Cher nisi të bëhej #trending në Twitter, pas një postimi në platformë, që u kritikua nga shumë njerëz.
Ajo tha se po shihte gjyqin për vrasjen e Derek Chauvin dhe po mendonte se "mund ta kishte ndihmuar George Floyd, nëse do të kishte qenë në Minneapolis në atë kohë."
"Po flisja me mamanë dhe ajo tha: 'Pashë gjyqin e policit që vrau George Floyd' dhe qau. I thashë: 'Mami, e di që tingëllon çmenduri, por, kam menduar se nëse do të kisha qenë aty, mund ta kisha ndihmuar."
Këngëtarja 74-vjeçare mori kritika nga shumë përdorues që e akuzuan si "shpëtimtarja me lëkurë të bardhë" (white saviour), apo se ajo "po e bënte vdekjen e Floyd si gjithçka për të".
"Cher, mendoj se je e shkëlqyer, por e ke gabim. Vrasja e George Floyd nuk ka të bëjë me ty. Mos ofendoni padashur dëshmitarët e trazuar që ishin atje dhe bënë çmos për të shpëtuar jetën e tij", shkroi dikush.
"Nëse luftëtari i zjarrfikësve EMS, i cili u përpoq të ndërhynte nuk pati sukses, ju sigurisht nuk keni pasur asnjë shans. Çfarë postimi! Mendoni se keni një lloj fuqie magjike? Policia nuk lejon askënd të ndërhyjë në punën e tyre."
Mes komenteve, kishte edhe mendime të tjera. Dikush i shkruante njerëzve "të qetësoheshin, sepse Cher është thjesht një e moshuar që do donte të kishte qenë aty për të bërë diçka".
Një ditë më pas, këngëtarja kërkoi ndjesë publike duke thënë:
"Ndonjëherë i lëndon njerëzit pa e ditur se çfarë nuk është 'e papërshtatshme'. Më vjen shumë keq për këto që mërzita në komunitetin e njerëzve me ngjyrë."
Burimi: Daily News, Page Six