Celebrity

Kim Kardashian thotë se këtë pikturë e ka bërë vajza e saj 7-vjeçare, por njerëzit s’po e besojnë!

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2021

Kim Kardashian thotë se këtë pikturë e ka bërë

Kim Kardashian shpërndau një pikturë me shkrimin “Artistja ime e vogël North”.

Piktura është kjo:

Kim Kardashian thotë se këtë pikturë e ka bërë

Ndoshta North është një artiste e lindur dhe talent në pikturë, por njerëzit gjithsesi, janë mosbesues.

Dikush shkroi në Twitter:

“Duhet të punoja, po nuk ndaloj dot së menduari se si North West NUK e pikturoi këtë.”

Një tjetër shkruante:

“S’e besoja se Kim do përfitonte nga vajza e saj 6-vjeçare, për t’u tallur me njerëzit në këtë mënyrë.”

Megjithatë, të tjerë thanë se “një 7-vjeçare pas 1 viti kurs pikture ose ndoshta pas 2-3 vitesh, mund ta pikturonte një pamje të tille. “

Dikush tjetër u shpreh:

“Si dikush që ka bërë art gjatë gjithë jetës, kjo është tërësisht e mundur për një 7-vjeçare, nëse ka qenë e shoqëruar me mësuesit dhe materialet më të mira. Në shumë raste mësuesit bëjnë një shembull të secilit element të pikturës dhe lënë fëmijën të bëjë pjesën tjetër.”

Burimi: Unilad

MOS I HUMBISNI