Historia Ime

Të jesh femër VS. të jesh mashkull

25 Janar 2015

Të jesh femër VS. të jesh mashkull

Letra 1
Meqense duam pak satire dhe humor ashtu do ta qendis edhe pse nuk eshte e premte .fjala femer peshon ore cuna qe jeni si qente qe na rrini mbrapa  dmth jeni qenusha me gjuhen jashta ju shkon goja leng tek shikoni hiret e femrave 2 kodra me recipeta qe disa i mbushin me sfyngjer disa ju plasin nga madhesia, tek hecim rruges me tangerllek na thoni -ww ca parakolpi ose ballkoni, pavarsisht se fetyren e lyejm here kafe e here portokalli nga pudra karroces nuk e keni mendjen tek fetyra jone jooo,e keni mendjen tek vithet duke shikuar e duke fantazuar , tashi ne rallet e femrave hyn e ndonje tipe qe i kan rene me derras mbrapa , hyn edhe ndonje tipe me kofsha te shendosha krejt celulit por ne jemi aq pozitive na plq vetja aq shume saqe veshim strece edhe e gjejm veten ne ndonje faqe fcb. Ne femrat deshirohemi na ngacmojn por kemi filluar te vejme barazi gjinore edhe ne ju "gjuajm" ju ngacmojm,pse jo tiu ngecim edhe ne dere ,por mos ta kemi vjerren ama. Neve femrat kemi avantazh qe kafen na e pagun mashkulli,nuk fusim doren ne xhep (rall sh rall) ndersa ndonjeri nga ju do jete zene 2ore me plaken me i marr i 10 mi leksh ,ose ka puth gjyshen 3dite me i more naj leke pencjoni . mmm ne femrat blejme cAnta tek linja 5mi lekshe dhe shesim mend luis vuton,gucci etc, vishemi shum lire me strece e nje bluze , ndersa ju meshkujt disa nga ju ,jo te gjithe 3bluze mbani ne garderobe por kemi nje te perbashket lypim rroba borxh ne nga shoqet e ju nga shoket.Avantazhi jone kur bejme selvvvvie ,selfie i fryejme buzet,se vetullat na i kopjuat,ne femrat bojme si te bukura edhe kur nuk jemi,jemi me pretendime ,shkojm ne banjo 2shoqe bashk,ndersa ju cunat nuk shkoni 2-she se filloni te krahasoni permasat. respektin,edhe ofendohet ndonjeri nga ju , ne qajm hallet me shoqet mburremi cfar na blen i dashuri,juuuu mburreni sa dashura keni (edhe kur nuk keni hic) . Gjerat tjera po ja le letrave pasardhese, Cunat & gocat shqiptare jn shum te mire pertej shakave qe bera . Me respekt ANONIM

Letra 2
JA CDO TE THOTE TE JESH MASHKULL: zgjohesh ne mengjes dhe e di shume mire ca do veshesh, madje edhe nese je vone per pak minuta behesh gati.Futesh ne dush dhe nuk e vret mendjen per kremra me qumesht, balsam etj thjesht ke 2 shampo dhe del i paster nga aty.Nuk mundohemi te trukohemi te dukemi me te bulur, dmth jemi keta qe jemi pa make up(ta pranojme make up eshte investim me rrezik per lekuren edhe pse i bukur per gocat).Nuk eshte e nevojshme per thashetheme gjithe diten na mjafton nje gazete sporti dhe kaq Kur vjen puna ne shoqeri degjoj shume goca qe e mburrin nj-tj me lloj lloj fjalesh e ne fund prapa kraheve ca nuk i thone.Jo ne cunat nuk jemi keshtu.Sigurisht edhe flasim keq per dike qe nuk na pelqen, por nuk e mburrim nj-tj nese nuk e meriton.Ne flasim per gjera te bukura ne boten tone:makinat,futbolli dhe sig femrat. Femrat sig qe jane pjese e rendesishme e jetes, jane 1/2 tj e botes , por le ta pranojme jane meshkujt neper presidenca, qeveri, biznese, ushtri etj(ne shumicen e rasteve).Mund te na gjeni dhe histori neper luftra, revolucione, eksperimente e shpikje(ska nevoje per emra i dini vete kush jane) E di cdo thone gocat ne jemi ato qe mbajme ne bark per 9 muaj beben tone pra ne jemi te forta.Po jeni, por pas atyre 9 muajne tuaj jane dhe 9 muajt tane qe te kujdesemi qe ju te keni gjithcka. Edhe pse na shikoni si te njejte dhe pa ndjenja duhet te dalloni te zgjidhni ata te pjekurit ata qe ja vlejne. Por te jesh mashkull nuk eshte dhe aq e lehte:je ti qe ke peshen e jetes ne familje duhet te punosh edhe jashte orarit ndonjehere. Je ti qe duhet te jesh heroi i femres tende dhe shembull per femijet.Te jesh mashkull do te thote te rregullosh lavamanin kur pikon, tv kur nuk ndizet apo dhe llampen kur digjet.E di qe jane dhe shume stermundime nga ana e nje femre per te plotesuar nevojat e jetes por nje fanse e faqes me patjeter do ti thoje:Ne nuk jua mohojme, vetem mos thoni qe jemi ne qendra e botes.Qendra e botes eshte thelle nentoke.

Letra 3
Te dashur miq virtual te jesh femer eshte bekim! Pranojeni te pakten me vete se e di qe hapur sdo e pranonit kurre! Sidomos sot qe eshte''gare''  Ne kete kohe kur femra eshte e pavarur mund te behet fare mire krahasimi! Arsimohet ne deget me te mira(sepse mesojne me shume) Boll e keni bere hit faktin e zgjuarsise, qe djemte jane me inteligjente. Se fundja inteligjenca eshte kapacitet,,e nje ene sado e thelle te jete po se mbushe bosh ngelet! Femra sot e shte e pavarur ekonomikisht (e kjo sjelle plot perparesi) ,punesohet fare mire ne poste drejtuese dhe koha ka treguar qe eshte e afte me teper se meshkujt! E perpos pergatitjes dhe punes se saj ka perparesi ne jete dhe nga thjesht te qenit femer! E ketu po flas qofte dhe per nje ''shpetim'' nga gjobat,,nje hyrje ne pub jo domosdoshmerisht me shoqerues meshkuj(qe e anasjellta sndodh . Sjell ne jete femijen(edhe pse natyra i do te dya gjinit po ka perzgjedhur pikerisht femren per kete bekim) Nqs mashkulli cilesohet koka e shpise femra eshte qafa ,, e drejton nga do ajo koken. Eshte femra ajo qe i jep ''po-ne'' qofte dhe ne nje vendimarrje per lidhje.  I ka dhene zoti shuume arme per te arritur qellimet dhe per te kaluar veshtiresite e jetes! E tani po e mbyll se po te zgjatesha me tej do pertonit te lexonit :p:D kalofshi mire!

Letra 4
Shumë femra mendojnë se të jesh mashkull ke shumë përparësi. Dhe nuk kanë faj. Të jesh mashkull ke disa privilegje që femrat nuk i kanë. Shumë prej tyre thonë se ata kanë më pak halle. Të gjithë flasin për barazi, por kjo nuk është e vërtetë. Ja disa arsye pse është bukur të jesh një mashkull. 1. Mund të ulesh me këmbët hapur pa qenë nevoja tu tregosh të tjerëve ç’të brendshme ke veshur 2. Mund të përfundosh të gjithë ushqimin tënd 3. Garazhi është i gjithi për ty 4. Nuk merr përgëzime për çdo masë të vogël inteligjence që tregon 5. Nuk të pyesin një me dy nëse mund t’ua japësh 6. Mund të bësh një dush dhe të jesh gati në 10 minuta 7. Seksi do të thotë kurrë mos u merakos për reputacionin tënd 8. Planet e martesës mund t’i bësh edhe vete, pa ndihmën e gjithë kompanisë 9. Nëse dikush harron të të ftojë, ai ose ajo ende mund të jetë miku juaj 10. Të brendshmet tuaja kushtojnë 10 mijë lek për një paketë me 3 copa brenda 11. Nëse jeni beqar dhe 34 vjeç, askush nuk e vë re 12. Mund të shkruani emrin tuaj në dëborë 13. Çdo pjesë në fytyrën tuaj mbetet me ngjyrën e saj origjinale 14. Çokollata është vetëm një tjetër lloj ushqimi që e hani pa frikë 15. Mund të bëheni president 16. Mund ta shijoni një udhëtim në qetësi edhe pse jeni në sediljen e pasagjerit 17. Lulet mund të ndreqin gjithçka 18. Nuk keni pse të shqetësoheni për ndjenjat e të tjerëve 19. Mendon për seksin 90% të orëve tuaj zgjuar 20. Mund të vishni një këmishë të bardhë në një park ujor 21. Tri palë këpucë janë më shumë se mjaftueshëm 22. Mund të hash një banane pa qenë e nevojshme të të shohin të gjithë 23. Mund të thuash çfarë të duash pa menduar se si do të reagojnë të tjerët 24. Përgatitjet përpara seksit nuk janë të nevojshme 25. Justin Timberlake nuk jeton në universin tuaj 26. Asnjë nuk ndalon së thëni një barsoletë banale kur ju hyni në dhomë 27. Mund ta heqësh bluzën në një ditë të nxehtë 28. Nuk ke pse e sistemon gjithë apartamentin në qoftë se vjen dikush për vizitë 29. Nuk e merr mundimin ta ndalesh një mik në qoftë se atij i ka vajtur mendja për seks 30. Mekanikët e makinave të thonë gjithmonë të vërtetën 31. Nuk ju intereson nëse të tjerët nuk e vërejnë prerjen tuaj të re të flokëve 32. Mund ta shikosh pa problem një program televiziv me një shok pa menduar “është i nxehur me mua që s’më flet?” 33. Nuk i keqinterpreton asnjëherë frazat e pafajshme që kanë në qendër marrëdhënien tënde 34. Nuk ngrihesh asnjëherë me vrull për t’ua futur gjërave me shuplakë 35. Gjithmonë keni të njëjtën gjendje shpirtërore 36. Gjërat depiluese nuk i afrohen asnjë here zonës tuaj nën bark 37. Mund t’i admirosh aktoret sexy pa dashur të kesh ndonjë ngjashmëri me ta 38. Nuk keni pse gjeni një tjetër stacion benzine, edhe pse ajo është e pistë 39. Di të paktën 20 mënyra për të hapur një shishe birrë 40. Nuk keni pse shikoni me endje ëmbëlsirën e të tjerëve 41. Njerëzit nuk të shohin gjoksin kur flet 42. Mund të shkosh pa problem te një mik pa i çuar një dhuratë të vogël 43. Festat e beqarisë varrosin nusen e ardhshme 44. Keni një marrëdhënie normale dhe të shëndetshme me nënën tuaj 45. Mund të blesh prezervativ pa qenë e nevojshme që dyqanxhiu të të imagjinojë lakuriq 46. Nuk ke pse shtiresh sikur do të freskohesh që të vesh në banjë 47. Një ditë do të plakesh dhe e pranon 48. Në qoftë se një djalë vjen në një feste i veshur si ti, ai mund të bëhet shoku juaj më i mirë 49. Një gromësimë është diçka normale 50. Nuk ke pse i mban mend ditëlindjet e të gjithëve

Letra 5
Ahhh.. Te jesh femer.. Sa e veshtire. Sidomos ne disa raste them:Pse sjam djal, Pse!? Do ju them disa gjera qe vetem femrat do me kuptojn me mire. Them pse jam femer, kur jam duke ecur rruges me taka dhe me iken ndonje take shtrember dhe me shikojne te gjithe.. Them pse jam femer kur jam ne pune dhe mundohem te kap floket bisht dhe me keputet llastiku.. Them pse jam femer kur dal ne kafe me te dashurin dhe me del teli sutjenave qe me bezdis aq shume dhe mundohem ter kohen ta heq.. Them pse jam femer kur pas 2 oresh para pasqyres se banjos duke drejtuar floket me pjaster dhe ne fund dal gjithe krenari nga shtepia dhe fillon fryn nje ere qe ti ben floket o zot o zot.. Them pse jam femer kur jam ne ndonje dasem dhe kam veshur ndonje mini fustan dhe te iken ndonje fije nga getat.. Them pse jam femer kur lyej gishtat dhe pas 1 dite fillon iken manikyri dhe te ngelin thojt si leopard me dy ngyra.. Them pse jam femer kur vesh ndonje fustan ne vere per te dale ne pazare dhe nderkoh qe ke cantat ne dore me ushqime fillon fryn ere dhe do te detyrohesh te mbash fustanin mos te ngrihet.. E tjera E tjera.. Ka mjaft momente qe sdua te jem femer.. Po gjithsesi femra jemi, pas 5 minutash nerva kur ndodhemi ne situata te tilla i fusim nje tralala dhe jemi ne rregull.. RESPEKTE.

Letra 6
Te jesh femer është bukur por une them keshtu sepse ja kam marre doren tani. Jam nje femer e rritur, ndihem e sigurte ne vetvete, kam besim ne gjerat qe bej dhe ne pamjen time por ama nuk ka qene gjithnje keshtu. Adoleshenca drameee, ndryshimi i lekures, ndryshimi i formave, sulmet e hidhura te zyshave te shtrydhura si limoni te gjimnazit (jo nuk ka qene fare e lehte). Por ama si e rritur ne nje familje femrash, nuk kam dashur asnjehere te jem djale edhe pse jam e mendimit qe te jesh mashkull eshte me e lehte. Por une prape si femer me 100 mendime e qendrime ne koke me ka pelqyer te luftoj fort per gjerat qe dua, nuk kam dashur ti marr gjerat llokum. Nuk kam dashur asnjehere te trajtohem thjesht si "e bukur" ne kuptimin qe pervec formimit tim akademik, kam marre informacion e kam lexuar per te gjitha fushat per te mos u menjanuar ne asnje bisede. Kjo sepse une refuzoj te trajtohem si bibe qe flet vetem per fustane e make up dhe nuk kam veshur kurre streceeee. Jam e gatshme te debatoj me gjinine tjeter deri ne mengjes per te mbrojtur qenien e mrekullueshme qe eshte femra: e bukur, e embel, e forte, e palodhur por nuk e duroj dot vulgaritetin dhe injorancen ne gjinine time. Se ne gocat vertete jemi te mrekullueshme por ndonjehere rrime nen kapacitetin tone, konsiderojme avantazh faktin qe s paguajme kafet e qe meshkujt na shohin prapanicen por harrojme qe avantazhi i vertete i njeriut eshte nje mendje e ndricuar, nje shpirt i pavarur qe di cfare do dhe nuk e le veten te trajtohet si objekt. Si perfundim dua te kem nje cun dhe ti mesoj atij te gjithe ato qe cunat nuk dine per ne, nentekset, lojrat, pasigurite. Dua ti mesoj atij ti trajtoje vajzat me respekt e me dinjitet por te rrije larg gocave me extension dhe strece Leopardi.

Letra 7
Anabel s'kam kohe te shkruaj gjate, e do them kaq! Zhvishe nje femer dhe eshte qenia me e bukur ne bote. Zhvishe nje mashkull, dhe pendohesh pse u zhveshe e para!  Te pershendes!

Letra 8
Une jam mashkull dhe te jesh mashkull do te thote te kesh frike.te kesh frik se mos ajo qe ti do per gjith jeten neser nuk do te te shoh me si me te mirin e botes.te kesh frike se ate qe do sot per gjith jeten neser do ta tradhetosh(sepse je mashkull).do te thote te kesh frik se nje mengjes mund te zgjohesh dhe te pendohesh qe nuk e martove ate vajze ose per te kunderten.nje mashkull ka frike sepse i duhet cdo dite te marre vendime.vendime te cilat shpesh her duhet ti marr edhe per te tjeret.nje mashkull friket nga pergjegjsit qe i japin edhe kur nuk do ti kete.por dikush diku dikur tha: esht me mir te jesh mashkull,sepse edhe sikur mashkulli me idiot te jesh,perseri do kesh nje femer per te sunduar(dhe kjo jo per faj te femrave,por per faj te shoqerise ku jetojm).

Letra 9
Te jesh mashkull nuk eshte aq dramatike apo eshte? Per momentin nuk menoj dot shume qarte se jam shume i zene duke mendu per skedinen e radhes.  Ishalla e kap kte here se duhet me u bo zot i vetes, gjithe ky azgan nuk i kerkohen leke plakut perhere, une do i kerkoja se kam 25 vjet qe e bej po nuk te jep me. E keqja eshte se nuk kam leke me as per fara , si me qene barbon jam katandis, tani edhe femrat kane fillu me i rezistu sharmit tim dhe fjalve gjithe edukate qe u hedh te tipit"sa e miqe qenke o yllo, ta honksha ate e kete bashke me ate tjetren" se kuptoj ca kane bre, pff une me verte jam papune, pa shkolle, me qera po jam gjithe ky cun apo ta le numrin neper komente mos ka ndonje goce te vujtme me kalu kohen. Po kur gjeti dhe Nasi te dashur qe nuk di as tabelen e shumezimit do e gjej edhe une nje apo une nuk kam iksgjashte?  Me mire po ve ket skedine e po dal te blej 200 leke cigare se u lodha tu mendu. Te jesh femer nuk eshte aq dramatike apo eshte? Per momentin nuk arrij te mendoj shume qarte sepse problemet jetike te shoqes se dhomes nuk me lene.  Pyetjeve me rendesi globale te tipit se cfare ngjyre ti beje thonjte, te kuqe i beri kesaj radhe, roze i duken shume feminore, te zeza shume metalare, ngjyre mishi shume natyrale, por edhe po vendosi per ngjyren nuk di ku ti beje se Alma i ka shume shtrenjte tek Anila i bejne gjithe katunaret kurse Flora nuk i ben gje, po edhe po vendosi ngjyren dhe vendin do me pyese se cfare duhet te veshe? Cfare vishet kur shkohet tek pedikyristja lagjes 2 minuta larg?  Ve bast qe pasi te ndaje mendjen qe do ta nderroje 183438506345 here deri neser do me ankohet per ndonje ngacmim vulgar te ndonje te urituri,te ndonje barboni qe i kane mbaruar farat ose te ketyre qe lene numrat mes jush, ose tendin qe po lexon statusin, po turp nuk ke, moter nuk ke, mend jo e jo po nejse se nuk po shkruaj t'iu jap mend dhe pse mund te " shes mend sa du se kom".  Por gjithe keto jane vogelsira para problemit universal, vetevleresues fotot! Po pra fotot se kjo shoqja ime e shkreta nuk ka as hajfon, no cam wow, no retrica, no pjeshke, 12 like = depresion. Se ca femre je ti po nuk pate mbi 200 like neper foto, komente nga your bestfriendsat e tu qe punojne tek ""Victoria Secret" ,"Daddy works for me" apo "I'm a princes " komente me te verteta se ekzistenca e babagjyshit sesa "zemer, bukurothe, shpirtiii, ydh, asteroid" je ti apo retrica apo nuk eshte ky rasti ? Dhe pasi ti merr keto komente mese te merituara ate lajkun nga fiksimi jot fle e qete dhe e kenaqur qe ato mesazhet"like fotos profilit plz xml" nuk te shkuan kot.  Por pervec ketyre te jesh femer ka edhe gjera te bukura si psh. depilimi ? A nuk eshte nje gje e bukur te depilohesh, ee djema? Apo te mbushesh me pucrra cdo muaj dhe te ulerasesh se fundja ca dreqin ka muri qe eshte i bardhe?  Por nejse sa tu jepen pergjigje gjithe ketyre pyetjeve ne po telefonojme Even qe te shajme Anen qe i mori te dashurin Elses qe i ka kembet e shtrembera gje qe e ka vene re e para Ilda qe vdes per thashetheme, qe si nuk i vjen turp!! P.s: Jam femer dhe merreni qete, mbani mend 'pse te djeg miza ty o xhan'? Anonim dhe une si bota

Letra 10
Meshkujt vijne nga Marsi dhe femrat nga Venusi.Shumicen e rasteve,jane meshkujt ata qe e nisin nje bisede dhe femrat ato qe e perfundojne..Nuk ka shanse qe nje femer te pranoj qe eshte gabim,por gjithsesi,burri i fundit qe pranoi gabimet e veta,ishte ai i cili e krijoi femren..Mund te kerkosh cdo lloj shpjegimi te mundshem,mbi cdo teme nga nje mashkull,dhe pergjigja qe do maresh,max perkufizohet ne nje fjali,por te pyesesh nje femer se cili eshte qyteti saj i lindjes?Pergjigjen do e maresh ne paragrafe..Shume femra nuk kane nevoje per ndonje rast qe te vishen dhe rregullohen.Si per te dal jashte per qejf,per te hedh plehrat,apo per te blere buken.Nderkohe qe meshkujt do vishen vetem ne tri raste:Per te takuar ish te dashuren,per te shkuar ne dasem dhe funeral .Nese nje femer te thote qe sapo u kthye Nga nje udhetim ne "Hene" Shoqet e veta do e pyesnin se me ke shkoi.Nese kete do e thoshte nje mashkull,shoket e vet do e pyesnin:O vella,vishnin rroba femrat atje?Dhe lista vazhdon e vazhdon..por pervec shakase studime te ndryshme kane treguar qe vertete ekzistojne ndryshime midis trurit te mashkullit dhe te nje femre.Por sme pelqejne keto etiketimet negative,fundja cdo njeri eshte i vecante ne llojin e vet dhe persa i perket differencave,po jemi po aq te ngjashem sa edhe te ndryshem por ne fund jemi gjithmone e keqja e domosdoshme e njeri-tjetrit! Faleminderit!

Letra 11
Pershendetje Anabel. Postojeni kete te lutem, per dy arsye. Une jam nje djale dhe doja t'ju thoja qe me te vertet femrat jane krijesat me te vecanta ne bote dhe me te ster-munduarat. Qe ne kohet e vjetra femrat jane diskriminuar nga meshkujt dhe nuk i eshte kthyer asnjehere dashuria qe kane dhene. Gjithmone femrat kane qene shtylla e familjes, paverisht se ne djemte nuk e kuptojme dhe themi qe ne jemi shtylla dhe gjithmone jane me te sakrifikuarat. Cdo gje, per ne meshkujt eshte me e thjeshte. Duke filluar qe nga mbajtja ne bark dhe lindja e nje femije, deri tek punet e perditshme (qe duken sikur nuk jane te lodhshme, por vetem mamate tona e dine se c'heqin), deri tek rritja e femijeve (qe me kohet qe kane ardhur, eshte bere sfide me vete). Edhe njerezit me te forte ne bote kur jane pyetur se ke keni me frike jane pergjigjur: Gruan dhe Zotin! Dhe jo se gruaja i dhunon. Por se pa gruan, jemi te vdekur. Edhe nje femije, pa mama ngel jetim, pa baba ngel i varfer. Ne Shqiperi mua me duket sikur femrat ende nuk e kane fituar barazine gjinore. Shpresoj ta postoni Anabel dhe t'ia beni te ditur femrave qe ka dhe njerez qe jua dine se sa jete te lodhshme kane. naten (Shpresoj ta lexoj vajza e jetes time kete postim pasi jemi zene keq.)

Letra 12
Te jesh femer Anabel jeta me ka vene perballe sfidave qe te jem dhe femer dhe mashkull. Pak me pare lex letren e nje djali qe thoshte te jesh mashkull dmth te rregullosh lavamanin, tv etj.....te te them qe dhe nje femer i ben keto, madje kam bere dhe tre pune njekohesisht per te mbajtur peshen e"burrit te shtepise." Kam punuar dhe ne ndertim, kam bere llac, kam mbajtur kova me llac deri ne kat te trete dhe sot pres te diplomohem ne degen qe enderroja. Per mua qenia njerezore eshte e madherishme ne qenesine e saj, ekzistencen e saj, une besoj fort tek njeriu dhe nuk do deshiroja te beja dallime femer/mashkull te tipit, pune, intelekt, pergjegjesi me e madhe apo poste punesimi.  Per mua dallimi eshte me i thelle. Per mua dallimi eshte energjia qe mbart nje femer dhe nje mashkull. Nga kjo pak eksperience jetesore kam mesuar qe ne femrat energjine x cdo gje bejme ne jete e kemi te brendesuar, e meshkujt aaa sa inat dhe zemerim kam te shoh qe ka njerez te tille, e gjejne se jashtmi, tek nena e tyre, femra e tyre, sporti, paraja, lloto, kazinoja. Si per mbyllje, jete e shendet ne i keni keto keni mundesi per te bere gjera te mira e te bukura ne jete.