Kylie flet për herë të parë pas akuzave që mori, pas një prej postimeve të saj të fundit.
Nëse e keni humbur, 23-vjeçarja u kërkoi ndjekësve të dhuronin para në GoFundMe për artistin e makeup, Samuel Rauda, duke mbledhur kështu fonde për operacionin e tij të trurit, pas një aksidenti me makinë, që rezultoi në gjakderdhje të brendshme.
Njerëzit thanë se "si ka mundësi që prej grave më të pasura, u kërkon njerëzve të dhurojnë për mikun e saj". Nga ana tjetër, u tha se vetë Kylie ka dhuruar $5000.
Sidoqoftë, ajo ka vendosur të flasë për anën e saj të historisë:
"Sam nuk është artisti im i grimit dhe fatkeqësisht nuk kemi një marrëdhënie personale por unë kam punuar me të disa vjet më parë dhe mendoj se ai është shumë njeri i mirë. Pashë që grimieri im aktual dhe miku im Ariel kishte postuar në lidhje me aksidentin e Sam-it dhe familjen e tij dhe e telefonova menjëherë për të parë se çfarë kishte ndodhur", shpjegoi Kylie.
“Pasi mësova më hollësisht për aksidentin, ai më tha për GoFundMe-n e tij që ishte caktuar në 10.000. Ata tashmë kishin mbledhur 6000, kështu që unë dhurova 5000 për të arritur qëllimin e tyre origjinal dhe mendova ta shpërndaja në story, që nëse dikush dëshiron, të dhurojë gjithashtu", vazhdoi ajo.
"Nuk e di se si u shtrembërua e gjithë kjo, por familja e tij ka arritur t'ia dalë përmes Ariel dhe janë shumë mirënjohëse për të gjitha dhurimet, lutjet dhe dashurinë ndaj Sam", përfundoi Kylie.