
Skuadra e futbollit e Parmës ka një President të ri. Bëhet fjalë për Ermir Kodrën, i cili mes të tjerash merr detyrën e administratprit të deleguar të klubit. Kodra është President dhe administrator i deleguar i Eventi Sportivi Spa, shoqërisë që kotrollon klubin sportiv Parma FC.
Presidenti i ri i Parmës ka lindur në Lushnje, në 21 nëntor 1985. Ai u laureua nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, në shtator 2004 dhe më tej, në korrik të vitit 2008, ka ndjekur doktoraturën në Administrim Biznesi. Ermir Kodra është specializuar në Analizë financiare dhe Parashikim, Probleme Manaxhimi, Furnizimi me naftë, Tregëti, Risk Operacional. Në periudhën mars-shtator 2008 ka punuar në bakën BKT, Tiranë dhe nga dhjetori i të njejtit vit, deri kur mori postin e Presidentit dhe Administratprit të deleguar të Parma F.C deh Eventi Sportivi Spa, ka qënë drejtor marketingu i ARMO, në degën e Fierit.
Prej disa ditësh, presidenti Kodra është në punë në zyrën e tij dhe ka filluar të ndjekë ndeshjet e klubit. Në një konferencë për shtyp, ai ka thënë se klubi është shumë afër blerjes së Balotellit, një prej futbollistëve më të mirë italianë.
Burimi: TeleCapri Sport