Mendja e Elon Musk nuk pushon ndonjëherë së prodhuari ide të reja dhe këtë herë guxoi sërish, duke ftuar presidentin rus Vladimir Putin në një bisedë audio në aplikacionin e tij të preferuar, Clubhouse.
“Dëshironi të bashkoheni me mua në një bisedë në Clubhousë,” shkroi CEO i Tesla-s të shtunën në Twitter, ku bëri tag faqen zyrtare të Kremlinit. Më pas, ai postoi edhe një fjali në rusisht, e cila përkthehet: “Do të ishte një nder i madh të flisja me ju”.
.@KremlinRussia_E would you like join me for a conversation on Clubhouse?
— Elon Musk (@elonmusk) February 13, 2021
Rrallëkush mund ta injorojë Elon Musk. Kremlini – një metonimi që përdoret për t’iu referuar Federatës Ruse – e cilësoi ftesën si “interesante”, por shtoi se duheshin më shumë detaje pasi qartazi, po flasim për Vladimir Putin.
"Në përgjithësi, ky është sigurisht një propozim shumë interesant, por ne duhet që disi të kuptojmë se çfarë nënkuptohet, çfarë propozohet saktësisht, kështu që së pari do ta kontrollojmë të gjithë këtë dhe pastaj do të reagojmë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov gjatë një telefonate ditën e sotme. "Së pari, duhet të na mirëkuptoni. Ju e dini që Putin nuk përdor rrjete sociale, ai personalisht nuk i menaxhon ato."
Për momentin është ende e paqartë nëse Putin do t’i bashkohet Elon Musk në një bisedë në Clubhouse, por një gjë tjetër është e sigurt: Elon nuk do të ndalojë së ftuari personazhe të njohur. Së shpejti, Kanye West do të bisedojë me të në platformë; nuk dihet asnjë datë, ndaj regjistrohuni në Clubhouse për t'u përditësuar me bisedën e ardhshme të dy mendjeve gjeniale.
- Elon Musk thotë se po i bën majmunët të luajnë video-lojëra, por si?
- Përveç emrit, bebushi i Elon Musk ka prerjen më të çuditshme të flokëve
- Ky njeri i dërgoi Elon Musk të njëjtin mesazh për 154 ditë dhe ai u përgjigj
- Nga një fëmijë i bullizuar në njeriun më të pasur në botë: Historia e jashtëzakonshme e Elon Musk
- Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’ është mësim për inteligjencën emocional