Parfume

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më shumë

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2021

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Aromën e parfumit ka rëndësi që ta pëlqeni vetë, por nëse keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët rreth e rrotull – në këtë rast burrat – jeni në artikullin e duhur.

Kur bëhet fjalë për shkencën e tërheqjes, nuhatja luan një rol të madh nëse një person ndihet i tërhequr nga ju apo jo. Sipas Dr. Alan Hirsch, drejtor i Fondacionit për Studimin e Erërave dhe Shijes në Çikago, “aromat e këndshme mund të stimulojnë pjesë të trurit të lidhura me tërheqjen”.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Vanilja

Vanilja është përdorur si një afrodiziak natyral për shekuj me radhë. Kjo është arsyeja pse nuk është për t'u habitur që është një nga aromat që burrat e gjejnë si shumë tërheqëse te gratë. Arsyeja për këtë, sipas Dr. Hirsch: “Aromat e ëmbla dhe të shijshme janë të njohura. Erërat e tyre u kujtojnë djemve ditët e thjeshta të fëmijërisë, kështu që ata ndihen të sigurt sa të tregojnë tërheqjen dhe afeksionin e tyre.”

Sipas Dr. Craig Warren nga Sense of Smell Institute, “Vanilja prodhon ndjenjën e lumturisë në mënyrë universale në të gjithë botën. Vanilja është më e pëlqyera nga të gjitha”.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Kanella

Me origjinë nga India e Jugut dhe Sri Lanka, kanella është përdorur nga gratë si një parfum për shekuj me radhë. Erëza është një nga afrodiziakët më të njohur për burrat dhe arsyeja shkencore pas suksesit të saj është se kanella krijon një ndjenjë të ngrohtësisë dhe eksitimit tek burrat duke rritur qarkullimin e gjakut.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Zambaku i luginës

Në vitin 1956, Dior krijoi aromën Diorissimo për të simuluar aromën e lules së preferuar të Christian Dior. Një studim i vitit 1993 zbuloi se zambaku i luginës mund të rrisë eksitimin dhe të zvogëlojë ndjenjën e apatisë. Studimi i kryer nga Dr. Hirsch arriti në përfundimin se burrat nuk i pëlqejnë lulet e forta, por aromat delikate.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Livando

Livandoja, e njohur gjithashtu si "barishte e dashurisë", ka cilësi qetësuese dhe arrin të stimulojë shqisat. Aroma e livandos është përdorur si një ilaç natyral për të lehtësuar tensionin dhe për të zvogëluar ankthin për më shumë se 2,500 vjet. Çuditërisht për disa, ajo ka aftësinë të ndezë pasionin pasi cilësitë qetësuese i bëjnë burrat të ndihen të dashur.

Kleopatra besohet se ka joshur Mark Antonin dhe Jul Çezarin me aromën e livandos, gjë që na bën edhe më të sigurt për superfuqitë e bimës.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Druri i sandalit

Druri i sandalit ka një aromë shumë të veçantë, të butë, e cila është përdorur në vajrat e masazhit. Me origjinë nga Orienti, ai është përdorur gjerësisht si afrodiziak për të trajtuar impotencën dhe për të lehtësuar ankthin. Kur kombinohen me lule të buta, të tilla si orkide, druri i sandalit krijon një aromë fantastike.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Jasemini

Jasemini është përdorur për shekuj me radhë në disa pjesë të Azisë si një ilaç natyral për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe stresin emocional. Jasemini është një nga lulet e bardha më sensuale, shpesh e lidhur me intimitetin dhe romancën. Aroma e saj magjike, e kombinuar me dru të butë dhe/ose agrume vështirë të mos ndihet.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Agrume

Aroma e agrumeve ka qenë e njohur gjerësisht për vetitë e saj për të vepruar kundër depresionit dhe ankthit, duke ndihmuar në rritjen e humorit të njerëzve. Era e agrumeve sjell mendime për verën dhe lumturinë.

Aromat e parfumeve për gra që burrat preferojnë më

Burimi: Fragrances

MOS I HUMBISNI