Fashion & Beauty

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe qerpikët?

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe

Vaji i kastorit gjendet në shumë artikuj dhe video dhe promovohet si tepër efektiv për të rritur flokët, vetullat e qerpikët. A është e vërtetë? Përpara se të përgjigjem, le të përshkruajmë shkurtimisht karakteristikat e tij.

Vaji i ricinit është vaj bimor jo-aromatik i përdorur gjerësisht në kozmetikë. Ai merret nga farat e bimës ricinus communis dhe gjerësisht e gjejmë me emrin vaj kastori. Në gjendje të pastër, vaji i kastorit është një emolient që ka veti zbutësi, anti-mikrobiale dhe anti-inflamatore.

Duke qenë një burim i acidit ricinoleik, për vajin e kastorit të aplikuar në mënyrë topikale në lëkurë ka studime që mbështesin vetitë e tij anti-mikrobiale në lëkurat akneike. Gjithashtu është një burim i acideve yndyrore duke e bërë një hap zbutës (të fundit në rutinë) për të gjithë ata që preferojnë vajrat në rutinën e lëkurës. Gjithashtu klasifikohet te vajrat jo-komedogjenikë që nuk bllokon poret e lëkurës. Ai është një opsion shumë i mirë për t’u përdorur edhe në lëkurën e trupit, sidomos në zona të ashpra të lëkurës.

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe

Pavarësisht këtyre, studimet në përdorimin topikal të vajit të kastorit si përbërës aktiv në lëkurë kanë qenë të pakta. Thënë kjo, është totalisht okej ta përdorësh si hap të fundit të rutinës së lëkurës, nëse ju pëlqejnë vajrat e lëkurës, por nuk duhet të keni vajin e kastorit fokusin e trajtimit të akneve apo të hidratimit të lëkurës.

Përsa i përket pyetjes kryesore: A t’i rrit vërtet vaji i kastorit vetullat, flokët dhe qerpikët? Jo, nuk t’i rrit. Ka zero studime që provojnë këtë lloj stimulimi.

Dua të përmend se qarkullojnë shumë artikuj, jo të vërtetë, se si vaji i kastorit stimulon rritjen e flokëve, qerpikëve dhe vetullave. Por, ndërkohë që vaji i kastorit nuk do të na rrisë vetullat, flokët dhe qerpikët – është totalisht okej ta përdorësh atë për të zbutur dhe për të rritur fleksibilitetin e fibrës së flokëve. Gjithashtu, falë vetive anti-mikrobiale, ndihmon në shëndetin e skalpit.

- Shkruar për Anabel nga Sara Gjylbegu, e apasionuar pas kujdesit të lëkurës dhe kuratore e beauty blogger @20ecavjec.

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Does castor oil really enhance hair, eyebrows and eyelashes?

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe

Beaver oil is found in many articles and videos and is promoted as highly effective for growing hair and eyelashes. Is it true? Before answering, let us briefly describe its characteristics.

Castor oil is a non-aromatic vegetable oil widely used in cosmetics. It is obtained from the seeds of the plant ricinus communis and is widely known as castor oil. In its pure state, castor oil is an emollient that has emollient, anti-microbial and anti-inflammatory properties.

Being a source of ricinoleic acid, for castor oil applied topically to the skin there are studies that support its anti-microbial properties in acne prone skin. It is also a source of fatty acids making it a relaxing (last in routine) step for anyone who prefers oils in the skin routine. It is also classified as a non-comedogenic oil that does not clog skin pores. It is a very good option to use even on the skin of the body, especially in rough skin areas.

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe

Despite these, studies on the topical use of castor oil as an active ingredient in the skin have been few. That said, it is totally okay to use it as the last step of your skin routine if you like skin oils but should not have castor oil focus on treating acne or hydrating the skin.

Përsa i përket pyetjes kryesore. A t’i rrit vërtet vaji i kastorit vetullat, flokët dhe qerpikët? Jo, nuk t’i rrit. Ka zero studime që provojnë këtë lloj stimulimi. Dua të përmend se qarkullojnë shumë artikuj, jo të vërtetë, se si vaji i kastorit stimulon rritjen e flokëve, qerpikëve dhe vetullave. Por, ndërkohë që vaji i kastorit nuk do të na rrisë vetullat, flokët dhe qerpikët – është totalisht okej ta përdorësh atë për të zbutur aoket dhe për të rritur fleksibilitetin e fibrës së flokëve. Gjithashtu, falë vetive anti-mikrobiale, ndihmon në shëndetin e skalpit.

- Shkruar për Anabel nga Sara Gjylbegu, e apasionuar pas kujdesit të lëkurës dhe kuratore e beauty blogger @20ecavjec.

A t’i rrit vërtet vaji i kastorit flokët, vetullat dhe