Lëkura

Si t’i trajtoni shenjat post-akne

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2021

Si t’i trajtoni shenjat post-akne

Nëse ka diçka me të bezdisur sesa vetë aknet, janë shenjat që ato lënë pas në lëkurë. Dhe po flasim për shenjat e inflamuara të kuqe, të cilat mbeten për të na kujtuar se nuk shpëtuam aq thjeshtë nga ajo puçrra e madhe në mes të ballit.

Megjithatë ka shpresë dhe kemi dy zgjidhje:
- Të kesh durim të gjatë dhe të presësh ciklin natyral ripërtëritës të lëkurës sa të kujtohet të zbehë shenjat e tua.
- Kujdesi ndaj lëkurës, duh!

Me shenjat e akneve mund të të ndihmojnë një sërë përbërësish të cilët gjenden në produkte të ndryshme. Megjithatë, nëse do të të duhet të zgjedhësh vetëm njërin, ai është mbrojtësi ndaj diellit.

Dielli është shkaku kryesor i theksimit të shenjave të akneve, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse mbiprodhim i pigmentit në lëkurë, që stimulohet nga inflamacioni i akneve.

Përveç kremit të diellit, që është i domosdoshëm dhe nuk duhet të mungojë asnjë ditë të vitit, disa përbërës të tjerë që mund të ndihmojnë në zbehjen e shenjave të akneve janë retinoidet, acidi azelaik, vitamina C, arbutina, niacinamidet, acidi kojik, AHA etj.

Të tillë përbërës ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit në mënyrë të drejtpërdrejtë duke stimuluar ripërtëritjen qelizore ose duke ngadalësuar procesin e sintezës së melaninës në lëkurë.

Disa prej produkteve të mia të preferuara:

C15 Super Booster | Paula's Choice

Ascorbic Acid 8% + Alpha Arbutin 2% - 30ml - The Ordinary

Alpha Arbutin Serum 2% – Naturium

Cellular Hydro-Peel Serum-In-Essence - Skincode

Cosrx, AHA/BHA Clarifying Treatment Toner

TLC Framboos Glycolic Night Serum | AHA/BHA Drunk Elephant

PURITO Galacto Niacin 97 Power Essence

Azelaic Topical Acid 10% – Naturium

Drunk Elephant A-Passioni Retinol Cream

- Shkruar për Anabel nga Sara Gjylbegu, e apasionuar pas kujdesit të lëkurës dhe kuratore e beauty blogger @20ecavjec.

Si t’i trajtoni shenjat post-akne

MOS I HUMBISNI