Kriptomonedhat janë duke u cilësuar si e ardhmja e parave. Disa i shohin ato të vlefshme për shkak të përdorimeve të pafundme, ndërkohë që disa të tjerë janë më pak të bindur. Kriptomonedhat nuk janë ende të përhapura gjerësisht, por gjithnjë e më shumë kompani dhe institucione financiare po i blejnë ato. Nëse keni paqartësi se çfarë janë konkretisht, ky artikull do t’ju ndihmojë.
Çfarë janë?
Kriptomonedhat janë njësoj si çdo monedhë tjetër. Me to mund të blini mallra dhe shërbime të tjera ose t’i tregtoni. Ndryshojnë nga kartëmonedhat prej letre sepse nuk janë fizike – pra nuk mund t’i fusni në portfol. Kriptomonedhat funksionojnë vetëm virtualisht.
Njësitë e kriptomonedhave mund të blihen nga ndërmjetësit ose të gjenerohen përmes një procesi në internet të quajtur "mining" dhe të përdoren për të bërë pagesa ose për të ruajtur para në mënyrë anonime.
Bitcoin, emër të cilin me gjasë e keni dëgjur, ishte kriptomonedha e parë dhe vazhdon të jetë më e njohura gjerësisht nga njerëzit. Duke pasur parasysh suksesin në njohjen globale, Bitcoin është bërë një etapë për të gjitha altcoins të tjera, ose "monedha alternative", që erdhën pas saj.
Megjithatë në mars të këtij viti, Bitcoin kaloi në vendin e dytë, pasi Tether u bë kriptomonedha më e madhe e treguar.
Si funksionojnë?
Marrim si shembull Bitcoin. Çdo kriptomonedhë është në thelb një skedar kompjuteri që ruhet në një "portofol" dixhital. Këta skedarë janë të transferueshëm (të plotë ose pjesërisht) nga personi në person përmes blockchain.
Ndonëse jo të gjithë funksionojnë në të njëjtën mënyrë, shumica e kriptomonedhave përdorin teknologjinë e blockchain për të bërë transaksione të sigurta.
Blockchain është teknologjia themelore kriptografike që e bën transferimin e monedhave të sigurt. Çdo transfertë regjistrohet në një libër publik virtual. Siguria e bën të vështirë falsifikimin e kriptomonedhave ose transfertat e monedhave që nuk janë të tuat.
Sa të sigurta janë?
Sa më shumë transaksione të regjistruara publikisht, që i shtohen blockchain, sistemi është akoma më i sigurt. Kjo nuk do të thotë që kriptomonedhat nuk janë të prekshme nga sulmet kibernetike, mashtrimet, vjedhjet ose pastrimi i parave.
Ekziston mundësia që të humbni portofolin tuaj ose të fshini Bitcoins duke i humbur përgjithmonë. Kriptomonedhat mund të jenë të paqëndrueshme për shkak të tregtisë spekulative - si me tregtinë në çdo mall - kështu që mund të ketë rreziqe të bashkangjitura për të investuar në to.
A përdoren gjerësisht?
Shumë njerëz që përdorin kriptomonedhat i preferojnë më shumë se monedhat tradicionale sepse nuk kontrollohen ose rregullohen nga qeveritë ose bankat dhe transaksionet janë anonime. Ndonëse disa vende si Maqedonia e Veriut dhe Algjeria kanë ndaluar përdorimin e Bitcoin, të tjerët janë më të hapur për t’i përdorur.
Kriptomonedhat ende nuk përdoren gjerësisht nga bizneset ose dyqanet. Por një listë gjithnjë e në zgjerim e ndërmarrjeve po zgjedhin të pranojnë kriptovalutat si mjet ligjor. Tesla e Elon Musk për shembull.
Shërbimi i pagesave në internet PayPal tha tetorin e kaluar se do t'u lejonte klientëve të blinin dhe shisnin duke përdorur Bitcoin.
Disa kompani të tilla si Google dhe Amazon planifikojnë të lëshojnë kriptomonedhat e tyre për transaksionet që përfshijnë mallra dhe shërbime të ofruara posaçërisht prej tyre.
Burimet: CoinMarketCap, Euronews, Forbes