Celebrity

I ati i Britney Spears humb të drejtën për të qenë kujdestari i vetëm i saj

Shkruar nga Anabel

12 Shkurt 2021

I ati i Britney Spears humb të drejtën për të qenë

Pak pas premierës së dokumentarit më të diskutuar të momentit "Framing Britney Spears", këngëtarja kishte seancën e parë gjyqësore para disa ditësh, për të fituar betejën kundër babait të saj. Deri më tani, këngëtarja ka qenë nën kujdestarinë e plotë të të atit, Jamie Spears, por pas gjyqit të fundit gjërat do të ndryshojnë. 

Ndonëse i ati i Britney-it do të vazhdojë të ketë fuqi mbi financat dhe vendimet personale të saj, atij do t'i duhet të marrë çdo vendim në diskutim me kompaninë e shërbimeve financiare, në mënyrë që të ardhurat dhe jeta e saj e përditshme të menaxhohen drejt nën mbikqyrjen e një pale të tretë.

Babai i yllit të pop-it ka patur kontrroll total mbi të që prej 2008-ës. Deri atëherë nuk ka patur kundërshtime publike në lidhje me këtë nga ana e Britney-it, por gjërat ndryshuan kur lindi lëvizja #FreeBritney, menjëherë pasi vetë këngëtarja firmosi një peticion ku kërkonte heqjen e kujdestarisë së të atit në gusht të 2020-ës. 

Vendimi i fundit mund të konsiderohet si "fitore e vogël" pasi sipas avokatit, Jamie Spears dhe kompania mbrojtëse do të kenë ndarje të barabartë përgjegjësie mbi të dhe do të diskutojnë bashkë cilat janë vendimet më të mira për të.

Dokumentari i saj trajton jetën e Britney-it nga fama, të qenit një yll i muzikës pop, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e babait, Jamie Spears. Sipas dokumentarit, përgatitur nga Neë York Times dhe FX, Britney Spears nuk pranon të interpretojë për sa kohë është nën kujdestarinë e të atit. Avokati i saj ka pohuar se këngëtarja është e frikësuar nga i ati.

I ati i Britney Spears humb të drejtën për të qenë

Burimi: Pop Sugar

MOS I HUMBISNI