
Lista e këngëve me poshtë ka të përbashkët fjalët: Larg, mall, të fala, puthje, përqafime, ndryshime, pranverë të vonuar, u harruam. Ju duken si fjalë që i keni përdorur si shpesh këto kohë?
Kush do ta kishte menduar se do të vinte një ditë dhe do të listonim këngë që i shkojnë për shtat karantinës? Erdhi, kështu që të paktën shijoini.
1. Aurora- Larg je ti
Nëse dikur këtë këngë e ndjenin vetëm të dashuruarit në largësi, tani e ndjejmë të gjithë në mënyrat tona.
2. Venera Lumani & Lind Islami- Larg
3. Elvana Gjata-Afër dhe Larg
Më keq se të jesh larg, është të jesh afër dhe larg. Jeni kaq afër, por si për dreq, s'takoheni dot!
4. Flori & Soni- Fluturimi 3470
Kufijtë u mbyllën dhe ende s'dihet kur hapen. Lajm i tmerrshëm për çiftet që prisnin të ritakoheshin këtë verë.
5. Gili-Të fala nga Tirana
S'na mbetet gjë tjetër, veçse t'i bëjmë të fala nga Tirana.
6. Ledri Vula-U harrum
Ditët bëhen gjithnjë e më të gjata brenda shtëpisë dhe mendimi se bota atje jashtë të harroi, fuqëzohet gjithnjë e më shumë. Eshtë thjesht një mendim, harrojeni!
7. Elvana Gjata- Gjërat kanë ndryshuar
Mesa duket, po!
8. Aurela Gaçe & Aleksandër Gjoka- Pranverë e vonuar
"Vonesën" e pranverës s'e keni ndjerë më shumë se këtë vit, por në fund të fundit e sigurtë është që do të vijë!