Margo, administratorja e faqes së Anabel në Instagram, pyeti ndjekësit se kur e kuptuan që ai/ajo ishte personi i duhur. Disa rrëfyen shkurt përmes opsionit "ask me a question", kështu:
#1
Më tha "nuk dua të të shoh kurrë të mërzitur dhe do bëj gjithçka që kjo të mos ndodhë". Vazhdon ta bëjë.
#2
Kur shkuam për scuba diving dhe ajo mbante hundën mbyllur jo me një, por me të dyja duart.
#3
E kuptoj që është i duhuri sa herë ndjej që më përqafon dhe puth në gjumë.
#4
Kur pashë veten në pasqyrë pas takimit me të. Për herë të parë, pashë si dukej dashuria.
#5
Kur ai ishte vetëm 18 vjeç dhe i thashë babit: "Mos e harro këtë fytyrë se do e shohësh prapë".
#6
Kur nipi im, që është përsoni më antisocial, krijoi direkt një miqësit të afërt me të dashurin tim.
#7
Fillova ta shoh shpesh në ëndrra.
#8
Kur më tha "Jam i lumtur pranë teje dhe dua të kem fëmijë me ty".
#9
Më ndihmon pa kushte dhe më motivon për të realizuar ëndrrat e mia.
#10
Kur më pa duke thyer çdo gjë nga nervat dhe më përqafoi dhe më tha se më donte.
#11
Kur më tregonte gjëra që askush s'i dinte për të.
#12
S'më ka pyetur asnjëherë për eksperiencat e mia të mëparshme.
#13
Kur kontrollova çfarë aplikacionesh kishte të shkarkuara në telefon.
#14
I tregova për humbjen e mamit. Më kapi dorën dhe ma shtrëngoi me sytë e përlotur. Të tjerët s'dinin si të reagonin. Tani do të bëhemi prindër.
#15
Që kur i tregova që jam me epilepsi dhe tani i mban mend datat e mia të vizitave më mirë se unë.
#16
Kuptova që më bën njeri më të mirë në të gjitha kuptimet.
#17
Qan bashkë me mua, kur qaj unë.
#18
Kemi 8 muaj bashkë dhe mbrëmë më tha: "Ti je pjesë e familjes sime".
#19
Shkova të rrija dy netë tek ai. Kishte gatuar ushqime tradicionale shqiptare. Është franko-italian.
#20
U bë ndihma më e madhe për familjen në periudhën kur im atë u arrestua padrejtësisht.
#21
U kthye me fytyrë nga unë dhe ndjeva diçka në zemër. S'e harroj kurrë.
#22
Kur kuptova që ishte i dhënë pas Netflix, majonezës dhe birrës, po aq sa unë.
#23
Kur preu biletën dhe erdhi për mua në Shqipëri pa djalin e tij. Është prind i vetëm, ndihesha në faj.
#24
Kur më shikonte në sy nuk mbushesha dot me frymë. Të njëjtat ndjesi edhe pas 5 vitesh.
#25
Mund të isha 100% vetja para tij dhe ai më donte po njësoj.
#26
Kur më bëri të harroj të kaluarën time dhe më dha forcë për të ardhmen.
#27
Kur më sillte lëng frutash në shkollë. Në një dorë mbante lëngun, në një dorë biçikletën.
#28
Ka ecur 2 orë në këmbë për të më takuar gjatë pandemisë.
#29
Kur rezervoi një fluturim nga Florida në Tiranë, për të takuar vajzën që njohu online. Tani jemi të martuar.
#30
Kur më ndihmoi të lyeja flokët në shtëpi, kur u mbyllën parukeritë.
#31
Isha gati të hiqja dorë dhe më tha "Jeto për mua".
#32
Herën e parë që vallëzuam bashkë. M'u duk sikur bota ndaloi.
#33
Kur çdo njeri që takoja më thoshte se sa njeri i mirë është ai.
#34
Pas 2 javësh që flisnim bashkë, u nis nga Shtetet e Bashkuara në Turqi. Jetoja në Turqi në atë kohë. Bëjmë 1 vit bashkë tani.
#35
Kur zbulova që ishte infertile, më tha që do bëhej ai bebi im.
#36
Kur nuk më lë asnjëherë të flemë të mërzitur apo të zënë.
#37
I dëgjova zërin.
#38
Më bëri të dashuroja veten, nga mënyra si më përshkruante.
#39
Kurrë s'kam dashur të jem një njëri më i mirë, derisa takova atë.
#40
Thjesht e ndjeu zemra, si askënd tjetër.
#41
Nuk më frikësonte e ardhmja me të.
#42
Më inkurajoi të përqendrohesha tek synimet e mia, sepse ai do të ishte aty pavarësisht gjithçkaje.
Disa të tjerë vendosën të shkruajnë më gjatë. Merrni facoletat pranë dhe lexim të mbarë!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.