Nëse jeni rritur në një vend perëndimor, ndoshta jeni mësuar të flini të mbështjellë në një shtrat të butë, por kur hyni në një dhomë gjumi japoneze, ka shumë mundësi që të mos gjeni as një shtrat. Ka shumë arsye pse japonezët preferojnë të flenë në dysheme, dhe kjo nuk është vetëm për arsye të hapësirës në apartamente të vogla apo për ruajtjen e traditave. Rezulton se, gjumi në dysheme mund të ketë përfitime mjaft interesante shëndetësore.
1. Mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës
Të flesh në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë është e mirë për shpinën dhe mund të të çlirojë nga dhimbja. Edhe në një shtrat të butë sigurisht që do ndiheni rehat, por dysheku juaj mund të fillojë të ulet me kalimin e kohës, duke bërë që kurrizi të lakohet dhe të çojë në dhimbje shpine.
2. Mund të përmirësojë qëndrimin tuaj
Nëse flini në pozicionin e duhur dhe kurrizi juaj merr mbështetjen që i duhet, do të jetë shumë më e lehtë për ju të mbani shpinën drejt gjatë ditës.
3. Mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut
Kur flini në dysheme, pesha juaj shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe ka më pak presion në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Kjo sjell një qarkullim të mirë të gjakut. Fjetja në një pozicion natyral gjithashtu do të parandalojë mpirjen dhe ndjesitë si shpime gjilpërash të shkaktuara nga qarkullimi i dobët.
4. Mund t'ju ndihmojë të ngriheni në kohë
Nëse e keni të vështirë të lini komoditetin e jastëkëve tuaj dhe të ngriheni nga shtrati në mëngjes, nuk jeni vetëm. Kur flini në dysheme, ju merrni cilësinë e duhur të gjumit, por ndoshta s'do jeni aq rehat sa të doni të shtriheni aty tërë ditën.
Ka një grup njerëzish të cilëve nuk u sugjerohet aspak të flenë në dysheme:
- Alergjikët: Për shkak se dyshemeja mbledh papastërti dhe pluhur, njerëzit që janë të prirur ndaj reaksioneve alergjike do ishte mirë të mos flinin në dysheme.
- Njerëzit me sëmundje të kockave: Nëse tashmë vuani nga një çrregullim serioz i kockave, gjumi në dysheme mund t'ju bëjë më shumë dëm sesa dobi, pasi mund të ushtrojë më shumë presion në nyjet tuaja.
- Të moshuarit
- Njerëzit që kanë shumë ftohë gjatë natës