Bota

Këto gra u maskuan si gjyshe për të marrë dozën e dytë të vaksinës: Si arritën të merrnin të parën?

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2021

Këto gra u maskuan si gjyshe për të marrë dozën e

Dy gra të moshës 34 dhe 44 vjeç u maskuan si të moshuara mbi 65 vjeç në Florida, në mënyrë që të vaksinoheshin përpara afatit të caktuar. 

Dyshja, në rrethana ende të mistershme, ka arritur që të marrë dozën e parë, ndoshta në të njëjtën mënyrë, por u kap nga autoritetet në përpjekje për të marrë edhe dozën e tyre.

Fillimisht ato u zbuluan nga zyrtarët e qendrave të vaksinimit, kur u pa se datat e lindjes nuk përkonin me moshën që supozohej që gratë të kishin.

Reporterët e lajmeve në SHBA thonë se ka patur incidente të ngjashme dhe madje edhe njerëz që shkonin në qendra vaksinimi, për të pyetur “nëse mbeti ndonjë dozë” për ta.

Për këtë arsye, ambientet po mbikëqyren më mirë, janë shtuar kamerat e sigurisë dhe pritet të ketë më shumë kontrolle.

Burimi: BBC, Click Orlando News

MOS I HUMBISNI