Celebrity

Michelle Obama tregon pse i trajton ndryshe të bijat që pas kthimit në shtëpi prej pandemisë

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2021

Michelle Obama tregon pse i trajton ndryshe të bijat që pas kthimit

Që kur bota nisi të përballej me pandeminë vitin e shkuar, jeta e secilit ndryshoi në një mënyrë a një tjetër.

Prindër të dy vajzave tashmë studente, Barack dhe Michelle Obama u përballën me kthimin e tyre në shtëpi, për të ndjekur leksione online, duke qenë se kampusi u mbyll.

Diçka e tillë ndryshoi dinamizmin e familjes pasi krejt papritur, Michelle dhe Barack do të jetonin sërish me vajzat e tyre 22 dhe 19 vjeç.

Michelle Obama tregon pse i trajton ndryshe të bijat që pas kthimit

"Supozohej që vajzat ta kishin "boshatisur" folenë tonë. Isha duke festuar për faktin që ato do të krijonin në pavarësi jetën e tyre dhe do të më krijonin mua hapësirë për ta përjetuar faktin që duhet t'i lija të shkonin."- u shpreh ish-Zonja e Parë.

Pavarësisht se gjërat nuk shkuan sipas parashikimit, eksperienca ishte pozitive, pasi prindërit arritën të rimerrnin gjithë momentet "e vjedhura" nga koha larg tyre.

"Kjo kohë na lejoi të rikuperojmë gjithë momentet që humbëm. Ato çaste janë kaq të rëndësishme për ne dhe them që kjo periudhë e ka bërë lidhjen me fëmijët edhe më të fortë."

Kthimi i tyre në shtëpi ndryshoi dhe mënyrën sesi Michelle sillej me Malia dhe Sasha. Për të, është shumë e rëndësishme t'i trajtojë si të rritura dhe të mos cenojë pavarësinë e tyre.

Michelle Obama tregon pse i trajton ndryshe të bijat që pas kthimit

"Kur fëmija rritet, ty të duhet të zhvillosh një tjetër marrëdhënie me to. Ato nuk u kthyen në shtëpi për të ndjekur të njëjtat rregulla që lanë kur ikën. As unë nuk dua ta bëjnë këtë sepse s'dua t'i cenoj pavarësinë. Erdhën si vajza të rritura dhe bashkëbisedimet tona u ngjajnë më shumë disa bisedave mes bashkëmoshatarëve sesa atyre nënë-bijë.

Përtej të tjerave, pandemia dhe mësimi nga shtëpia ka lejuar prindërit të shohin një anë tjetër të fëmijëve të tyre, mënyrën sesi ndërveprojnë në lidhje me mësimet, komunikimin me profesorët apo studentët e tjerë.

Michelle Obama tregon pse i trajton ndryshe të bijat që pas kthimit

Burimi: BuzzFeed