School & Career

Një listë me projekte, agjenci dhe platforma që ofrojnë bursa për studentët shqiptarë

Një listë me projekte, agjenci dhe platforma që ofrojnë

Nëse synoni të studioni jashtë, në një nga universitetet europiane ose në SHBA, lista në vijim do t’ju ndihmojë në hulumtimin tuaj për të gjetur universitetin që ju përshtatet. Një pjesë e agjencive dhe/ose platformave (të shënuara me *) janë sugjeruar nga ndjekësit e Anabel Media në Instagram, ndërsa pjesa tjetër është rezultat i punës kërkimore të redaksisë.

Agjenci, platforma dhe projekte

*Tandek, më e përmendura nga ndjekësit në Instagramin e Anabel, është një agjenci që ofron shërbime për programe të cilat përqendrohen kryesisht tek studentët shqiptarë që duan të përfitojnë nga përvojat e shkëmbimit kulturor, formimit dhe kualifikimit jashtë Shqipërisë. Tandek ka marrëveshje dhe është në kontakt me shumë universitete të njohura në Europë.

*UWC Albania (Kolegjet e Botës së Bashkuar) është një platformë që ofron eksperiencë arsimore për një grup të rinjsh të përzgjedhur. Studentët e shkollave UËC përzgjidhen nga shtetet e tyre, në 155 shtete, nëpërmjet sistemit unik të komiteteve kombëtare.

*Albanian-American Development Foundation, ka krijuar programin “Masters and Internships Program” (MIP) për t’u ofruar të rinjve mundësi për praktikë profesionale dhe studime master në fushat e Arsimit, Lidershipit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Sipërmarrjes, Inovacionit dhe Zhvillimit, Turizmit Kulturor dhe Eko-turizimit. 

Për të studiuar kudo në Europë

*Erasmus Plus, programi i financuar nga BE për arsimin e studentëve dhe stafit arsimor.

Për të studiuar në SHBA

*Fulbright Programs është një nga disa Programet e Shkëmbimit Kulturor të Shteteve të Bashkuara përmes shkëmbimit të personave, njohurive dhe aftësive. Për më shumë infomacion, mund të lexoni programet e paraqitura nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

*The Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES), filloi në Shqipëri në 2009 dhe që prej asaj kohe, mbi 120 studentë shqiptarë kanë përfunduar programet YES.

*Global UGRAD, programi i bursave universitare për një semestër, mundësuar nga SHBA.

Eastern Europe Linkage Institut Scholarship janë bursa që jepen nga University of Central Florida për studentët nga vendet e Europës Lindore.

Për të studiuar në Gjermani

Deutscher Akademischer Austauschdienst (DAAD) është organizata më e madhe gjermane e mbështetjes në fushën e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Për të studiuar në Francë

*Programi i Bursave të Ekselencës Eiffel, krijuar nga ministria franceze për Europën dhe Punët e Jashtme, për t'u dhënë mundësi institucioneve të arsimit të lartë të tërheqin studentë të huaj për t’u regjistruar në programe master dhe doktoraturë.

Bursat Emile Boutmy për Studentë Ndërkombëtarë – Nivele bachelor dhe master për studentë jashtë Bashkimit Europian që duan të studiojnë shkencë.

Për të studiuar në Mbetërinë e Bashkuar

Bursa Chevening, një skemë ndërkombëtare e bursave që u mundëson studentëve nga mbi 160 vende dhe territore të vazhdojnë studime pasuniversitare ose kurse në universitete të Mbretërisë së Bashkuar.

Për të studiuar në Itali

Grantet e Studimit të Universitetit të Bolonjës për Studentët Ndërkombëtarë – Financim për studentët ndërkombëtarë që duan të studiojnë në nivelin bachelor dhe master.

Bursat Bocconi për studentët ndërkombëtarë.

Për të studiuar në Spanjë

Gse Scholarships – Gjithë aplikantët të nivelit master merren automatikisht në konsideratë për bursë bazuar në ekselencë akadamike.

Spanish Studies Abroad – Bursa për të studiuar në vende spanjishtfolëse.

Për të studiuar në Zvicër

ETH Zurich Excellence Masters Scholarship Program – Bursë e bazuar në meritë për studentë që duan të ndjekin nivelin master.

Për të studiuar në Hollandë

Amsterdam Merit Scholarships for Excellent International Students – Bursa të bazuara në meritë, hapur për gjithë studentët e talentuar në nivelin master jashtë BE-së.

UM High Potential Scholarships for International Students – Bursa të bazuara në meritë për studentë ndërkombëtarë që duan të studiojnë në Universitetin e Maastricht.

VU Fellowship Programme – Bursa për studentë të talentuar që duan të studiojnë degë të përzgjedhura në anglisht në nivelin master.

Për të studiuar në Irlandë

Dublin Institute of Technology Centenary Scholarship Programme – Bursa të vlefshme për studentët që s’janë pjesë e BE që duan të studiojnë në nivelin master.

Për të studiuar në Hungari

Stipendium Hungaricum Scholarship është një program bursash për studentë të huaj, që synon të promovojë mirëkuptimin kulturor, marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore midis Hungarisë dhe vendeve të tjera.

Për të studiuar në Turqi

*Turkiye Scholarships Burslari, një program bursash i cili jo vetëm që ofron mbështetje financiare, por gjithashtu siguron regjistrimin në universitet për studentët në programin që kanë aplikuar.

Për të studiuar në Belgjikë

Bursat CIUF-CUD në Belgjikë për Vendet në Zhvillim – Mund të aplikojnë studentë nga gjithë bota.

Bursat e Shkencës KU Leuven për Studentë Ndërkombëtarë – Synon të ndihmojë studentë që interesohen të studiojnë në Belgjikë në nivelin master në fakultetin e shkencave në KU Leuven.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

A list of projects, agencies and platforms that offer scholarships to Albanian students

Një listë me projekte, agjenci dhe platforma që ofrojnë

 

Agencies, platforms and projects

Tandek , most mentioned on Anabel Instagram, is an agency that offers services for programs that focus mainly on Albanian students who want to benefit from cultural exchange, training and qualification experiences outside Albania. Tandek has agreements and is in contact with many well-known universities in Europe.

UWC Albania (Colleges of the United World) is a platform that provides educational experience for a selected group of young people. UËC school students are selected from their states, in 155 states, through the unique system of national committees.

Albanian-American Development Foundation , has created the Masters and Internships Program (MIP) to provide young people with opportunities for professional practice and master studies in the fields of Education, Leadership, Technology and Innovation, Entrepreneurship, Innovation and Development, Tourism Cultural and Eco-tourism. 

To study anywhere in Europe

Erasmus Plus , the EU-funded program for the education of students and teaching staff. For information on Erasmus exchange programs, check the websites of Albanian universities.

To study in the US

Fulbright Programs is one of the few Cultural Exchange Programs in the United States through the exchange of persons, knowledge and skills. For more information, you can read the programs presented by the US Embassy in Albania.

The Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES), started in Albania in 2009 and since then, over 120 Albanian students have completed YES programs.

Global UGRAD , university scholarship program for one semester, provided by the USA.

Eastern Europe Linkage Institute Scholarship are scholarships awarded by the University of Central Florida to students from Eastern European countries.

To study in Germany

Deutscher Akademischer Austauschdienst (DAAD) is Germany's largest support organization in the field of international academic cooperation.

To study in France

The Eiffel Scholarship Program , created by the French Ministry for Europe and Foreign Affairs, to enable higher education institutions to attract foreign students to enroll in master's and doctoral programs.

To study in the United Kingdom

Chevening Scholarship , an international scholarship scheme that enables students from over 160 countries and territories to pursue postgraduate studies or courses at UK universities.