Keni dëgjuar për retinoidet? Me siguri që i keni hasur diku pasi derivatet e vitaminës A janë një nga përbërësit më të lakmuar në kujdesin e lëkurës dhe një nga përbërësit më të mirëstudiuar që ndihmojnë në shumë problematika të lëkurës. Nëse përdoren në mënyrën e duhur, japin rezultate te dukshme. Megjithatë mbi përdorimin e tyre shpeshherë qarkullojnë mite të ndryshme. Ja cilat janë 5 mitet më të përhapura.
1 - Duhen përdorur çdo ditë për të patur rezultate. Në fakt, nuk ke pse i përdor çdo ditë. Po, do të shohësh rezultate shumë të mira edhe nëse i përdor sipas nevojave të lëkurës.
2 - Përdoren vetëm për lëkurat akneike. Retinoidet janë përbërësit më universalë që japin rezultate të shkëlqyera për shumë problematika, si akne, shenjat dhe nevoja të tjera të lëkurës.
3 - Hollojnë lëkurën. Në fakt, është krejtësisht e kundërta. Duke qenë se kanë veprim eksfoljues në shtresën e sipërme me qeliza të vdekura të lëkurës, retinoidet “trashin” shtresat e gjalla të lëkurës.
4 - Përkeqësojnë lëkurën. Kjo mund të lidhet me efektin purge, derisa lëkura të mësohet me to. Më pas japin rezultate fantastike në lëkurë, ndër të vetmet përbërës (të mirëstudiuar) që japin rezultate të dukshme dhe të shpejta.
5 - Janë kancerogjene. Ka zero raste të studiuara në mënyrë të mirëfilltë që aplikimi topikal i retinoideve në lëkurë të ketë të tilla rezultate në trupin e njeriut. Shumica e këtyre miteve qarkullojnë nga marketingu i brendeve për t’i shtyrë në mënyrë të gabuar blerësit drejt alternativave natyrale/organike.
- Shkruar për Anabel nga Sara Gjylbegu, e apasionuar pas kujdesit të lëkurës dhe kuratore e beauty blogger @20ecavjec.
- Njihuni me 25 produktet më të mira të të gjitha kohërave për lëkurën
- Gjithë çfarë duhet të dini për hiperpigmentimin
- Për aknet e shkaktuara nga maska ka një zgjidhje shumë më të lehtë nga ç'mendoni: Ja ç'duhet të bëni
- A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe qerpikët?
- Ja kur një toner i duhet vërtet lëkurës suaj