Health

A vonoi OBSH për ta shpallur Covid-19 si pandemi?

A vonoi OBSH për ta shpallur Covid-19 si pandemi?

Ka pasur kritika ndaj OBSH-së për deklarimin e emergjencës shëndetësore si edhe shpalljen e koronavirusit si pandemi.

OBSH shpalli pandeminë pak më shumë se një muaj pasi e cilësoi Covid-19 një Emergjencë të Shëndetit Publik me Shqetësim Ndërkombëtar (PHEIC*) më 30 janar 2020. Në atë kohë, kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdekje jashtë Kinës, sipas OBSH.

PHEIC - një deklaratë zyrtare nga OBSH për një ngjarje të jashtëzakonshme e cila përcaktohet se mund të përbëjë një rrezik të shëndetit publik për të tjerët.

Vendet e papërgatitura pas deklaratës së OBSH-së për një emergjencë globale shëndetësore

Shumë ekspertë kanë thënë se fatkeqësitë e hershme globale, duke përfshirë mungesën e testeve PCR dhe mungesën e pajisjeve mbrojtëse për mjekët, kontribuan në përhapjen e shpejtë të virusit në disa vende gjatë muajit shkurt.

Covid-19 ishte epidemia e gjashtë që u shpall PHEIC. Sëmundjet e mëparshme përfshinin H1N1, poliomelin e tipit të egër, ebola (në 2014 dhe 2019) dhe virusin Zika.

"Deklarata pandemike nuk është pjesë e sistemit të OBSH - nuk ka një kuptim ligjor siç është PHEIC [urgjencë globale shëndetësore]", tha për Euronews Clare Wenham, asistent-profesoreshë e politikës globale shëndetësore në London School of Economics.”

Pra, deklarata pandemike ka të ngjarë të jetë një "përdorim i gjuhës për të inkurajuar qeveritë të marrin seriozisht kërcënimin kur PHEIC nuk kishte qenë aq efektiv sa shpresohej".

Një PHEIC është niveli më i lartë i alarmit sipas ligjit ndërkombëtar dhe u ra dakord si i tillë nga vendet anëtare që kjo do të shkaktonte veprime kolektive.

Në të vërtetë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në mars teksa shpalli pandeminë që zyrtarët e OBSH ishin të alarmuar nga niveli i "mosveprimit" të qeverive për të ndaluar përhapjen e Covid-19 dhe vazhdoi të theksojë se ishte akoma e mundur të kufizohej përhapja e virusit përmes testimit, gjurmimit dhe izolimit të rasteve.

A erdhi vonë deklarata?

Michael Mina, një asistent profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Harvardit, u shpreh për Euronews se ai ka folur me kompani të mëdha testimi në fillim të vitit 2020 dhe ata i thanë se nuk ishin të sigurt nëse po prodhonin masivisht teste për Covid-19.

"Sikur OBSH ta deklaronte virusin pandemi në janar, do t'u jepte kompanive disa muaj kohë që të ndërtonin infrastrukturën e tyre të testimit,” tha ai.

Një komitet i OBSH-së u mblodh në 22 janar 2020 dhe vendosi të mos deklarojë PHEIC, por e ndryshoi vendimin një javë më vonë kur situata evoloi me shpejtësi.

"PHEIC është krijuar për të qenë një thirrje normative për t'i bërë qeveritë të zgjohen ndaj rrezikut dhe të fillojnë të përgatiten," theksoi Clare Wenham. "Për shumë arsye, kjo nuk ndodhi siç pritej në fillim të vitit 2020", tha ajo, duke përmendur se qeveritë që nuk e morën seriozisht rrezikun.

"Në fillim të janarit, ne e dinim se kjo ishte një pandemi dhe shumë prej nesh po e thonim atë publikisht. Në momentin që pamë që virusi po përhapej në të gjithë Azinë Lindore, Azinë Juglindore dhe në Lindjen e Mesme, brenda disa javëve nga zbulimi i parë, duhet ta kishim deklaruar atë si një virus pandemik. Ne nuk e bëmë; bota nuk e bëri dhe kjo për mua ishte fillimi i mosveprimit si përgjigje,” u shpreh Michael Mina.

Ndër të tjera, ai theksoi:

"Një vit në këtë pandemi, pas gjithë çfarë kemi parë, ne ende diskutojmë nëse njerëzit kanë nevojë për një recetë nga një mjek për të bërë një test Covid ... në këtë pikë është e tmerrshme për mua.”

Mina u shpreh se çfarë ka ndodhur tregon "paaftësinë tonë për t'u përballur me sfidat pasi agjencitë qeverisëse dhe politikëbërësit nuk po e luftojnë këtë virus në mënyrën si duhet”.

A vonoi OBSH për ta shpallur Covid-19 si pandemi?

Burimet: Euronews, Guardian

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Did the WHO delay in declaring Covid-19 a pandemic?

A vonoi OBSH për ta shpallur Covid-19 si pandemi?

There has been criticism of the WHO for declaring a health emergency as well as declaring the coronavirus as a pandemic.

The WHO declared the pandemic just over a month after designating Covid-19 a Public Health Concern with International Concern (PHEIC *) on January 30, 2020. At the time, there were less than 100 cases and no deaths outside China, according to the WHO .

PHEIC - an official statement from the WHO of an extraordinary event which is determined to pose a public health risk to others.

Countries unprepared following WHO statement on global health emergency

Many experts have said that the early global disasters, including the lack of PCR tests and the lack of protective equipment for doctors, contributed to the rapid spread of the virus in several countries during February.

Covid-19 was the sixth epidemic to be declared PHEIC. Previous diseases included H1N1, wild-type polio, Ebola (in 2014 and 2019) and Zika virus.

"The pandemic declaration is not part of the WHO system - it does not have a legal meaning like PHEIC [global health emergency]," Clare Wenham, assistant professor of global health policy at the London School of Economics, told Euronews.

So the pandemic statement is likely to be a "use of language to encourage governments to take the threat seriously when PHEIC had not been as effective as hoped."

A PHEIC is the highest level of alarm under international law and it was agreed as such by member states that this would trigger collective action.

Indeed, the WHO Director-General, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, said in March as he announced the pandemic that WHO officials were alarmed by the level of government "inaction" to stop the spread of Covid-19 and went on to stress that it was still possible to limit the spread of the virus through testing. case tracking and isolation.

Did the statement come late?

Michael Mina, an assistant professor of epidemiology at Harvard University, told Euronews that he had spoken to major testing companies in early 2020 and they told him they were not sure if they were mass-producing tests for Covid-19.

"Sikur OBSH ta deklaronte virusin pandemi në janar, do t'u jepte kompanive disa muaj kohë që të ndërtonin infrastrukturën e tyre të testimit,” tha ai.

Një komitet i OBSH-së u mblodh në 22 janar 2020 dhe vendosi të mos deklarojë PHEIC, por e ndryshoi vendimin një javë më vonë kur situata evoloi me shpejtësi.

"PHEIC është krijuar për të qenë një thirrje normative për t'i bërë qeveritë të zgjohen ndaj rrezikut dhe të fillojnë të përgatiten," theksoi Clare Wenham. "Për shumë arsye, kjo nuk ndodhi siç pritej në fillim të vitit 2020", tha ajo, duke përmendur se qeveritë që nuk e morën seriozisht rrezikun.

"Në fillim të janarit, ne e dinim se kjo ishte një pandemi dhe shumë prej nesh po e thonim atë publikisht. Në momentin që pamë që virusi po përhapej në të gjithë Azinë Lindore, Azinë Juglindore dhe në Lindjen e Mesme, brenda disa javëve nga zbulimi i parë, duhet ta kishim deklaruar atë si një virus pandemik. Ne nuk e bëmë; bota nuk e bëri dhe kjo për mua ishte fillimi i mosveprimit si përgjigje,” u shpreh Michael Mina.

Ndër të tjera, ai theksoi:

"Një vit në këtë pandemi,pas gjithë çfarë kemi parë, ne ende diskutojmë nëse njerëzit kanë nevojë për një recetë nga një mjek për të bërë një test Covid ... në këtë pikë është e tmerrshme për mua.”

Mina u shpreh se çfarë ka ndodhur tregon "paaftësinë tonë për t'u përballur me sfidat pasi agjencitë qeverisëse dhe politikëbërësit nuk po e luftojnë këtë virus në mënyrën si duhet”.

A vonoi OBSH për ta shpallur Covid-19 si pandemi?

Sources: Euronews, Guardian