Udhetim

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo shtet në botë

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2021

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo

Lexie Alford ishte 21 vjeç kur u bë personi më i ri në moshë që udhëton në çdo shtet në botë. Tani, 22 vjeç, ajo përdor platformat dhe personazhin e saj në internet - Lexie Limitless - për të frymëzuar udhëtarët përmes Instagram-it, YouTube-it dhe faqes në internet.

Me origjinë nga Kalifornia, të cilën në një intervistë për Euronews e përshkruan si “vendin më ndryshe në SHBA të cilin nuk e zëvendëson me asnjë” – ajo jeton me kohë të plotë në Los Angeles.

“Ishte më shumë një evolucion natyral. Unë fillova të udhëtoja kur isha vërtet e re sepse mamaja ime ka një agjenci udhëtimesh, një biznes që ajo e filloi kur ishte vetëm 19 vjeç. Teksa rritesha, ajo më merrte me vete kur eksploronte, e cila ishte vërtet një gjë e mrekullueshme.

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo
Lexie në Libi.

Me këtë mënyrë jetese, ishte e kuptueshme që në kohën kur isha 18 vjeç, kisha udhëtuar në rreth 70 vende të botës. Por një nga ëndrrat e mia më të mëdha, që nga mosha 12-vjeçare, ishte që doja të provoja të jetoja për një vit të jetës sime pa shkollë dhe pa punë. Kështu që kurseva, një shumë të majme, në mënyrë që të mund t’i merrja paratë dhe të shëtisja botën.”– tha ajo për Euronews, kur u pyet se si nisi qëllimi për të udhëtuar çdo shtet në botë.

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo
Lexie në Kinë.

Në lidhje me sigurimin e parave, ajo tha:

“Projekti im ishte tërësisht i vetë-financuar. Kam punuar në një moshë vërtet të re, edhe për agjencinë e udhëtimeve të mamasë sime. Isha me të vërtetë me fat sepse jo vetëm që fitoja para, por po mësoja aq shumë për udhëtimet - specifikisht se si mund të udhëtoja me një buxhet më të vogël.”

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo
Postim i vitit 2017, ku tregon listën e vendeve ku ka udhëtuar, përfshirë edhe Shqipërinë.

Për 5 vendet e preferuara u shpreh: “Kam një listë, kam Top5. Por kjo është si të zgjedhësh një fëmijë të preferuar. Vendet janë të preferuarat e mia për arsye të ndryshme.”

Ja cilat janë:

1. Indonezia: “E dua Indonezinë për shkak të zhytjes. Bota nënujore atje është magjepsëse.”

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo

2. Venezuela: “Venezuela, për shkak të bukurisë natyrore dhe mirësisë së njerëzve.”

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo

3. Pakistani: “Pakistani ishte vendi dhe njerëzit më mikpritës që kam vizituar. Ka gjithashtu një peizazh të pabesueshëm malor.”

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo

4. Egjipti: “Egjipti për historinë - ruajtja e saj është e pabesueshme. Ende mund të shihni bojën dhe tymin në muret brenda Piramidave të Mëdha.”

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo

5. Islanda: “Është thjesht një ishull kaq unik, vendi më unik në botë.”

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo

5 vendet e preferuara të 22-vjeçares që ka vizituar çdo