Lifestyle

Nga 'queer' te 'interseksual': Një fjalor me terma rreth orientimit seksual dhe identitetit gjinor!

Nga 'queer' te 'interseksual': Një fjalor me terma

Shumë njerëz përpiqen të tregohen të kujdesshëm kur flasin për orientimin seksual dhe identitetin gjinor sepse ndihet si tabu, ose sepse kanë frikë të thonë gjënë e gabuar. Ky fjalor ka si qëllim t'i njohë njerëzit me kuptimin e vërtetë të termave që shpesh ngatërrohen ose nuk njihen. Personat LGBTQ përdorin një larmi termash për të identifikuar veten dhe jo të gjitha janë përfshirë këtu. Megjithatë, më poshtë gjeni disa prej më të përdorurave apo ato që ndoshta do të hasni më shpesh.

Aleat - Një term i përdorur për të përshkruar dikë që mbështet aktivisht personat LGBTQ. Ky person mund të jetë ose jo, pjesë e këtij komuniteti.

Aseksual - Mungesa e një tërheqjeje seksuale ose dëshire për njerëzit e tjerë.

Bifobia - Frika dhe urrejtja, ose shqetësimi me njerëzit, të cilët duan dhe tërhiqen seksualisht nga më shumë se një gjini.

Biseksual - Një person emocionalisht dhe/ose seksualisht i tërhequr nga më shumë se një seks, gjini ose identitet gjinor, megjithëse jo domosdoshmërisht njëkohësisht, në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën shkallë. Ndonjëherë përdoret në shkëmbim me termin "panseksual".

Panseksual - Përshkruan dikë që ka potencialin e tërheqjes emocionale, romantike ose seksuale ndaj njerëzve të çdo gjinie, megjithëse jo domosdoshmërisht njëkohësisht, në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën shkallë. Ndonjëherë përdoret në shkëmbim me termin "biseksual".

Cisgjinor (Cisgender) - Një term i përdorur për të përshkruar një person, identiteti gjinor i të cilit përputhet seksin e caktuar të tij që në lindje.

Dalja haptazi (anglisht: Coming out) - Procesi në të cilin një person fillimisht njeh, pranon dhe vlerëson orientimin e tij seksual ose identitetin gjinor dhe fillon ta ndajë atë me të tjerët.

Homoseksual - Një person i cili tërhiqet emocionalisht dhe/ose seksualisht nga njerëzit e së njëjtës gjini. Burrat, gratë dhe njerëzit non-binary mund ta përdorin këtë term për të përshkruar veten e tyre.

Non-binary - Një mbiemër që përshkruan një person që nuk identifikohet ekskluzivisht si burrë apo grua. Ata mund të identifikohen si burrë dhe grua, diku në mes, ose si plotësisht jashtë këtyre kategorive. Ndërsa shumë identifikohen gjithashtu si transgjinorë, jo të gjithë njerëzit non-binary janë të tillë.

Disforia gjinore - Ankthi dhe stresi klinik i shkaktuar kur gjinia në lindje e një personi, pra seksi, nuk është i njëjtë me atë me të cilën ai identifikohet.

Shtrirja-gjinore - Një person me një gamë më të gjerë, më fleksibël të identitetit dhe/ose shprehjes gjinore. Shpesh përdoret si term kur u referohemi të rinjve që janë duke eksploruar mundësitë e shprehjes së tyre gjinore dhe/ose identitetit gjinor.

Shprehja-gjinore (anglisht: Gender expression) - Pamja e jashtme e identitetit gjinor të dikujt, e shprehur zakonisht përmes sjelljes, veshjes, karakteristikave të trupit ose zërit, dhe që mund të jetë ose jo në përputhje me sjelljet dhe karakteristikat e përcaktuara gjerësisht nga shoqëria, të lidhura zakonisht me të qenit "mashkullor" ose "femëror".

Gender-fluid - Një person i cili nuk identifikohet me një gjini të vetme fikse ose ka një identitet të paqartë.

Identiteti gjinor - Si individët e perceptojnë ose e quajnë veten. Identiteti gjinor i dikujt mund të jetë i njëjtë ose i ndryshëm nga seksi i caktuar në lindje.

Gjinia jo-konform - Ky term i gjerë i referohet njerëzve që nuk sillen në një mënyrë që përputhet me pritjet tradicionale të gjinisë së tyre, ose shprehja gjinore e të cilëve nuk përshtatet mirë në një kategori. Shumë prej tyre identifikohen gjithashtu si transgjinorë, por jo të gjithë.

Queer - Një term që njerëzit shpesh e përdorin për të shprehur një spektër identitetesh dhe orientimesh që janë në kundërshtim me rrjedhën e zakonshme. Queer shpesh përdoret si term për të përfshirë shumë njerëz, bashkë me ata që nuk identifikohen si "eksluzivisht heteroseksual". Termi më parë përdorej si ofendim, por kjo është rikuperuar nga aktivistë të LGBTQ.

Genderqueer - Njerëzit "genderqueer" hedhin poshtë nocionet e kategorive statike të gjinisë dhe përqafojnë një rrjedhshmëri të identitetit gjinor dhe shpesh, megjithëse jo gjithmonë, të orientimit seksual. Njerëzit që identifikohen kështu, mund ta shohin veten e tyre edhe si mashkull, edhe si femër, edhe si asnjëra.

Tranzicioni gjinor - Një procesi që i nënshtrohen transgjinorët për të përputhur më shumë identitetin e tyre gjinor me pamjen e tyre të jashtme. Kjo mund të përfshijë ndryshimin e rrobave, emrave ose përemrave për t'iu përshtatur identitetit të tyre gjinor. Mund të përfshijë gjithashtu nevoja të kujdesit shëndetësor siç janë hormonet ose operacionet.

Homofobia - Frika dhe urrejtja, ose shqetësimi me njerëzit që tërhiqen nga njerëzit e të njëjtit seks.

Interseks - Njerëzit intereksualë lindin me një larmi ndryshimesh në tiparet e tyre seksuale dhe anatominë riprodhuese. Ekziston një larmi e madhe e ndryshimit midis variacioneve interseksuale, duke përfshirë ndryshimet në organet gjenitale, kromozomet, gonadet, organet e brendshme të seksit, prodhimin e hormoneve, reagimin e hormoneve dhe/ose tiparet sekondare të seksit.

Lesbike - Një grua që tërhiqet emocionalisht dhe/ose seksualisht nga gratë e tjera. Gratë dhe njerëzit non-binary mund ta përdorin këtë term për të përshkruar veten e tyre.

LGBTQ - Një akronim për "lezbike, homoseksuale (gay), biseksuale, transgjinore dhe queer".

Ekspozimi (anglisht: Outing) - Ekspozimi i identitetit lesbike, homoseksual, transeksual, biseksual etj të dikujt përpara të tjerëve, pa lejen e tyre. Kjo mund të ketë pasoja serioze mbi punësimin, stabilitetin ekonomik, sigurinë personale ose situatat fetare ose familjare.

'Ende pikëpyetje' (anglisht: Questioning) - Një term i përdorur për të përshkruar njerëzit që janë në proces të eksplorimit të orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor.

Dashuri mes të njëjtës gjini - Një term që disa preferojnë ta përdorin në vend të fjalëve: lesbike, homoseksual, biseksual, për të shprehur tërheqjen dhe dashurinë ndaj njerëzve të së njëjtës gjini.

Seksi i caktuar në lindje - Seksi (mashkull apo femër) që i jepet një fëmije gjatë lindjes, bazuar në anatominë e jashtme të fëmijës.

Orientimi seksual - Një tërheqje e qenësishme ose e pandryshueshme emocionale, romantike ose seksuale ndaj njerëzve të tjerë. Orientimi seksual i një individi është i pavarur nga identiteti i tij gjinor.

Transgjinor - Një term për njerëzit, identiteti gjinor dhe/ose të shprehurit e të cilëve është e ndryshme nga pritjet kulturore bazuar në seksin që u është caktuar në lindje.

*Disa terma janë lënë në anglisht dhe të tjerave u është vendosur termi në të dyja gjuhët, sepse në disa raste duken të paqartë ose u humbet kuptimi gjatë përkthimit.

Për shpjegime më të gjera të termave të tjerë, lexoni edhe:

Burimi: Human Rights Campaign, Cosmopolitan

REELS

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

From 'queer' to 'intersex': A glossary of terms about sexual orientation and gender identity!

Nga 'queer' te 'interseksual': Një fjalor me terma

Many people try to be careful when talking about sexual orientation and gender identity because it feels like a taboo, or because they are afraid to say the wrong thing. This dictionary aims to acquaint people with the true meaning of terms that are often confused or unfamiliar. LGBTQ people use a variety of terms to identify themselves and not all are included here. However, below find some of the most used or the ones you will probably encounter most often.

Ally - A term used to describe someone who actively supports LGBTQ persons. This person may or may not be part of this community.

Asexual - Lack of a sexual attraction or desire for other people.

Biphobia - Fear and hatred, or concern with people who want and are sexually attracted to more than one gender.

Bisexual - A person who is emotionally and / or sexually attracted to more than one sex, gender, or gender identity, though not necessarily simultaneously, in the same way or to the same degree. Sometimes used in exchange for the term "pansexual".

Cisgender - A term used to describe a person whose gender identity matches his or her particular gender at birth.

Coming out - The process by which a person first recognizes, accepts and values ​​his or her sexual orientation or gender identity and begins to share it with others.

Homosexual - A person who is emotionally and / or sexually attracted to people of the same sex. Men, women and non-binary people can use this term to describe themselves.

Non-binary - Një mbiemër që përshkruan një person që nuk identifikohet ekskluzivisht si burrë apo grua. Ata mund të identifikohen si burrë dhe grua, diku në mes, ose si plotësisht jashtë këtyre kategorive. Ndërsa shumë identifikohen gjithashtu si transgjinorë, jo të gjithë njerëzit non-binary janë të tillë.

Disforia gjinore - Ankthi dhe stres klinik i shkaktuar kur gjinia në lindje e një personi (seksi) nuk është e njëjtë me atë me të cilën ai identifikohet.

Shtrirja-gjinore - Një person me një gamë më të gjerë, më fleksibël të identitetit dhe/ose shprehjes gjinore. Shpesh përdoret si term kur u referohemi të rinjve që janë duke eksploruar mundësitë e shprehjes së tyre gjinore dhe/ose identitetit gjinor.

Shprehja-gjinore (anglisht: Gender expression) - Pamja e jashtme e identitetit gjinor të dikujt, e shprehur zakonisht përmes sjelljes, veshjes, karakteristikave të trupit ose zërit, dhe që mund të jetë ose jo në përputhje me sjelljet dhe karakteristikat e përcaktuara gjerësisht nga shoqëria, të lidhura zakonisht me të qenit "mashkullor" ose "femëror".

Gender-fluid - Një person i cili nuk identifikohet me një gjini të vetme fikse ose ka një identitet të paqartë.

Identiteti gjinor - Si individët e perceptojnë ose e quajnë veten. dentiteti gjinor i dikujt mund të jetë i njëjtë ose i ndryshëm nga seksi i caktuar në lindje.

Gjinia jo-konform - Ky term i gjerë i referohet njerëzve që nuk sillen në një mënyrë që përputhet me pritjet tradicionale të gjinisë së tyre, ose shprehja gjinore e të cilëve nuk përshtatet mirë në një kategori. Shumë prej tyre identifikohen gjithashtu si transgjinorë, por jo të gjithë.

Queer - Një term që njerëzit shpesh e përdorin për të shprehur një spektër identitetesh dhe orientimesh që janë në kundërshtim me rrjedhën e zakonshme. Queer shpesh përdoret si një kapje e të gjithëve për të përfshirë shumë njerëz, përfshirë ata që nuk identifikohen si "eksluzivisht heteroseksual". Termi më parë përdorej si ofendim, por kjo është rikuperuar nga aktivistë të LGBTQ.

Genderqueer - Njerëzit "genderqueer" hedhin poshtë nocionet e kategorive statike të gjinisë dhe përqafojnë një rrjedhshmëri të identitetit gjinor dhe shpesh, megjithëse jo gjithmonë, të orientimit seksual. Njerëzit që identifikohen kështu, mund ta shohin veten e tyre edhe si mashkull, edhe si femër, edhe si asnjëra.

Tranzicioni gjinor - Një procesi që i nënshtrohen transgjinorët për të përputhur më shumë identitetin e tyre gjinor me pamjen e tyre të jashtme. Kjo mund të përfshijë ndryshimin e rrobave, emrave ose përemrave për t'iu përshtatur identitetit të tyre gjinor. Mund të përfshijë gjithashtu nevoja të kujdesit shëndetësor siç janë hormonet ose operacionet.

Homofobia - Frika dhe urrejtja, ose shqetësimi me njerëzit që tërhiqen nga njerëzit e të njëjtit seks.

Interseks - Njerëzit intereksualë lindin me një larmi ndryshimesh në tiparet e tyre seksuale dhe anatominë riprodhuese. Ekziston një larmi e madhe e ndryshimit midis variacioneve interseksuale, duke përfshirë ndryshimet në organet gjenitale, kromozomet, gonadet, organet e brendshme të seksit, prodhimin e hormoneve, reagimin e hormoneve dhe/ose tiparet sekondare të seksit.

Lesbike - Një grua që tërhiqet emocionalisht dhe/ose seksualisht nga gratë e tjera. Gratë dhe njerëzit non-binary mund ta përdorin këtë term për të përshkruar veten e tyre.

LGBTQ - Një akronim për "lezbike, homoseksuale (gay), biseksuale, transgjinore dhe queer".

Ekspozimi (anglisht: Outing) - Ekspozimi i identitetit lesbike, homoseksual, transeksual biseksual etj të dikujt përpara të tjerëve, pa lejen e tyre. Kjo mund të ketë pasoja serioze mbi punësimin, stabilitetin ekonomik, sigurinë personale ose situatat fetare ose familjare.

Panseksual - Përshkruan dikë që ka potencialin e tërheqjes emocionale, romantike ose seksuale ndaj njerëzve të çdo gjinie, megjithëse jo domosdoshmërisht njëkohësisht, në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën shkallë. Ndonjëherë përdoret në shkëmbim me termin "biseksual".

'Ende pikëpyetje' (anglisht: Questioning) - Një term i përdorur për të përshkruar njerëzit që janë në proces të eksplorimit të orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor.

Dashuri mes të njëjtës gjini - Një term që disa preferojnë ta përdorin në vend të fjalëve: lesbike, homoseksual, biseksual, për të shprehur tërheqjen dhe dashurinë ndaj njerëzve të së njëjtës gjini.

Seksi i caktuar në lindje - Seksi (mashkull apo femër) që i jepet një fëmije gjatë lindjes, bazuar në anatominë e jashtme të fëmijës.

Orientimi seksual - Një tërheqje e qenësishme ose e pandryshueshme emocionale, romantike ose seksuale ndaj njerëzve të tjerë. Orientimi seksual i një individi është i pavarur nga identiteti i tij gjinor.

Transgjinor - Një term për njerëzit, identiteti gjinor dhe/ose të shprehurit e të cilëve është e ndryshme nga pritjet kulturore bazuar në seksin që u është caktuar në lindje.

* Some terms have been left in English and others have been termed in both languages ​​because in some cases they seem unclear or lose their meaning during translation.

For more detailed explanations of other terms, read also:

Source: Human Rights Campaign, Cosmopolitan