Kinema & TV

'House of Gucci': Pas fotos virale, të gjithë duan të dinë më shumë për filmin e ri të Lady Gaga-s

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2021

'House of Gucci': Pas fotos virale, të gjithë duan të

Lady Gaga është shumë gjëra: këngëtare, filantrope, performuese e një tjetër niveli dhe së fundmi aktore e talentuar.

Gaga, e cila thotë me shumë krenare se është italiane (origjina e prindërve të saj është nga Italia) është zgjedhur për të luajtur rolin e një tjetër italianeje shumë të famshme, Patrizia Reggiani, në filmin e ri të Ridley Scott, "House of Gucci."

'House of Gucci': Pas fotos virale, të gjithë duan të

Nëse nuk keni dëgjuar ende asgjë për filmin, "House of Gucci" do të rrëfejë historinë e Patrizia-s dhe ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci- nipi i themeluesit të Gucci-it dhe njëkohësisht kreu i shtëpisë së modës së lartë italiane . Në rolin e Maurizio-s do të jetë aktori Adam Driver. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

I gjithë subjekti i filmit bazohet tek vrasja e tij në 1955-ën, vit në të cilin gjithë mediat nisën ta quanin Patrizia-n "Vejusha e Zezë", pasi ajo u dënua me 26 vite burg për përfshirjen e saj në vdekjen e të shoqit. 

Kaq mjafton për të imagjinuar si do ta shihni Gaga-n në filmin më të përfolur të momentit! Ndonëse bota nuk do të mund ta shohë filmin deri para nëntorit, këngëtarja ka postuar që tani nga foto të shkëputur nga xhirimet ku Gaga dhe Driver pozojnë të grimuar dhe veshur si çifti i famshëm.

'House of Gucci': Pas fotos virale, të gjithë duan të

Aktualisht aktorët janë me xhirime në Romë dhe deri tani mësohet se pjesë e kastit do të jenë edhe Jared Leto, Al Pacino dhe Jeremy Irons.

'House of Gucci': Pas fotos virale, të gjithë duan të

Si gjithmonë, Twitter-i nuk humb kohë dhe me shpejtësinë e dritës nisën memet e para menjëherë pas publikimit të fotos.

'House of Gucci': Pas fotos virale, të gjithë duan të

'House of Gucci': Pas fotos virale, të gjithë duan të

Burimi: BuzzFeed

MOS I HUMBISNI