Health

A ekziston 'paranoja e shëndetshme'? Çfarë duhet të dini sipas ekspertëve

A ekziston 'paranoja e shëndetshme'? Çfarë duhet

Me paranojë ne kuptojmë një gjendje të karakterizuar nga deluzione, xhelozi të pajustifikuar ose vetë-rëndësi të ekzagjeruar. Në një shpjegim më të shkurtër mund ta quajmë thjesht “dyshimin dhe mosbesimin e pajustifikuar ndaj njerëzve të tjerë”. (via Oxford Languages)

Bazuar në këtë përkufizim paranoja nuk duket se sjell ndonjë të mirë e megjithatë, ekpertët ngrenë pyetjen:

“Kur një gjë e mirë është shumë, më shumë seç duhet, mund të jetë e keqe, por po në rastet ku ka pak fare nga një gjë e keqe? A ekziston diçka si 'paranoja e shëndetshme'?”

Përveç rasteve klinike, ne mund të vëzhgojmë paranojë në çdo ditë në jetën e përditshme. Në një masë më të madhe ose më të vogël, të gjithë ne përjetojmë ndjenja paranojake me raste, për arsyen e thjeshtë se frika dhe dyshimet shërbejnë për disa funksione mjaft të dobishme. Në mënyrë tipike, paranoja fillon kur ndodh diçka shqetësuese ose e papritur - pushimi nga puna i një shefi, humbja e një kolegu të ngushtë, thashethemi se po pushohen njerëz nga puna.

Ngjarje të tilla krijojnë pasiguri dhe ne merremi me të panjohurën duke u përpjekur t'u japim kuptim ngjarjeve. Ky përpunim mendor vë në lëvizje një reagim të zakonshëm psikologjik të njohur si "hipervigjilencë". Papritmas, për të kuptuar gjërat, ne fillojmë t'i kushtojmë vëmendje të madhe gjithçkaje që ndodh përreth nesh.

Cilado qoftë situata, çdo fjalë dhe veprim i vogël duket se është i pajisur me domethënie personale. Sa më shumë që shqetësohemi, aq më shumë vërejmë. Dhe sa më shumë që vërejmë, aq më shumë shqetësohemi.

Sigmend Freud thoshte:

“Personi paranojak nuk projekton në qiell, por mbi diçka që është tashmë atje".

Me fjalë të tjera, në vend që të jetë "i çmendur", individi paranojak - veçanërisht dikush që është paranojak me maturi - është në të vërtetë një vëzhgues jashtëzakonisht i mprehtë dhe shpesh depërtues, sipas Freud.

Megjithatë, shkencërisht ky nuk është gjithnjë rasti, ndonëse paranoja në nivele që nuk konsiderohen problematike ose që njihet ndryshe si “paranoja e matur” mund të jetë një shenjë e inteligjencës së lartë emocionale.

"Paranoja e shëndetshme ose ankthi i shëndetshëm mund të na mbajnë të vetëdijshëm dhe vigjilentë si një mekanizëm mbrojtës, duke mbrojtur veten nga kërcënimet e mundshme", shprehet Adam Borland, psikolog klinik.

Ai rikujton se si e pajisi shtëpinë me maska dhe letër higjienike, që në periudhën kur as nuk diksutohej se kishim të bënim me një pandemi - si një shembull të "paranojës së shëndetshme".

Edhe studiuesit në Universitetin e Cambridge, për shembull, kanë zbuluar se shqetësimi për ndryshimin e klimës ka çuar në ndryshime të sjelljes që mund të çojnë në zgjidhjet e vetë problemit.

Sidoqoftë, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kuptojmë se paranoja mund të na çojë në një vend ku ato ndjenja mund të bëhen problematike. Është e rëndësishme, të mos kalojmë limitet dhe të dimë se çfarë është dhe nuk është e vërtetë, çfarë po ndodh aktualisht dhe çfarë po ndodh vetëm në mendjen tonë.

A ekziston 'paranoja e shëndetshme'? Çfarë duhet

Burimi: Harvard Business Revieës, CNN, Oxford Languages

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Is there 'healthy paranoia'? What you need to know according to experts

A ekziston 'paranoja e shëndetshme'? Çfarë duhet

By paranoia we mean a state characterized by delusions, unwarranted jealousy, or exaggerated self-importance. In a shorter explanation we can simply call it "unjustified suspicion and distrust of other people." (via Oxford Languages)

Based on this definition paranoia does not seem to bring any good and yet, experts raise the question:

"When a good thing is a lot, more than it should be, it can be bad, but what about cases where there is very little of a bad thing? "Is there such a thing as 'healthy paranoia'?"

Except in clinical cases, we can observe paranoia on a daily basis in daily life. To a greater or lesser extent, we all experience paranoid feelings on occasion, for the simple reason that fears and doubts serve some quite useful functions. Typically, paranoia begins when something disturbing or unexpected happens - the dismissal of a boss, the loss of a close colleague, gossip that people are being fired.

Such events create uncertainty and we deal with the unknown in an attempt to make sense of the events. This mental processing sets in motion a common psychological reaction known as "hypervigilance." Suddenly, to understand things, we begin to pay close attention to everything that happens around us.

Whatever the situation, every little word and action seems to be endowed with personal meaning. The more we worry, the more we notice. And the more we notice, the more we worry.

Sigmend Freud said:

"The paranoid person does not project on the sky, but on something that is already there."

In other words, instead of being "crazy", the paranoid individual - especially someone who is prudently prudent - is actually an extremely keen and often penetrating observer, according to Freud.

However, scientifically this is not always the case, although paranoia at levels that are not considered problematic or otherwise known as "measured paranoia" may be a sign of high emotional intelligence.

"Paranoja e shëndetshme ose ankthi i shëndetshëm mund të na mbajnë të vetëdijshëm dhe vigjilentë si një mekanizëm mbrojtës, duke mbrojtur veten nga kërcënimet e mundshme", shprehet Adam Borland, psikolog klinik.

Ai rikujton se si e pajisi shtëpinë me maska dhe letër higjienike, që në periudhën kur as nuk diksutohej se kishim të bënim me një pandemi - si një shembull të "paranojës së shëndetshme".

Edhe studiuesit në Universitetin e Cambridge, për shembull, kanë zbuluar se shqetësimi për ndryshimin e klimës ka çuar në ndryshime të sjelljes që mund të çojnë në zgjidhjet e vetë problemit.

However, we need to be aware and understand that paranoia can lead us to a place where those feelings can become problematic. It is important not to go overboard and know what is and is not true, what is currently happening and what is just happening in our minds.

A ekziston 'paranoja e shëndetshme'? Çfarë duhet

Source: Harvard Business Review, CNN, Oxford Languages