Street Style

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak çfarë ju pret në pranverë!

Shkruar nga Anabel

12 Shkurt 2021

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

Dimri është i bukur dhe piktoresk, por vjen një moment që ngopesh dhe pret me padurim ditët më të ngrohta, me më shumë ngjyra dhe më pak shtresa rrobash.

Ekspertët e modës parashikojnë se ky sezon pranverë/verë do të jetë vetëm për ngjyrat e ndezura dhe kombinimet më poshtë, do t’ju bëjnë të numëroni ditët deri sa të mbërrijë pranvera.

- Një fustan "ylber". I këndshëm dhe pas trupit, ide e mirë për të filluar garderobën e 2021-shit për pranverën.

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- Kostumet serioze?! Çfarë janë këto? Askush s'i do veshjet e mërzitshme dhe një kombinim i një kostumi me dy ngjyra të ndezura, duket kaq bukur:

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- Fustanet dy-ngjyrësh do jenë një tjetër zgjedhje në pranverë/verë, vetëm nëse ato dy ngjyra bëjnë kontrast kështu:

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- Këtu miksojmë veshjen me ca elementë nga garderoba e dimrit dhe krijojmë diçka që mund ta veshim në dimër, vjeshtë edhe pranverë. Varet nga temperaturat.

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- Pranvera në një foto:

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- Këmishat e mëndafshit mund të bëhen pjesë edhe e veshjeve më pak serioze.

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- Xhinse dhe një pulovër e shkurtër, kombinuar me një çantë në ngjyrë të ndezur. Ja rezultati:

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- Kombinimi "karamele":

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

- As në pranverë, nuk do të shpëtoni nga lëkura:

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

Fotot u përzgjodhën nga Who What Wear

Nëse dimri po jua sjell në majë të hundës, shihni pak

 

MOS I HUMBISNI