Health

Debati për pasaportat e vaksinave: Ç’pritet të ndodhë sot

Debati për pasaportat e vaksinave: Ç’pritet të

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të diskutojnë ditën e sotme mbi çështjen e certifikatave të vaksinimit për Covid.

Reuters raporton se me përhapjen e vaksinave, disa qeveri, si ajo e Greqisë dhe Spanjës, po bëjnë presion për një miratim të shpejtë të një certifikate në të gjithë Bashkimin Europian që vërteton se dikush ka marrë dozat e vaksinës, një përpjekje kjo që synon që njerëzit të udhëtojnë sërish.

Sidoqoftë, vende të tjera, të tilla si Franca dhe Gjermania, duket se nuk janë fort dakord me një vendim të tillë, pasi zyrtarët thonë se kjo mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin  dhe do të ishte diskriminues për ata që nuk mund ose nuk do të duan të vaksinohen.

Franca, ku qasja kundër vaksinave është veçanërisht e theksuar dhe ku qeveria është zotuar të mos i bëjë ato të detyrueshme, e konsideron idenë e pasaportave të vaksinave si "të parakohshme", tha një zyrtar francez.

Një nga pyetjet më të diskutueshme të kohëve të fundit në lidhje me pandeminë e Covid-19 është fakti nëse një kod QR mund të hapë botën, që nënkupton se mund të lirojë udhëtimet ndërkombëtare dhe lëvizjen e njerëzve. Në fillim të muajit, Agjencia ndërkombëtare e lajmeve me seli në Paris, Agence France-Presse, raportoi se përpjekjet globale për të zhvilluar pasaporta dixhitale të vaksinave po zhvillohen në Estoni.

Përpjekjet e deritanishme kanë në qendër kodin QR – një kod i lexueshëm nga makineritë, i përbërë nga një varg katrorësh bardhë e zi, që përdoret zakonisht për ruajtjen e URL-ve. Estonia po bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në një projekt pilot për të parë se si mund të funksionojnë certifikatat elektronike të vaksinave të cilat do të njihen globalisht.

OBSH, për momentin, nuk i rekomandon pasaportat e vaksinimit për udhëtime pasi nuk i sheh ato si garanci të mjaftueshme të mbrojtjes nga transmetimi i virusit. Sidoqoftë, certifikatat dixhitale të vaksinave janë një perspektivë e re, veçanërisht për bizneset e goditura nga pandemia, siç janë linjat ajrore.

Nga ana tjetër, ekspertë po ngrenë pyetje në lidhje me privatësinë dhe të drejtat e njeriut.

Artikull i rekomanduar: A mundet një kod QR të hapë botën?

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

The Vaccine Passport Debate: What is expected to happen today

Debati për pasaportat e vaksinave: Ç’pritet të

European Union leaders will discuss the issue of Covid vaccination certificates today.

Reuters reports that with the spread of vaccines, some governments, such as those of Greece and Spain, are pushing for a speedy approval of a certificate across the European Union proving that someone has received vaccine doses, an effort that aims to people travel again.

However, other countries, such as France and Germany, seem to strongly disagree with such a decision, as officials say it could make vaccination mandatory and would be discriminatory for those who cannot or will not. want to be vaccinated.

France, where the approach against vaccines is particularly pronounced and where the government has pledged not to make them mandatory, considers the idea of ​​vaccine passports "premature", a French official said.

One of the most controversial recent questions about the Covid-19 pandemic is whether a QR code can open up the world, meaning it can free up international travel and movement of people. Earlier this month, the Paris-based international news agency Agence France-Presse reported that global efforts to develop digital vaccine passports were taking place in Estonia.

Efforts so far have focused on the QR code - a machine-readable code consisting of a string of black and white squares commonly used to store URLs. Estonia is collaborating with the World Health Organization on a pilot project to see how electronic vaccine certificates that will be recognized globally can work.

The WHO does not currently recommend travel vaccination passports as it does not see them as sufficient guarantees of protection against transmission. However, digital vaccine certifications are a new perspective, especially for businesses affected by the pandemic, such as airlines.

On the other hand, experts are raising questions  about privacy and human rights.

Recommended article: Can a QR code open the world?