Rita Ora nuk do ta harrojë kurrë momentin kur u takua me Madonna-n, sepse kush do ta harronte në fund të fundit. Sidoqoftë, këngëtarja përjetoi një moment deri-diku të sikletshëm, por të mrekullueshëm gjithsesi.
Në një intervistë për “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Rita u shpreh se takimi me Madonna-n ishte “pak i çuditshëm”, pasi u pyet nga Fallon për emocionet që kish përjetuar kur kishte takuar idhujt.
“Ngjarja kryesore në jetën time është padyshim Madonna. Ajo është një nga idhujt më të mëdhenj të të gjitha kohërave,” tha Rita. “Kam pasur një moment të mahnitshëm me të, shumë të sikletshëm, por edhe shumë të pabesueshëm.”
Rita shpjegoi se takoi Madonna-n kur po bënte një fushatë të veshjeve të saj.
“Ajo vërtet më bëri të gjej rrugën time dhe duke e bërë këtë, na u desh të uleshim në gjunjë në dysheme. Mendova se ishte si ‘Like a Prayer’ në jetën reale ajo çfarë po më ndodhte”.
Rita i referohet këngës së famshme të Madonna-s, “Like a Prayer”, të cilën këngëtarja e ka përshkruar si një këngë për një vajzë të re të apasionuar dhe të dashuruar me Zotin, sa duket sikur ai është figura mashkullore në jetën e saj.
Në një pjesë të "Like a Prayer" Madonna këndon "I'm down on my knees - "Jam ulur në gjunjë" (tekst i cili është interpretuar edhe për përmbajten seksuale, pasi disa janë të mendimit se Madonna i referohet seksit oral).
Rita tha se kishte aq frikë që do të takonte Madonna-n, sa “iu desh të shkonte në tualet dhe të mbushej me frymë”.
“Thjesht nuk mbushesha dot me frymë dhe ajo më tha, ‘Kjo nuk është jeta ime, le të ulemi poshtë'.
Në vijim u shpreh se Madonna ia bëri me shenjë që të ulej në dysheme. “Mendova, ‘Çfarë? Çfarë po ndodh?" tha ajo.
Megjithatë, pavarësisht hutimit, sigurisht që u ul dhe ndoqi udhëzimet e Madonna-s.
“Dhe kështu bëmë. Thashë me vete se çfarëdo qoftë ajo që thotë, do ta bëjmë”.
Ok, por pse? Rita, na duhen më shumë detaje!