Flokët

Kur është koha ideale për të bërë botoks? Çfarë të presësh në të 20-at, 30-at, 40-at e më tej!

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2021

Kur është koha ideale për të bërë botoks?

Dermatologët thonë se shpesh se botoksi është art, po aq sa edhe shkencë dhe nuk ka një moshë “të duhur” për të filluar me injeksione. Sidoqoftë, në varësi të moshës kur vendosni të merrni trajtimin tuaj të parë, përvoja mund të jetë e ndryshme. 

“Botoksi parandalon rrudhat dinamike duke dobësuar përkohësisht muskulin “themelor” poshtë tyre, thotë Dendy Engelman, dermatologe në New York për Well&Good.

“Rrudhat dinamike shkaktohen nga lëvizja e këtij muskuli, gjatë shprehive të fytyrës. Me kalimin e kohës, ato gdhenden në lëkurën tuaj dhe shndërrohen në vija statike të dukshme, edhe kur fytyra është pushim. Me trajtimin botoks, tkurrja e muskujve dobësohet dhe rrudhat dinamike zvogëlohen.

Pyetja është: Cila është mosha e duhur për të filluar?

Mjekët thonë se përgjigja për pyetjen “kur”, varet nga faza e rrudhave dhe se sa thellë ato janë “gdhendur” në fytyrë.

“Është fiks momenti kur ti dallon se rrudhat dinamike po bëjnë progres dhe po kthehen në vija/rrudha statike.”

Çfarë të prisni nga botoksi, sipas grupmoshave përkatëse

- Në të 20-at

Në të 20-at, botoksi përdoret kryesisht për qëllime parandaluese. Në këtë pikë, rrudhat konsiderohen "faza e parë", që do të thotë se ato shfaqen kur ju bëni një fytyrë të zemëruar ose ngrini vetullat shumë lart.

"Ekziston një keqkuptim i vogël për atë që është “botoks parandalues”, shprehet Sarmela Sunder, kirurge plastike. "Shumë njerëz mendojnë se ata do të vendosin botoks në ballë dhe atje s’do të shfaqen më kurrë linja, por nuk është kështu. Nëse linjat nuk janë aty, ju nuk keni nevojë për botoks, por nëse linjat shfaqen kur bëni një shprehi fytyre dhe qëndrojnë aty për disa sekonda ose minuta më pas, aty do të filloni të krijoni rrudha të përjetshme në arkitekturën e lëkurës. Kështu që, në atë pikë, ju bëni botoks pikërisht për të parandaluar shfaqjen e atyre linjave.”

Zakonisht, këto rrudha dinamike së pari shfaqen në ballë, midis vetullave dhe rreth syve. Botoksi parandalues nuk lejon që ato linja të gdhenden në lëkurë dhe zbut çdo rrudhë që ekziston. Njerëzit që i fillojnë herët dhe bëjnë pak, nuk do të kenë nevojë për shumë më vonë, por nga ana tjetër ky proces mund të shtyhet sa më gjatë përmes trajtimeve të tjera, sidomos nëse rrudhat s’janë të dukshme. Të mos harrojmë se fytyra e një 20-vjeçareje mbetet e freskët dhe e bukur dhe qëllimi i botoksit, nuk është kurrsesi ta ndryshojë këtë.

- Në të 30-at

Sipas dr. Sunder, shumica e pacientëve vijnë rreth kohës kur janë në fund të 20-ave dhe në fillim të 30-ave. Kjo është koha kur prodhimi natyral i kolagjenit fillon të ngadalësohet, dhe rrudhat e tyre dinamike fillojnë të përparojnë drejt linjave statike ose "fazës së dytë". Ndërsa rrudhat dinamike të fazës së parë shfaqen vetëm kur fytyra juaj po lëviz, rrudhat statike janë gjithmonë aty, edhe kur fytyra është  “pushim”.

Duhet theksuar se sasia e botoksit që merrni ka tendencë të korrespondojë me moshën tuaj. Zakonisht, dikush që është nga mosha 20-30 vjeç, merr sasinë që njihet si “baby botox”.

Sasia e botoksit që merrni varet gjithashtu nga forca e muskujve në një zonë të caktuar. Në përgjithësi, numri i sasisë ndihmon për të diktuar se sa do të zgjasë efekti i injeksionit.

“Sa më i madh të jetë numri i njësive, aq më shumë do të zgjasë produkti.”

- Në të 40-at

Nëse një rrudhë është futur fort në lëkurën tuaj, deri në pikën kur duket sikur edhe makeup-i po kapet pas saj, atëherë kemi të bëjmë me “fazën e tretë”. Në këtë pikë, botoksi përdoret më shumë si trajtim sesa si parandalim dhe mund të ndihmojë në zbutjen e vijave që janë në lëkurë, por nuk mund t’i zhdukë ato plotësisht.

- Në të 50-at dhe më tej

Kur rrudhat tuaja përparojnë në "fazën e katërt", e cila karakterizohet nga linja të gdhendura thellë, “botoksi s’mund të bëjë dhe aq shumë”, thotë dr. Sunder.

Mund të zbusë lëvizjen e muskujve, që linjat të mos thellohen edhe më shumë, por nuk do ndryshojë linjat që janë formuar tashmë në masë të konsiderueshme. Për t’i “zhdukur” rudhat në këtë moshë, do të duhen edhe trajtime dytësore si lazer, microneedling etj.

Kini parasysh!

Një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se të fillosh herët me botoksin mund të jetë një thikë me dy presa. Nga njëra anë, mund të parandalojë që rrudhat të formohen në fytyrën tuaj, por nga ana tjetër: Nëse bëni shumë botoks, trupi juaj mund të mësohet, duke kërkuar gjithnjë e më shumë.

Kur është koha ideale për të bërë botoks?

Burimi: Well & Good

MOS I HUMBISNI