Përmes një postimi në Instagram, Kendall Jenner konfirmoi se ka punuar për markën e saj të tekilës të quajtur 818, për shkak kodit të zonës në Calabasas, Kaliforni, ku ajo u rrit, për tre vjet e gjysmë.
"Pas dhjetra testeve të shijes, udhëtimeve në fabrikën tonë të alkoolit, duke hyrë në gara botërore në mënyrë anonime dhe FITUES...3.5 vjet më vonë mendoj se ia dolëm!” shkroi modelja. "Kjo është gjithë çfarë që kemi pirë për vitin e fundit dhe mezi pres që të gjithë të tjerët ta kenë në duar për ta shijuar aq shumë sa ne!”
View this post on Instagram
Sipas Women Wear Daily, tekila 818 tashmë ka fituar disa çmime, përfshirë reposadon (lloj i tekilës) më të mirë në World Tequila Awards.
Por jo të gjithë janë të lumtur. Komentuesit në Instagram dhe të tjerët në Twitter thonë fakti që modelja po lançon një markë tekila është një shembull i përvetësimit kulturor. Sipas komentuesve, shumë njerëz përfitojnë nga artizanët vendas meksikanë, përfitojnë nga traditat dhe biznesi i tyre bujqësor.
“Të paktën falendero fermerët meksinë dhe distiluesit, zanatin dhe trashëgiminë e të cilëve po përvetësoni,” shkruan dikush.
Por nga ana tjetër, jo të gjithë e shohin problemin me Jenner, posaçërisht. Disa shkruajnë se është e pakuptimtë që njerëzit merren me Kendall, kur më parë nuk kanë reaguar për faktin që shumë të famshëm kanë markat e tyre të tekilës, si për shembull George Clooney, Nick Jonas dhe Dwayne "The Rock" Johnson. "As Diddy dhe Jay Z nuk janë rusë, por prodhojnë miliona vodka. Ju merreni vetëm me një," shkruan dikush.