Dikur, të gjeje një shtëpi të re dukej si një maratonë: telefonata pafund, shpallje të përsëritura në dhjetë portale të ndryshme, foto të turbullta dhe mungesë transparence. Në fund, përveç kohës së shpenzuar, mbeteshe edhe me pasigurinë nëse kishe bërë zgjedhjen e duhur apo jo. Në vitin 2025, kjo panoramë ka ndryshuar. Përmes lançimit të platformës Kerko360.al, kërkimi për prona nuk është më një punë me kohë të plotë, por një përvojë e shpejtë, e saktë dhe moderne.
Një platformë që kursen kohë
Kërko360 është krijuar për të eliminuar konfuzionin dhe për të sjellë një mënyrë të re kërkimi. Çdo listim është i organizuar me kujdes, i kategorizuar sipas tipit të pronës, zonës dhe çmimit. Filtrat inteligjentë të platformës ndihmojnë të mbërrish tek ajo që po kërkon, pa humbur kohë me informacione të përsëritura.
Harta që tregon gjithçka
Një nga risitë më praktike është harta interaktive, që të lejon të shohësh me një klikim ku ndodhet prona që të intereson. Nga Tirana tek qytetet bregdetare, nga zonat urbane tek komplekset rezidenciale në zhvillim, orientimi bëhet i menjëhershëm. Gjithashtu, përmes përcaktimit të zonës në hartë dhe buxhetit përdoruesi do të shoh menjëherë të gjitha pronat që i përshtaten.
Një aplikacion që e ke gjithmonë me vete
Gjithçka bëhet më e thjeshtë me Kërko360 App. Aplikacioni i ri do të sjellë njoftime në kohë reale për listimet e reja, mundësinë për të ruajtur pronat e preferuara duke e shndërruar telefonin tënd në një guidë personale të tregut imobiliar shqiptar. Tashmë 2500 përdorues e kanë aplikacionin në telefonin e tyre duke e bërë kërkimin apo listimin e pronës edhe më praktik.
Jo vetëm prona, por një ekosistem i plotë
Kërko360 nuk ndalet vetëm tek njoftimet dhe informacionet mbi pronat. Platforma po pasurohet vazhdimisht me informacion mbi shërbimet që i duhen një blerësi të një shtëpie të re: hipotekë, kredi bankare, këshilla ligjore, arkitektë, interior designers dhe profesionistë që ndihmojnë ta kthesh një pronë në “shtëpi”. Me pak fjalë, është një ekosistem i tërë i ndërtuar për ta bërë udhëtimin më të lehtë dhe të sigurt.
Një standard i ri në treg
Kërko360 është duke u konsoliduar si një nga platformat me rritjen më të shpejtë në Shqipëri. Me mbi 30 mijë prona të listuara dhe një rrjet të gjerë bashkëpunimesh me agjenci, agjentë imobiliarë, firma ndërtimi apo banka ajo po vendos një standard të ri transparence, profesionalizmi dhe përvoje përdoruesi.
Kërkimi për shtëpi nuk duhet të jetë punë me kohë të plotë.
Kërko më mirë, Kërko 360!