Cristiano Ronaldo vendosi një tjetër arritje në rrjete sociale duke u bërë njeriu i parë që grumbullon më shumë se 500 milionë followers (ndjekës) në Instagram, Facebook dhe Twitter.
Ronaldo është më i ndjekuri në Instagram, ndërsa në Twitter ndiqet nga më shumë se 91 milionë njerëz. Ai është gjithashtu mjaft i ndjekur edhe në Facebook, me më shumë se 125 milionë likes (pëlqime) dhe renditet i treti pas faqes zyrtare të vetë Facebook dhe një kompanie nga Koreja e Jugut.
Futbollisti ishte i pari që arriti 200 milionë followers në Instagram, ndërkohë që tani ka 261 milionë. Ai është i vetmi atlet në Top20 e njerëzve më të ndjekur të Twitter.
Lajmi për arritjen e 500 milionë followers u publikua nga website për futbollin Bleacher Report.
Cristiano Ronaldo has now passed 500 million followers across his Instagram, Facebook and Twitter accounts ?
— B/R Football (@brfootball) February 12, 2021
He’s the first person to reach that mark on social media ? pic.twitter.com/2qC4Jgl1jQ
Artikull i rekomanduar: Fakte interesante dhe jo fort të njohura: Jeta e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos