Metropolitan

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord: Këtë pikturë nga Winston Churchill

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

Angelina Jolie ka shitur me shifra rekord dhuratën që Brad Pitt i bëri vite më parë; një pikturë të rrallë nga Winston Churchill.

Pitt e bleu pikturën për $2.95 milion në 2011-in ndërsa sot, Jolie arriti ta shiste për $11.5 milionë gjatë një ankandi në Londër. Piktura e Churchill iu dhurua ish-presidentit Franklin D. Roosevelt gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në veprën e quajtur "Tower of Koutoubia Mosque" mbizotërojnë tonet e ngrohta të një perëndimi në Marok- subjekti i preferuar i Churchill-it -për të pikturuar. 

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

"Për herë të parë, Churchill-i e vizitoi Marokun në 1935-ën dhe ra në dashuri me cilësinë e dritës atje. Ai ndjente se pikturat e tij nga ai vend ishin më të mirat."- u shpreh Nick Orchard, kreu i artit modern në Britani tek Christie, vendin në të cilin u mbajt ankandi.

Nuk dihet ende pse Angelina vendosi ta shesë dhuratën simbolike të ish-bashkëshortit, por duke marrë parasysh shifrën, mund të themi pa frikë se Brad di ç'dhurata bën! Burime pranë dyshes thonë se ish-çifti kanë qenë gjithmonë  të interesuar për punën e Churchill dhe se gjatë një turi privat, kanë vizituar ambientet e nëndheshme ku Churchill jetonte dhe punonte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

Fakti që u shit me një vlerë marramendëse ($11.5 milionë) më shumë sesa për pikturën flet për rrugëtimin e kësaj vepre. E krijuar nga Churchill, i dhurohet  ish-presidentit të Amerikës, Franklin D. Roosevelt për t'u fshehur më pas në shtëpinë e një prej çifteve më të famshëm të Hollywood-it.

Churchill ndoqi pasionin e tij për pikturën rreth të 40-ave, pas një sulmi të dështuar detar gjatë Luftës së Parë Botërore, që i kushtoi atij titullin "First Lord of the Admiralty". Pavarësisht kësaj, ai ia doli të ishte produktiv duke krijuar më shumë se 500 punime gjatë gjithë jetës së tij.

Burimi: CNN

 

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

Angelina Jolie breaks record by selling Brad Pitt's $ 11.5 million gift: This painting!

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

Angelina Jolie has sold in record numbers the gift that Brad Pitt gave her years ago; a rare painting by Winston Churchill.

Pitt bought the painting for $ 2.95 million in 2011 and today, Jolie managed to sell it for $ 11.5 million during an auction in London. Churchill's painting was donated to former President Franklin D. Roosevelt during World War II. The work called "Tower of Koutoubia Mosque" is dominated by the warm tones of a western Morocco - Churchill's favorite subject for painting. 

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

"Churchill first visited Morocco in 1935 and fell in love with the quality of the light there. He felt his paintings from that country were the best," said Nick Orchard, head of art. modern in Britain to Christie, the place where the auction was held.

It is not yet known why Angelina decided to sell her ex-husband's symbolic gift, but considering the figure, we can say without fear that Brad knows what gifts he makes! Sources close to the duo say that the former couple have always been interested in Churchill's work and that during a private tour, they visited the underground premises where Churchill lived and worked during World War II.

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

The fact that it was sold for a staggering value ($ 11.5 million) more than the painting speaks to the journey of this work. Created by Churchill, it is donated to former US President Franklin D. Roosevelt to later hide in the home of one of Hollywood's most famous couples.

Churchill pursued his passion for painting around the 1940s, following a failed naval attack during World War I, which earned him the title "First Lord of the Admiralty". Despite this, he managed to be productive by creating more than 500 works throughout his life.

Source: CNN