Një kompani amerikane e teknologjisë shpreson të ofrojë një përvojë hapësinore përpara fundit të kësaj dekade.
Stacioni Voyager i Fondacionit Gateway është aktualisht në zhvillim dhe ka për qëllim që të sigurojë dhoma për deri në 400 persona. Korniza rrotulluese rrethore duhet të lejojë që struktura të imitojë një nivel graviteti artificial të ngjashëm me Marsin.
Stacioni Voyager do të ofrojë një shumëllojshmëri mundësish të ngjashme me anijet fluturuese, si mjedise për të ngrënë, pushuar dhe punuar, duke përfshirë spa, kinema dhe bare.
Kjo logjistikë do të bëhet e mundur nga Orbital Assembly, një kompani për krijimin e objekteve hapësinore. Data kur mendohet të nisë projekti është viti 2025 dhe ka gjasa që hoteli të jetë funksional deri në vitin 2027.
Punimet janë modeluar nga idetë e krijuara së pari nga shkencëtari novator i raketave, Wernher von Braun, i cili ishte një figurë kryesore në programin hapësinor të NASA-s, Apollo.
"Ky do të jetë revolucioni tjetër industrial", thotë themeluesi i Fondacionit Gateway, John Blincow.
Projekti nuk është i pari që tenton ta bëjë jetën multi-planetare, ku kujtojmë këtu bashkëpunimin e SpaceX të Elon Musk me NASA-n. SpaceX transporton astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në një marrëveshje me NASA.
Musk ka thënë se ka qëllim ta përdorë gjysmën e pasurisë së tij për të "ndihmuar problemet në Tokë" dhe "gjysmën për të ndihmuar krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës (të të gjitha specieve) në rast se Toka goditet nga një meteor ose Lufta e Tretë Botërore ndodh dhe ne shkatërrojmë veten”.
Megjithatë, vetëm se mundemi, a do të thotë se duhet?
Kozmologu i Universitetit të Cambridge-it, Martin Rees, argumenton se ne nuk duhet të mbështetemi në rritjen e qëndrueshmërisë së jetesës në hapësirë për të zgjidhur problemet e Tokës. Ai gjithashtu thotë se realiteti është shumë më larg sesa aspirojnë këto kompani.
“Ne duhet t’i zgjidhim këto probleme këtu. Nuk ka asnjë ‘Planet B’ për njerëzit e zakonshëm e në rrezik,” thekson ai.
Burimet: Euronews, Gateway Foundation, Investopedia