Relationships

Seksi më i mirë para apo pas martese? Çfarë mendojnë shqiptarët dhe pse!

Seksi më i mirë para apo pas martese? Çfarë mendojnë

Nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse seksi është më i mirë para apo pas martese. Çdo çift ka eksperiencat e tij personale dhe në pyetjen drejtuar ndjekësve të Anabel, përgjigjet janë thuajse 50 me 50, pak më shumë drejt "pas martese". Njerëzit e pyetur janë kryesisht të grupmoshave 25-34 vjeç dhe mbi 70% e tyre janë gra.

Ja ç'thanë disa prej tyre:

1. Seksi është më i mirë para martese:

- Ehhh...para se të bëhesh me fëmijë do ishte më e saktë.

- Edhe pas martese është super, vetëm se fëmijët e vegjël të lodhin.

- Normal që para, merr frymë kur të duash. 

- Para, sepse më trajtonte në krevat pa "edukatën" që gruas nuk i bëhet kjo apo jo. Tani e bëjmë me protokoll.

- Para, kur kishe pak kohë në dispozicion dhe fshehtas. Dije ta shijoje tamam atë kohë.

- E kemi harruar këtë gjë. Madje ai fle me mamin e tij dhe unë me fëmijët.

- Para martese. Kur ishim të fejuar e bënim 3-4 herë, tani e zë gjumi mbi mua.

- Para se të lindte fëmija sepse ishim më të lirë dhe eksperimentonim.

- Para martese s'përtonim të zhvisheshim.

- Para, pas martese është vetëm i shpejtë.

- Para martese, pas martese shpejt e shpejt se zgjohet goca.

2. Seksi është më i mirë pas martese:

- Këto 2 javët e fundit, pas një sherri të madh (pas 13 vitesh martesë), po e shijoj më shumë se asnjëherë.

- Pas martese, pasi lidhesh më shumë dhe je disi më e lirë për të shprehur çfarë ke në mendje.

- Pas lindjes së fëmijës.

- Unë do thoja më mirë pas fëmijëve. Mbase intrigohesh nga fakti që të duket sikur po e bën fshehurazi.

- Definitivsht pas. Tani e njoh më mirë trupin tim, e di çfarë dua.

- Pas, sepse ke më shumë vetëbesim me partnerin.

- Do thoja pas. Je më e lirshme me partnerin.

- Pas martese shumë më i mirë, sidomos dhe pas fëmijëve.

- Pas lindjes së vajzës ka qenë uou.

- Pas, sepse njeh më shumë veten dhe e di çfarë do nga partneri.

- Pas. Pas 7 vitesh martesë e bëjmë pa komplekse fare.

- Pas lindjes se na duket si aventurë.

- Pas martese zjarr, sidomos pas lindjes.

- Me kalimin e viteve është bërë më super, sepse e njohim njëri-tjetrin.

- Pas. Sa më shumë eksperiencë, aq më mirë. Më shumë lirshmëri.

- Çuditërisht pas.

- Pas martese ikin komplekset, bëhet më mirë.

- Më i mirë pas, sepse lidhja bëhet më serioze.

3. Të tjerë janë përgjigjur duke thënë se seksi mbetet "njësoj", "shumë i mirë edhe para, edhe pas", apo më i mirë "pas divorcit".

Kush ka të drejtë? 

Të gjithë (ndoshta) bazohen nga eksperienca e tyre, e dikujt tjetër apo nga perceptime të tjera dhe në këtë aspekt, nuk ka përgjigje të gabuara apo të sakta. Megjithatë, studiuesit dhe studimet mbështesin kryesisht teorinë se "seksi është më i mirë pas martese".

Ekspertja e marrëdhënieve, Esther Perel, thotë për Well&Good se "martesa mund ta çojë seksin në nivel tjetër sepse ti e njeh partnerin, si askush tjetër dhe anasjelltas". Ajo shprehet se "pas celebrimit, finalizohet një lidhje, por njëkohësisht fillon një lidhje e re".

Në një sondazh të publikuar nga Express UK, 61% e të anketuarve shprehen se "seksi është më i mirë pas martese, sepse e njeh partnerin më mirë", 23% thonë se "seksi është njësoj në të dyja rastet" dhe vetëm 16% thonë se "preferojnë seksi para martese dhe se iu mungon". 

"Ndërsa e njihni dhe i besoni partnerit tuaj, ju prireni të bëheni më komodë duke u treguar më të hapur për mënyrën si ndiheni çfarë ju pëlqen dhe çfarë fantazoni", thotë Jess O’Reilly, seksologe, eksperte e marrëdhënieve. 

"Ideja se të martuarit s'bëjnë seks është një mit, sepse të dhënat vërtetojnë krejt të kundërtën: Të martuarit bëjnë seks shumë më shpesh se beqarët", shprehet ajo për Healthline.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Better sex before or after marriage? What do Albanians think and why!

Seksi më i mirë para apo pas martese? Çfarë mendojnë

There is no definitive answer as to whether sex is best before or after marriage. Every couple has their own personal experiences and in the question addressed to Anabel's followers, the answers are almost 50 to 50, a little more towards "after marriage".

Reasons why sex is better before or after marriage? Here is what some Albanians think:

- Ehhh ... before you have children it would be more accurate.

- These last 2 weeks, after a big quarrel (after 13 years of marriage), I am enjoying it more than ever.

- After marriage, as you bond more and are somewhat freer to express what you have in mind.

- Even after marriage it is super, only that small children get tired.

- Normal before, breathe when you want. 

- Money, because he treated me in bed without the "education" that the woman is not done this or not. Now we do it with protocol.

- After the birth of the child.

- Both before and after marriage.

- After the divorce.

- Money, when you had little time available and secretly. Know how to enjoy exactly that time.

- I would say better after the children. You may be intrigued by the fact that you seem to be doing it secretly.

- We forgot this. He even sleeps with his mom and I with the kids.

- Same.

- Definitely after. Now I know my body better, I know what I want.

- After, because you have more confidence with your partner.

- For marriage. When we were engaged we did it 3-4 times, now it sleeps on me.

- I mean after. You are more relaxed with your partner.

- After marriage much better, especially after children.

- After the birth of the girl was uou.

- Before the baby was born because we were freer and experimented.

- After, because he knows himself better and knows what he wants from his partner.

- Pas. After 7 years of marriage we do it without complexes at all.

- Before marriage we did not bother to undress.

- After birth it seems like an adventure.

- After marriage fire, especially after birth.

- Over the years it has become super, because we know each other.

- Before, after marriage is just fast.

- Better after, because the relationship becomes more serious.

- Before marriage, after marriage the girl wakes up quickly.

- Especially after the birth of the girl, masterpiece.

- Surprisingly after.

- Pas. The more experience, the better. More freedom.

- After marriage the complexes go away, it gets better.

 

Copyright Anabel.al / Reprinting is prohibited without the permission of the editorial office.