which a release date is not yet known. 

The duo has not yet revealed what will be addressed in future productions, but given how sensitive they are to important causes, something tells us that the next project will also be in line with it.

Burimi: Pop Sugar