Pas gjithë çfarë u tha, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, të cilët janë ende të fejuar, u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit në Republikën Domenikane, ku J.Lo po xhiron një film.
Siç shihet në fotot e paparacëve (via Page Six), ata duken të lumtur teksa shijojnë mëngjesin.
Nuk dihet se çfarë po shohin, por duken të shokuar.
"Ndonëse Jennifer ka qenë e zënë me xhirime, ka gjetur kohë për të kaluar me Alex-in. Duken shumë të lumtur bashkë dhe po i marrin gjëra ngadalë. Kanë ende për të zbuluar para se marrëdhënia e tyre të bëhet perfekte sërish." – tha një burim për People.
"Edhe pse ishte gati t'i jepte fund pasi po përballet me probleme besimi, është e lumtur që janë bashkë. Gjithsesi nuk kanë asnjë plan të bëjnë dasmë për momentin,” tha i njëjti burim.