Udhetim

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar pushimet këtë vit?

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2021

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar

Përhapja e vaksinave të Covid-19 ka rritur shpresat se udhëtimet do të jenë sërish të mundura. Por me ndryshimin e situatës çdo ditë dhe kufizimet e udhëtimit gjithashtu, është e vështirë të përcaktohet një vend me rrezik të ulët për të rezervuar një udhëtim.

Eksperti kanadez i udhëtimeve, Matthew Keezer, sugjeron që të kërkojmë vende të cilat kanë mbetur të qëndrueshme gjatë gjithë pandemisë, sesa të zgjedhim destinacionet që u goditën rëndë gjatë pandemisë.

Çfarë e bën një destinacion të sigurt?

Së pari, askund nuk është i imunizuar nga Covid-19. Por keni një mundësi më të mirë për t'u larguar për pushime, me kufizime relativisht të ulëta, duke kërkuar vende që kanë përjetuar më pak raste me Covid. Për shembull, qytete dhe zona ku spitalet kanë shmangur mbipopullimin dhe kanë më pak të ngjarë të vendosin ndalimin e orarit ose kufizime të tjera.

Disa nga vendet më të sigurta:

Ishujt Madeira, Portugali

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar

Monte Carlo, Monako

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar

Martinika, Karaibe

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar

Asos, Ishulli Kefalonia, Greqi

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar

Tahiti, Polinezia Franceze

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar

Edhe pse këto vendndodhje vlerësohen si destinacionet më të sigurta, të gjithë udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre dhe të komuniteteve që po vizitojnë, si edhe të kontrollojnë për masat anti-Covid në secilin shtet përpara se të rezervojnë.

Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar

Burimi: Euronews

MOS I HUMBISNI