Filantropja MacKenzie Scott, një nga njerëzit më të pasur në botë është rimartuar sërish pas divorcit nga CEO i Amazon, Jeff Bezos.
Kësaj herë, miliarderja ka kurorëzuar dashurinë me një mësues nga Seattle dhe ishte ky i fundit i cili konfirmoi lajmin e martesës këtë fundjavë.
"Jam martuar me një nga njerëzit më bujar dhe të mirë që njoh dhe i jam bashkuar qëllimit të saj për të kaluar një pjesë të madhe të pasurisë në shërbim të të tjerëve."-u shpreh Dan Jewett.
Edhe në biografinë e saj, Amazon shkruan për Scott se "jeton në Seattle me 4 fëmijët dhe bashkëshortin e saj Dan."
Kjo martesë erdhi pas përfundimit të martesës 25-vjeçare të Scott dhe Bezos. Falë divorcit, MacKenzie u rendit mes njerëzve më të pasur në Tokë dhe aktualisht sipas Forbes zotëron një pasuri prej $53 miliardë. Një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave ka shkuar për bamirësi. Vetëm këtë dhjetor, Scott dhuroi $4.2 miliardë në 384 organizata.
Edhë bashkëshorti i ri, me profesion mësues ka në plan të ndjekë hapat e saj.
"Kam qenë mësues pjesën më të madhe të jetës time. Gjithashtu edhe një student mirënjohës për gjithë bujarinë që kam parë përreth meje. Kjo do të thotë se do të ndjekë shembullin e tyre duke iu dhuruar burime të të gjitha llojeve- që nga koha, energjia e deri tek të mirat materiale."- u shpreh ai gjatë një deklarate në faqen online të "The Giving Pledge,” një iniciativë e Warren Buffet dhe Bill Gates, pjesë e së cilës është edhe MacKenzie.
- Zotimi i Scott: Pse gruaja më e pasur në botë ka dhuruar $4.2 miliardë brenda katër muajve
- Si Jeff Bezos fitoi $13 miliardë për 1 ditë
- Ish gruaja e burrit më të pasur në botë zotohet të dhurojë gjysmën e pasurisë që fitoi pas divorcit
- Divorci më i shtrenjtë në histori: Sa përfitoi ish-gruaja e njeriut më të pasur në botë?