Astro Fun

Kjo grua i urren aq shumë njerëzit e shenjës së Akrepit, sa bëri çmos të mos lindte një të tillë!

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2021

Kjo grua i urren aq shumë njerëzit e shenjës së Akrepit, sa

Në moshën 19-vjeçare, mendoja se natyra e paqëndrueshme e të dashurit tim ishte e mistershme dhe xhelozia e tij e vazhdueshme ishte shenjë dashurie. Në moshën 22-vjeçare, filloi të më bezdiste fakti që dhoma e tij ishte aq e pastër. Disa vite pas  ndarjes, një shoqe e fiksur pas astrologjisë, më prezantoi me Susan Miller. Shumë shpejt kuptova se marrëdhënia jonë “s’ishte e shkruar”, as në yje.

Ai ishte Akrep dhe unë një Peshore. Më vonë përfundova me një Ujor, një tjetër shenjë idealiste si unë. Fëmija ynë i parë është një Gaforre, ashtu si ashendenti im. Fatmirësisht ai është një njeri i ndjeshëm që do e dojë gjithmonë nënën e tij.

Megjithatë, kur erdhi koha për t’i dhënë një vëlla ose motër, nuk isha më e gatshme të rrezikoja.

Pas pushimeve, ne kishim vendosur të tentonim për fëmijë dhe në një moment, kuptova se data e lindjes mund të binte lehtësisht midis 23 tetorit dhe 21 nëntorin. Ideja se mund të lindja një Akrep më befasoi.

Kisha kohë që s’mendoja për ish-in, por papritmas po mendoja një version të vogël të tij me pelena, që sillej nëpër shtëpi. E di që duket e çuditshme të krijosh e të imagjinosh personalitetin e fëmijës bazuar në horoskop, por unë e bëra gjithsesi.

Sigurisht që nuk i thashë gjë bashkëshortit sepse e di reagimin e tij, por vendosa të bëj diçka: Të sillem si shumë e zënë ose e lodhur në shtrat deri në muajin mars.

Vajza ime përfundoi një Bricjap i trefishtë, që do të thotë se edhe shenja e saj e Diellit, Hënës dhe Ashendentit ishte Bricjap.

Rezulton se Bricjapët janë të mençur, “shpirtra të vjetër” dhe vendosin qëllime praktike. Nuk e di se si do të jetë ajo kur të rritet edhe pak, por si Peshore që jam, të paktën kam një histori të mirë për t’i treguar.

Burimi: Cosmopolitan

MOS I HUMBISNI