
Në një intervistë me Jimmy Kimmel, Michelle Obama u pyet për jetën e saj seksuale me Barack Obama-n.
Duke iu referuar një bisede që ata kishin bërë në një event disa vite më parë, Kimmel tha:
"Unë ju bëra një pyetje atë natë dhe në fakt, ia bëra bashkëshortit tuaj fillimisht, por ai e ktheu tek ju. Ju pyeta, natën që SEAL Team Six bastisi Osama Bin Laden me urdhër të bashkëshortit tuaj, a bëtë ju dhe burri juaj dashuri atë natë për të festuar?"
Për shkak të të qeshurave të audiencës, Michelle Obama u përgjigj:
"Duhet t'i them audiencës suaj që, për ndonjë arsye shumë të sëmurë, jeni shumë të fiksuar me këtë pjesë të asaj ngjarjeje madhore historike, në një mënyrë që askush tjetër - askush në historinë e të gjitha bisedave që kam pasur, s'ka qenë i fokusuar kaq shumë në këtë pikë të veçantë.
Ndërsa Kimmel pohoi me kokë në shenjë dakordësie, ajo qeshi dhe vazhdoi:
"Kështu që unë pyetjen po e kthej përsëri tek ti."
Në mënyrë miqësore dhe thënë me shaka, Michelle Obama e cilësoi Kimmel, si "ai djali i vogël në dhomën e gjumit, nën jorganë me elektrik dore, që thotë: Shpresoj të mos më shohë askush".

- Michelle Obama tregon pse i trajton ndryshe të bijat që pas kthimit në shtëpi prej pandemisë
- Ç'kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary Clinton dhe Kamala Harris
- Barack Obama tregon si e shpëtoi martesën: 'Michelle ishte e trishtuar'
- Michelle Obama thotë se vuan nga ‘depresioni i shkallës së ulët’
- Michelle Obama zbulon çfarë e bëri të dashurohej pas Barack Obama-s
Burimi: Glamour