Cila është gjëja më e lezetshme që mund të mendoni tani? Qenush? Kotele? Fëmija juaj, një bebe apo ndoshta, Baby Yoda?
Falë zhvillimit të teknikave të reja të skanimit të trurit - duke përfshirë magnetoencefalografinë (neuro-imazhi që harton aktivitetin e mendjes suaj në mikrosekonda duke përdorur fusha magnetike) - studiuesit kanë fituar njohuri të jashtëzakonshme se si funksionon reagimi ynë instiktiv ndaj gjërave të lezetshme. Por çfarë ndodh saktësisht në tru kur shohim një foshnjë? Dhe pse u përgjigjemi kafshëve në të njëjtën mënyrë?
Si i përgjigjet truri “të lezetshmes”?
Nëse vështroni fytyrën e një fëmije, truri në të vërtetë do ta përpunojë shumë më ndryshe se fytyrën e një të rrituri. Studimet thonë se nëse shihni një person të rritur, aktiviteti i parë në retinën e syve transferohet menjëherë në rajonet e trurit në pjesën e prapme. Në këtë zonë, truri i jep kuptim se çfarë po shihni dhe ku. Ekziston një pjesë e veçantë e trurit, zona e fytyrës fusiforme që përgjigjet i fytyrave.
Sidoqoftë, kur shihni një foshnje, aktiviteti ndodh në korteksin orbitofrontal (një zonë e përfshirë fort në emocione dhe kënaqësi, e vendosur pikërisht mbi bebëzat e syve) në të njëjtën kohë me aktivitetin në zonën e fytyrës fusiforme.
Në këtë mënyrë, bebet e lezetshme në thelb kanë një mënyrë shumë të shpejtë dhe të privilegjuar për të hyrë në vetëdijen tonë. Ata ju tërheqin vëmendjen aq shpejt sa nuk jeni ende të vetëdijshëm për këtë. Përveç kësaj, tingujt që lëshojnë bebet ndikojnë gjithashtu.
Pse thuhet se, shkencërisht, qenushët dhe kotelet janë më të lezetshëm se foshnjat?
Studimet e skanimeve të trurit tregojnë se shkalla e “të lezetshmes” mund të jetë më e lartë për këlyshët dhe kotelet në krahasim me foshnjat. Një arsye mund të jetë fakti se njerëzit kanë pasur kontroll të jashtëzakonshëm mbi evolucionin e maceve dhe qenve të zbutur, duke ndryshuar pamjen e tyre ndër breza përmes mbarështimit selektiv. Kafshët si qentë dhe macet janë trajtuar në thelb për t'u dukur si foshnje. Kur i shihni, truri mendon "ky qenush mund të jetë një bebe".
Por është e rëndësishme të mbani mend se njerëzit nuk e bëjnë këtë gjë në mënyrë të vetëdijshme ose dashakeqe.
Ka prova që personazhet imagjinarë janë ndryshuar në të njëjtën mënyrë. Mickey Mouse dhe madje edhe arushat prej pellushi kanë treguar që u përshtaten më shumë tipareve të fytyrave të foshnjave.
A ka vërtet njerëz që mendojnë se qenushët dhe kotelet janë më të lezetshëm se foshnjat? Kjo vështirë të thuhet me siguri, por ju mund të votoni (pa siklet, sepse nuk jua zbulon njeri emrin).
Burimi: Scientific American