Një virus që vjedh informacione që gjenden në telefon po qarkullon prej ditësh në WhatsApp.
Top-Channel raporton se viktima të këtij sulmi janë bërë disa gazetarë dhe figura të politikës.
Përdoruesve në WhatsApp u dërgohet një mesazh i tillë:
"Përshëndetje. Më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror me SMS gabimisht. Mund ta transferoni tek unë? Është urgjente."
Në momentin që hackeri merr kodin, ai fiton akses në telefonin e përdoruesit.
Gent Progni, ekspert i informatikës, thotë për Top-Channel se "hackerimi i telefonave në kohë para fushate nuk është rastësi" dhe se "duhet të përgatitemi për skandale".
"Personat të cilët po hakërohen, janë të gjithë persona publik. Informacionet e tyre janë shumë të vlefshme në kohë të tilla."
Ç'duhet të bëni nëse ndodh t'ju marrin aksesin në telefon?
Eksperti sugjeron të fiksni menjëherë telefonin dhe të hiqni kartën sim.
"Për ta rikthyer WhatsApp-in duhet ta fusni kartën në një telefon tjetër. Në momentin që hapni WhatsApp-in dhe e riaktivizoni nga numri që kishit, nuk duhet t'i bëni "back-up", pasi backup-et e vjetra mund të përmbajnë akoma viruse dhe të bëhen automatikisht pjesë e telefonit të ri.
- Një sulm i rrezikshëm në WhatsApp mund të lejojë ‘vjedhjen’ e bisedave: Si të mbroheni
- Njerëzit po braktisin WhatsApp-in për këtë aplikacion më të sigurt, pas problemeve të privatësisë!
- Pas pakënaqësive, WhatsApp ka një ‘mesazh’ për përdoruesit!
- Kjo grua u gjobit me $140.000 për një mesazh të pakëndshëm në WhatsApp: Çfarë shkruhej?