Celebrity

Rutina e makeup e Madison Beer bëhet virale në TikTok: Çfarë ka kaq speciale?

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2021

Rutina e makeup e Madison Beer bëhet virale në TikTok:

Në një nga episodet e Vogue, Madison Beer foli për pasiguritë gjatë periudhës kur kishte akne në ballë dhe akne cistike në faqe e deri në periudhën kur arriti në fazën që "ndihet mirë nën lëkurën e saj". Gjatë kësaj bisede, ajo filmoi gjithë rutinën e saj të kujdesit ndaj lëkurës, si dhe makeup-it. I gjithë TikTok-u u fiksua më shumë tek kjo e dyta. Makeup-i i Madison Beer s'ka asgjë të jashtëzakonshme, por ndoshta pikërisht për këtë njerëzit e bënë shpejt virale në internet. Nuk do shumë "mundim" dhe rezultati është një fytyrë e freskët, aspak e mbingarkuar.

Dikush provoi të testonte të njëjtat produkte që Madison përdori, ndërsa përdorues të tjerë thjesht rikrijuan makeup-in e këngëtares. 

Video të tjera të tutorialit nga përdorues të TikTok, i gjeni këtu, këtu dhe këtu.