Një raport i ri nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC) zbuloi se nivelet e detit me gjasë do të rriten me 25% deri në vitin 2100. Sipas një studimi të botuar në vitin 2019 në Nature Communications, revistë shkencore e vlerësuar, një ndryshim i tillë do të zhvendosë më shumë se 600 milionë njerëz.
Disa nga destinacionet më të njohura turistike në botë rrezikojnë të zhduken plotësisht deri në fund të këtij shekulli nëse nivelet e detit vazhdojnë të rriten me ritmin aktual. Për bërë më të qartë, një ekip ekspertësh të energjisë kanë vizualizuar se si mund të duken disa nga destinacionet më të njohura të pushimeve në botë pas 80 vitesh.
Venecia, Itali: I njohur si “qyteti i ujit”, Venecia po ndjen efektet e ndryshimit të klimës dhe rritjes së niveleve të detit. Shkencëtarët parashikojnë që “qyteti lundrues” do të përjetojë përmbytje ekstreme çdo pesë vjet deri në 2050.
Maldive: Pjesa më e madhe e sipërfaqes tokësore në Maldive është tashmë më pak se një metër mbi nivelin e detit, që do të thotë se ishulli është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj rritjes së baticave. Parashikohet që më shumë se tre të katërtat e vendit do të jenë nën ujë deri në vitin 2100.
New York, SHBA: Nivelet e detit parashikohet të rriten me 1.8 metra deri në 2100. Mendohet se dhjetëra mijëra njerëz mund të zhvendosen, veçanërisht ata të zonave të ulëta si Brooklyn dhe Queens.
Hong Kong: Rreth 56 milionë turistë vizitojnë metropolin aktiv të Hong Kongut çdo vit. Sidoqoftë, është parashikuar që qyteti bregdetar do të përballet me një rritje të nivelit të detit ndërmjet 0.6-1.3 metër deri në 2100. Dëmet në industrinë e turizmit mund të jenë katastrofike.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe: Nëse nivelet e detit rriten në nëntë metra, Dubai mund të zhytet tërësisht.