Sex

Seks për herë të parë: Shqiptarët tregojnë për eksperiencën e tyre!

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2021

Seks për herë të parë: Shqiptarët tregojnë

Seks për herë të parë: A ishte e sikletshme? Për të qeshur? Apo shkoi më mirë nga se mendoje?

Në Instagramin dhe Facebookun e Anabel, njerëzit ndanë eksperiencat e tyre:

1. S'ishte as i bukur, as i veçantë. Ai ishte i kujdesshëm dhe i duruar. Nuk ndjeva asgjë, vetëm pas një jave që isha relaksuar. Hera e parë ishte thjesht "diçka për t'u bërë".

2. S'ishte aq keq sa na e kishin bërë.

3. Aspak "për të qeshur". Shumë dhimbje dhe gjaku s'pushonte.

4. Sikleti më i madh. Kam qarë nga dhimbjet.

5. Një gjë është e sigurt: S'është aq e rëndësishme sa e bëjnë.

6. Unë prisja petale trëndafilash, qirinj, por s'ishte fare si e imagjinoja.

7. Shumë e sikletshme në fillim kur u zhveshëm, pastaj çdo gjë mirë.

8. 80% do dalin "jo funny" dhe është e trishtë sepse meshkujt s'dinë të trajtojnë.

9. Për pak mori ambulancën se mendoj po më binin të fikët kur isha afër klimaksit.

10. Siklet, shumë gjak, dhimbje.

11. Kam qeshur gjatë gjithë kohës. S'e di pse më dukej aq funny. Ndoshta se ai mundohej, i dilnin djersë.

12. Ma kishin bërë tmerr atë dhimbje, por vetëm dhimbje nuk kishte.

13. S'e kuptova çfarë ndodhi, aq shpejt filloi dhe mbaroi.

14. Prisja 15 sekonda, zgjati 45...sekonda.

15. U bë me dëshirën time dhe të nesërmen i thashë atij "do ndahemi" se s'më pëlqeu, por qëndruam bashkë për 5 vite.

16. Pa dhimbje apo hemorragji.

17. Shumë romantik! Nuk është aq traumatike apo e tmerrshme sa e bëjnë. Duhet bërë në momentin e duhur!

18. Erdhi pa plan. Shumë bukur, qetë dhe plot dashuri. S'e di pse shoqet ma kishin përshkruar si dramë.

19. E dhimbshme shumë.

20. Ishte dita e Shën Valentinit. Shumë romantike dhe e bukur!

21. Hera ime e parë tmerr: Përfundova në spital nga hemorragjia e tepërt.

22. A është e çuditshme që s'e mbaj mend? Di vetëm që s'kam ndjerë asnjë emocion.

23. Kur mbaruam thashë me vete "Pse kjo ishte?" Kisha parë shumë filma romantik.

24. Skandal.

25. Super bukur derisa i thashë "mos m'i hiq reçipetat" se kam gjoks të vogël.

26. Isha super komode, super në qejf.

27. Pak i sikletshëm, por i lezetshëm.

28. Zhgënjim total.

29. Tamam si dita e parë e punës.

30. Në konvikt te dhoma e tij dhe dy djemtë e tjerë në gjumë. Mirë si herë e parë.

31. Shumë e bukur. Ndodhi pas dy vitesh lidhje në një hotel.

32. Ishte shumë e lezetshme, e bukur dhe pa dhimbje.

33. S'i kam kushtuar shumë rëndësi. S'mbaj mend asnjë detaj.

34. Kisha pritshmëri tjetër si nëpër filma. Zhgënjyese. 

35. Ishte pak e sikletshme, por e kalova më lehtë nga sa e mendova dhe e shijova.

36. Në mirë nga sa mendoja. Ai u tregua shumë i mirë dhe romantik.

37. U ndjeva si e mpirë, nuk po e përjetoja atë moment.

38. Skandal, ai ka menduar vetëm për veten e tij.

39. Isha e turpshme në fillim, po ia mora dorën e të gjitha me radhë.

40. E lezetshme dhe jo aq e tmerrshme sa e bënin shoqet.

41. Mbaj mend që ishte i kujdesshëm dhe ishim të dy në siklet, por ishte eksperiencë e mirë.

42. Unë mendoja se zgjaste 15 minuta, po zgjati 2-3 minuta.

43. E mendoja si diçka më "uau".

44. Mirë në fakt. S'pata aq dhimbje sa kisha menduar dhe u ndjeva mirë.

45. Tek shtëpia e të dashurit brazilian pas 1 vit lidhje. Shumë romantik. Seksi më i mirë që kam bërë ndonjëherë.

46. Pas disa kohësh lidhje, vendosa të merrja hapin. Kur e bëmë, ishte çdo gjë në rregull pasi mbaruam.

47. Ai u tregua kaq i mirë. Pa pikë hezitimi, i thashë po pas tre takimeve.

48. Hera e parë jo aq "mbresëlënëse", por kemi 5 vite bashkë, 2 fëmijë dhe seksi është super.

49. Hera ime e parë ishte në natën e martesës. Është treguar shumë i duruar, por u shpërblye mirë. Vazhdon të shpërblehet.

50. Thamë që vetëm do flemë, por s'kishim gjumë. Nata më e bukur. Ai është bashkëshorti im tani.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI