Ndërsa hyjmë në mars, ju mund ta ndjeni veten të etur për të dalë nga qyteti dhe për të udhëtuar brenda shtetit. Duhet të jeni të zgjuar në lidhje me këtë ide dhe të evitoni “pikat e nxehta pandemike”. Sigurohuni të mos humbisni shpërndarjen e vaksinës në qytetin tënd. Kur kategoria e moshës ose profesionit tuaj të mbërrijë duhet të jeni atje.
Sidoqoftë, mos mendoni se do e humbni shansin tuaj për të udhëtuar nëse prisni, sepse Marsi do të jetë në kënd hyjnor me Diellin tuaj të Peshores, ndërsa udhëton te Binjakët, nga 3 mars deri në 23 prill. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm dhe respektoni rregullat e vendosura nga pandemia. Marsi do stimulojë ëndrrat tuaja dhe do ju sjellë mundësi të shkëlqyera për të udhëtuar gjatë atyre 7 javëve. Muaji tjetër, 17 prill, do të jetë një nga periudhat tuaja më të lumtura për të udhëtuar.
Në të njëjtën kohë, Marsi do t'ju sjellë bonuse të tjera. Nëse jeni shkrimtar, redaktor ose folës, mundësitë për të patur punë të reja në dorën tuaj, që njerëzit do t’i ëndërronin do të jenë të shumta.
Tregjet e huaja do të shkëlqejnë për ju dhe ju mund të jeni në gjendje të zhvilloni lidhje dhe njohje me kompani ose njerëz jashtë shtetit. Punët do të jenë emocionuese dhe t’ju paguajnë mirë.
Pjesa më e mirë është që ju do të jeni në gjendje të punoni edhe pa dalë nga shtëpia. Çështjet ligjore do t'ju favorizojnë, së bashku me çështje që lidhen me emigracionin, pasaportat, shtetësinë etj.
Një pikë tjetër që mund të dëshironi të merrni në konsideratë para se të ikni nga qyteti është se detyrat tuaja të punës ka të ngjarë të bëhen mjaft të shumta pasi hëna e re e 13 marsit të shfaqet te Peshqit.
Neptuni do të jetë afër Diellit dhe hënës së re, kështu që projektet kanë të ngjarë të jenë kreative dhe t’ju ofrojnë shumë mënyra për të shprehur stilin tuaj individual.
Jupiteri me fat të mirë është në shtëpinë tuaj të pestë të krijimtarisë dhe do të forcojë gjasat e më shumë se një projekti që do të mbështesë anën tuaj artistike. Nëse jeni i vetëpunësuar, telefoni do të bjerë shpesh, prandaj jini gati me ndihmë shtesë pas 13 marsit dhe në javët në vijim.
E njëjta hënë e re do t'ju stimulojë të mendoni se si të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj. Filloni duke bërë takime për ekzaminime me mjekët tuaj dhe një kontroll vjetor me dentistin. Nëse pandemia ju ka bërë të ndiheni si të ngurtë, mund të kërkoni për instruktorë fitnesit dhe të punoni me ta nga shtëpia. Bëni kështu pas hënës së re më 13 mars, dhe do të dukeni dhe do të ndjeheni më mirë në një kohë relativisht të shkurtër.
Momenti juaj më i paharrueshëm dhe emocionues do të vijë brenda katër ditësh nga hëna e plotë në Peshore më 28 mars. Hëna në Peshore do të marrë rreze energjike nga Marsi te Binjakët dhe dhe nga stabilizimi i Saturnit në Ujor, duke formuar një trekëndësh të artë me hir dhe harmoni të jashtëzakonshme në qiellin e natës. Çfarëdo që po vjen, në thelb duhet të jetë diçka që do t'ju emocionojë.
Episodi gjithashtu mund të ketë lidhje me një romancë - ju mund të fejoheni. Përndryshe, një shtatzëni ose një lindje mund ta bëjë këtë muaj më të rëndësshëm. Nëse keni fëmijë, do të keni më shumë kohë për të luajtur me ta gjatë kësaj fundjave. Këtë muaj, Peshorja ka gjithë arsyet për të brohoritur nga lumturia!
Ndërsa hyni në muajin mars, ju jeni në një gjendje të mirë humori, të lumtur. Prireni të jeni një shpirt serioz, intensiv, i etur për t'u përqëndruar në punë, dhe kjo është arsyeja pse njiheni për përsosmëri, por edhe ju keni nevojë për pak argëtim dhe hëna e plotë e muajit të kaluar, 27 shkurt, do të jetë akoma e fortë ndërsa hyni në mars. Ajo Hënë ju dha mundësinë për të pushuar pak dhe për të dalë me një ose dy miq.
Si rezultat i asaj hëne të plotë, mund të keni kaluar kohë me një të afërm të ngushtë për të festuar një ditëlindje ose përvjetor, ose për të shënuar një moment triumfi për veten.
Hëna e plotë në Virgjëreshë më 27 shkurt vendosi gjendjen edhe për marsin, duke ju lënë në një situatë paqeje shpirërore me veten. Ajo hënë e plotë u mbështet nga Urani, duke sjellë gëzim të papritur nga dikush pranë jus, ndoshta një mik apo bashkëshort, apo i afërm tjetër.
Nëse nuk keni patur ende një surprizë, ajo mund t’ju mbërrijë në ditët e para të marsit.
Një romancë që do t’ju lërë pa frymë mund t’ju shfaqet lehtësisht gjatë kësaj periudhe sepse do të keni një hënë të re më 13 mars që shfaqet në sektorin tuaj të dashurisë (shtëpia e pestë) dhe kjo hënë do të mbërrijë me një rrethim të planetëve të lumtur, duke punuar së bashku për t’ju bashkuar.
Përndryshe, kjo hënë e re mund të sjellë lajme për një foshnjë, lindje apo birësim. (Nëse nuk jeni gati për një fëmijë, jini tepër të kujdesshëm.)
Nëse keni tashmë fëmijë, do të keni më shumë kohë për të qenë me ta, për të luajtur me ta dhe për të qeshur së bashku. Ky është një ndikim kaq i gëzueshëm dhe i ngrohtë për jetën tuaj romantike private dhe ndërveprimin tuaj me fëmijët tuaj, pavarësisht nga mosha e tyre. Nëse jeni beqar, miqtë mund të dëshirojnë t’ju prezantojnë me dikë.
Me Venusin midis planetëve që mblidhen në këtë zonë, ju do të jeni më joshësh e magjepsës se kurrë. Do të jeni në gjendje të përgatitni një jetë të pasur emocionale për veten tuaj, prandaj shijoni kohën dedikuar vetes dhe mos u ndjes aspak fajtorë nëse e largoni pak vëmendjen nga puna. I dashur Akrep, duhet të ndiheni mirë nëse prireni t’i plotësoni dëshirat vetes.
Hëna e re e 13 marsit, do të vërë në lëvizje jetën tuaj të dashurisë në javët në vazhdim. Duke pranuar që jemi në një pandemi serioze, tani nuk është koha për të shkuar në festa, por ju mund të jeni kreativë.
Tani që Marsi po lëviz nga Demi te Binjakët më 3 mars, do shihni se lidhja me një partner do të jetë më e lehtë, gjërat do duken më mirë. Nëse partneti ka kaluar një vështirësi, si humbja e punës apo një sëmundjes, edhe ajo situatë do përmirësohet.
Shtëpia juaj po bëhet një fokus më i madh për ju, diçka që filluat ta shihni kohët e fundit, veçanërisht në mes të shkurtit, kur keni pasur shumë planetë të mbushur me njerëz në sektorin tuaj të shtëpisë. Ju dukeni gati të bëni një hap të madh të parë, siç është marrja me qira e banesës tuaj të parë ose blerja e shtëpisë tuaj të parë, apo një shtëpie pushimi. Nëse tashmë keni pronë, mund të jeni gati për rinovimin tuaj të parë, ose mund të jeni duke menduar të investoni në disa mobilje të bukura. Prindërit tuaj u pëlqejnë planet tuaja - nëse keni nevojë për para për një parapagim në një pronë, kërkoni ndihmë dhe mund të habiteni nga përgjigjja e ngrohtë.
Anasjelltas, nëse prindi juaj ka nevojë për ndihmë financiare, ju mund ta përqendroni vëmendjen tuaj në ndihmën e prindit. Planet e lidhura me shtëpinë dhe pronën shpesh kërkojnë fonde, kështu që nëse keni nevojë për ndihmë financiare, jeni me fat sepse Marsi do të punojë me Saturnin (21 mars) dhe më vonë, me Jupiterin (17 prill), për t'ju ndihmuar të merrni të gjitha paratë që ju nevojten. Merrini seriozisht ëndrrat tuaja për shtëpinë dhe familjen, sepse mund t'i shndërroni ato në një realitet.
Në kohën që i afroheni fundit të muajit, ka të ngjarë të dëshironi privatësi dhe pushim. Hëna e plotë e 28 marsit është e ëmbël dhe do t’ju sjellë diçka që keni dashur gjithmonë. Kjo hënë e plotë do të tërheqë vëmendjen dhe mbështetjen e Marsit (energji dhe vendosmëri) dhe Saturnit (qëndrueshmëri dhe rezultate afatgjata). Vendimet që do merrni do jenë të forta dhe do ju shtojnë ndjenjën e sigurisë në jetë. Vazhdoni me guxim, sepse dukeni se jeni në rrugën e duhur.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.