Health

Preferoni çaj apo kafe? Sidoqoftë përgjigjja, arsyeja është: Gjenetika! Ja se si

Preferoni çaj apo kafe? Sidoqoftë përgjigjja, arsyeja

Një studim i botuar në “Nature Human Behavior”, i kryer nga Universiteti Osaka dhe Riken Center, studioi lidhjen që ekziston mes gjeneve dhe ushqimit/shijes. 

Çfarë u zbulua?

Gjenetika lidhet jo vetëm me shijet tona të përgjithshme për pije dhe ushqime të ndryshme, por kjo lidhje ndikon edhe në sëmundje, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo lidhen me ushqimin, si për shembull: diabeti. Gjenet ndikojnë në zakonet tona të të ngrënit.

Shijet tona në ushqim dhe pije lidhen me gjenet tona, gjë që ndikon gjithashtu në zhvillimin e disa sëmundjeve që lidhen me zakonet e të ngrënit.

 “Është e vërtetë që ne jemi ajo çfarë hamë, por tani mund të themi gjithashtu se ne hamë ato çfarë jemi”, thotë Yukinori Okada, një prej autorëve të studimit.

Më shumë detaje për studimin:

Kërkimi analizoi zakonet e të ngrënit të mbi 160.000 japonezëve, duke studiuar gjenet e pjesëmarrësve e duke filluar nga shijet e tyre në tryezë. U konsideruan në mënyrë specifike 13 zakone të ngrënies, përfshirë konsumin e alkoolit, kafesë, çajit jeshil, qumështit, kosit, djathit, peshkut, perimeve, mishit dhe natto-s, një ushqim tipik japonez i prodhuar nga soja e fermentuar.

Rezultati tregoi për 10 lidhje të reja midis dietës dhe gjenomit, katër prej të cilave kishin të bënin me konsumin e kafesë dhe tre me konsumin e alkoolit. Në veçanti, studiuesit zbuluan se një variacion i veçantë i gjenit (polimorfizmi i vetëm nukleotid, SNP) i lidhur me konsumimin e kafesë ose alkoolit, ishte i lidhur pothuajse me të gjitha zakonet e ngrënies.

Për të përcaktuar nëse ndonjë nga SNP-të e shoqëruara me dietë ishte gjithashtu i lidhur me ndonjë sëmundje gjenetike, studiuesit kryen studime të lidhjes gjenomike, për të kuptuar nëse këto janë të lidhura me disa tipare specifike, në këtë rast, një sëmundje.

Rezultatet treguan se gjashtë nga SNP-të kishin lidhje me fenotipin, domethënë karakteristikën e të paktën një sëmundjeje, përfshirë disa forma të kancerit dhe diabetit të tipit 2. Thënë thjesht, gjenet do të ndikonin jo vetëm shijet tona për sa i përket ushqimit, por edhe në predispozitat për të zhvilluar disa lloje të sëmundjeve gjenetike.

Studimi dhe rezultatet e tij mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme: Duke njohur preferencat tona gjenetike për ushqime të caktuara, veçanërisht alkoolin, do të jetë e mundur të identifikohen ata që tentojnë të abuzojnë me to, duke parandaluar dëmtimet.

Burimi: CNN

REELS

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Unë do paguhem vetëm 1 mijë 😳😳😳😳

Do you prefer tea or coffee? However the answer, the reason is: Genetics! Here you are

Preferoni çaj apo kafe? Sidoqoftë përgjigjja, arsyeja

A study published in Nature Human Behavior, conducted by Osaka University and the Riken Center, studied the link between genes and food / taste. 

What was discovered?

Genetics is not only related to our general tastes for different drinks and foods, but it also affects diseases that are directly or indirectly related to food, such as diabetes. Genes influence our eating habits.

Our tastes in food and drink are linked to our genes, which also affects the development of some diseases related to eating habits.

 "It is true that we are what we eat, but now we can also say that we eat what we are," said Yukinori Okada, one of the study's authors.

More details about the study:

The research analyzed the eating habits of over 160,000 Japanese, studying participants' genes and starting with their tastes at the table. Thirteen eating habits were specifically considered, including the consumption of alcohol, coffee, green tea, milk, yogurt, cheese, fish, vegetables, meat, and natto, a typical Japanese food produced from fermented soy.

The result showed 10 new links between diet and genome, four of which had to do with coffee consumption and three with alcohol consumption. In particular, the researchers found that a particular gene variation (single nucleotide polymorphism, SNP) associated with coffee or alcohol consumption, was associated with almost all eating habits.

To determine if any of the diet-associated SNPs were also linked to a genetic disease, the researchers conducted genomic linkage studies to determine if these were linked to certain specific traits, in this case, a disease.

The results showed that six of the SNPs were related to the phenotype, i.e. the characteristic of at least one disease, including some forms of cancer and type 2 diabetes. Simply put, genes would affect not only our food tastes, but even in predispositions to develop certain types of genetic diseases.

The study and its results can help build a healthier society: By recognizing our genetic preferences for certain foods, especially alcohol, it will be possible to identify those who tend to abuse them, preventing harm.

Source: CNN