
Letra 1
Disclaimer: Anonim Dalina dhe ZH, Jeni te papara. Po e tregoj dhe une “hallin” tim si single. Tani ti bej resume vetes eshte pak parehat per mua, por le te themi po I bej resume vetes sipas te tjereve. Goce e gjate, ca thone e bukur, ca simpatike, ca thone sexy, e shkolluar ne Perendim, me kariere, e shetitur boten, e lexuar, etj etj. Pervec kesaj jam dhe popullore. Cdo mengjes ha buke me djath te bardhe e degjoj kenge popullore, nderkohe nje dite tjeter me duhet te udhetoj ne Washington DC, NY, Chicago, Paris etj me pune me kostum e taka e lot sharm dhe sofistikim. Problemi im eshte qe meshkujt (ata te paket qe ia kane vlejtur) tremben nga une. Ata qe kam njohur, te gjithe jane shprehur se kane dashur pikerisht kete lloj femre, nga menyra se si flasin, por kur e gjejne, largohen me 100 ne ore. Oj oj oj. Cte bej? Te bej delen? Te bej te urten e te buten? Te bej sikur kam nevoje per nje mashkull (edhe pse realisht jo?) –Anonimja e deshperuara ne hall te madh
Letra 2
Ta pershkruaj une nje dite prej beqari. Cohesh ne mengjes. Nuk ke arsye qe te hapesh tel. Dhe te shohesh tel. Nese te ka ardhe sms. Dhe duhet ti kthesh pergj sesben. Se kur u cove. Si u cove. Dhe ca bere kur u cove. Del jasht per qejfin tend. E mban tel ne xhep. Dhe jo ne dore. Se duhet ti kthesh pergj ne sekond. Se perndryshe te vin 1000 pyetje. Se pse e voneve pergj. E pi kafen ku te duash dhe me ke te duash. P e vrar mendjen. Ti japesh sqarim. Se pse po e pi kafen aty. Cila eshte arsyeja qe je ulur te ai lokal. Vin femra aty. Qe je ulur ti. Ke 2 ore aty. Ngele ne kafe. Pse nuk vjen ta pish ketu ku jam une. Me pak fjale acarim total nervash. Duhet me mare leje dhe kur shkon ne WC. Sduhet te te shpetoj goja. Te thuash: kam qene une te ky lokal. Se ti vin nje bombardim pyetjesh. Me kë ke qenë. Kur ke qenë. C'doje ketu etj etj. Po te ka lezet shpirti beqar. I ke nervat e qeta. Ben ate qe te do qejfi. Pa i dhene llogari asnjerit. Me respekt nga nje beqar i lumtur. Qe ska nerva te kete nje lidhje
Letra 3
Pershendetje Anabel.jam nje vajze 24 vjece single. Jam e shkolluar , e bukur dhe punoj ne nje pune shume te mire. Jam single sepse kam frike nga marredhenia me meshkujt.Kur jam e lidhur jam ne ankth.Kam problem te qenurit ne nje marredhenie, me merret fryma nga aq shume presion. I dashuri i fundit me donte shume dhe propozoi dhe te fejoheshim bashke po prap i thashe jo dhe gjeta nje arsye ta largoja nga vetja . Jam si ata meshkujt qe sdurojne dot te dashurat xheloze dhe te ngjitura prandaj kam zgjedhur te jem e lire, flirtoj me ke te dua , bej sex me ke te dua dhe jam e lumtur pa nje te dashur ne krahe.
Letra 4
Pershendetje Dear Anabel! Te jesh beqar/e eshte por edhe nuk eshte dicka e keqe. Cohesh kur do,fle kur do,nese do te dalesh me shoqerine ,del pa ndonje problem te madh. Nese do te frekuentosh ndonjehere jeten e nates,pse jo,e ben pa problem dhe pa pasur friken qe kjo do behet shkak per debat me dike tjeter. Une personalisht jetoj vetem po vetem fare,kam apartamentin e prinderve ne dispozicion ,punoj gjithashtu dhe po behem gati per te filluar nje shkolle te dyte. Zgjohem ne mengjes,behem gati per pune,me pas kur kthehem nga puna pergatis ushqimin per veten,merrem me punet e shtepise duke filluar qe nga pastrimi ,larja e rrobave,nje minutazh te caktuar ne dite ja kushtoj vetes time. Ndihem vertet mire. Deri para pak kohesh isha ne nje lidhje por qe gjerat nuk funksionuan sic duhet dhe gjithcka perfundoi per fat te keq. Duke qene se nuk ka kaluar shume kohe,ka momente te dites apo mbremjes qe me mungon partneri dhe ndiej nje boshllek brenda vetes,me mungon koha kur flisnim apo takoheshim por qe kjo tashme i perket te shkuares. Ne lidhje me jeten qe bej,sa here e diskutoj kete pjese me shoqerine me te ngushte,perdor termin "jete Amerikane". Amerikanet zakonisht punojne shume,ne nje moshe ne prag te maxhorimit vendosin te jetojne te pavarur larg familjes dhe ta ndertojne jeten vete. Ndersa une vertet jetoj larg prinderve,por jam ne shtepine time,me ndihmojne ende ata ne shume gjera per te cilat kam nevoje. Pra e thene shkurt "Jete Amerikane me stil Shqipetar". Fakti qe jetoj vetem si nje beqare e lumtur nuk me ben perhere fine ne gjerat qe bej;shpesh rrobat e mia jane te hedhura sa andej ketej,me ndodh qe te kerkoj nje bluze apo nje pal pantallona me minuta te tera sepse nuk i gjej ku i kam hedhur. Ndonjehere me pelqen te ha shume,bej nje miniparty te shtepia,mbush pjata me patatina kikirike e gjera te tilla,ndonje birre ,pak muzike ne sfond dhe vetem ha e vetme por e lumtur gjithesesi . Me pelqen kjo jete,me teper per arsyen e forte qe je vetem ,nuk urdheron dhe nuk urdherohesh,te pakten persa i perket jetes personale
Letra 5
Ah moj Anabel..beqare e lumtur por kjo sdo te thote se nuk dua pak fare mashkull neper kembe..po jaa..e dua keshtu ..te mos me bezdise shume..se ai qe pyetur shume behet rrjedhimisht I bezdisur..po e dua te bukur.tani spo them " Brad Pitt" po edhe majmun fare sa ti kete bezdi pasqyrat,joo... E dua karizmatik ...xhentil..pasjonant..po nuk e di se perse gjithmone do e gjej nje gje ..nje klecke per tu gerricur..e dua xheloz..pastaj kur behet xheloz ..nuk e dua xheloz...e duaa ta dua shuuuume.. Sepse po nuk e desha srri dot me te..pastaj e dua te me doje ai me shume..pse ta dua une...ik aman se kto meshkujt ndonjeher me vjen ti mbys me jastek...pastaj them me vete..jo jo se na duhen.. Beqare...me pelqen por me pelqen vetem gjate dites ...nuk mund te fle me jastekun perqafuar CDO Nate dreqi ta haje..dua nje djale persembari..le te hekurose ndonjehere se SME ngelet hatri muaj.. anonim te keqen se asnjehere si dihet fatit
Letra 6
Anabel nuk eshte aq e lehte dhe e thjeshte te jesh beqare!te jesh beqare do te thote te jesh vetem per gjithcka dhe ne gjithcka,do te thote te zgjohesh vetem pa aromen e nje mashkulli,pa ngrohtesine perqafimin dhe syte e tij.te vazhdosh me tutje diten e vetme apo me shoqerine tende,por qe ti do te ndihesh bosh fare,te ulesh ne sofren e bukes dhe te mos kesh me ke ta hash,e tmerrshme aq sa nuk ha ose telefonon shoqerine per te bere shoqeri,te vesh ne darke e te shtrihesh prape vetem...kur te ndodhin gjera te bukura apo te keqija te mos kesh me ke ti ndash.ju do te thoni qe te gjitha kto mund ti beni me ndonje shok,shoqe,mik apo te aferm,por kush eshte cift do e kuptoje shume mire ndryshimin e tmerrshem!te jesh vetem,apo qofte edhe singell sic e quani ju eshte mallkim jo liri,rehat,qetesi!
Letra 7
Ne beqaret e shkrete Un jam 25 vjec,jetoj vetem larg familjes,pasi mbarova universitetin vendosa mos te kthehem ne vendlindjen time por te krijoja pavaresine time si femer.Jam ne pune punoj shum,pjesen me te madhe te kohes nga 10 ore ne dite.Kete vitin e fundit me shume se kurre e ndjej deshiren te krijoj nje familje.Dita ime fillon ne oren 8 te mengjesit,shkoj ne pune deri ne 19:00 te darkes,bej palester per te shkarkuar stresin e dites,fundjavat me shoqerine,ose shkoj e takon prinderit (pjesa ku zemra ime ndjehet plot),me pak fjale nje jete e 'varfer' beqaresh.Nuk e di pse sa here shkoj ne shtepi ne darke,hap deren dhe imagjinoj sikur kam nje femije te vogel qe me del para dhe hidhet pupthi nga gezimi,ne fakt ai eshte qenushi im.Nuk dua te jem me beqare,dua te zgjohem ne mengjes,ti pergatis mengjesin burrit,te bej gati femijet per shkolle te vete ne pune te mbaroj ate turnin dhe te kthehem me padurim ne shtepi,ku e di qe do gjej gjithe shtepine permbysur por te pakten do kem gezimin qe neper shtepi do kete zhurme femijesh,do kem burrin te ulur ne kolltuk duke pritur pjaten e ngrohte te gjelles,do jete nje mal me rroba te palara qe me presin me gezim mua,do jete vjehrra e cila do vij cdo fundjave,te fuse ca xixa,s'ka gje,do i duroj te gjitha te pakten do kem gezimin te kem dicka tamam timen,nje shtepi,nje familje,dicka qe ka dale nga trupi im.Tani ne kete periudhe ndjehem bosh,shtepi me qera,nje krevat dopio ku gjysma eshte bosh,ca te dalura monotone me shoqerine,qe s'ma mbushin shpirtin,e di qe mbase shumica do mendojne:Kjo qenka e vdekur per burre,por JO un kam arritur nje moment te jetes sime qe me vertete e deshiroj kete gje,mbase do vij nje moment qe do them me vete obobo cfare i bera jetes,hmmm ? poorr JOOO dua nje strehe familjare,dua te dalura familjare,e di qe nje dite do i kem te gjitha,nderkohe un po pres dhe vazhdoj te rregulloj rrumujen qe ben qenushi im shtepi,dhe nderkohe te paguaj dhe kredine e makines Ju perqafoj
Letra 9
Anabel une jam single se nuk e kam gjetur akoma ate dymetroshin e bukur me tattoo dhe muskuj qe enderroj..dhe sa me shume e kerkoj aq me shume bie pre e ketyre te humburve qe ose jane te shkurter dhe te shendoshe, ose jane si hokllai pa asnje pike muskuli..propozimet qe kam pas kane qene sa per te kaluar kohen..une dua me ne fund te gjej ate dymetroshin tim me muskuj dhe tattoo dhe ta marr per seriozisht se mu merzit single-teti anonim (se disa do me kuptojne vete, aq shume sa e permend kete teme)
Letra 10
ehh moj anabel..Une 1 lidhje te vetme kam patur me nje shtetas te huaj qe zgjati disa vite edhe mezi arrita te pershtatesha me jeten prej beqarjeje.Se nuk kam kush me zgjon n mengjes kur s'degjoj alarmin, nuk kam kujt ti ankohem me ore te tera per padrejtesite q m ndodhin vec mua tongue emoticon, nuk kam kujt ti llastohem, pastaj ato surprizat romantike ne dite te vecanta e ndonjehere pa shkak,ose thjesht te shkoj ne shtepi ne darke te jete dikush qe te hame darken sebashku duke bere muhabet e te shtrihemi ne divan te shikojme tv.me dukej argetuese kur isha e lidhur jeta e shoqeve beqare,dalja x jete nate vetem me goca e ndonje flirt tek tuk pa e vrare mendjen.po ishte bukur nja 1 muaj vetem se pastaj kuptova se un nuk paskam lindur per jete beqaresh.tani ishalla me ndonje cun te mir shqiptar po veshtir se keto i duan te virgjera hahah kisses dhe anonim plz naten
Letra 11
pershendetje ,, kjo teme me beri tju shkruaj dhe une ,,, per te shprehur mbi kete teme kam shume por do tregohem e sinqerte ne pak qe do them,,, jam 23 vjece single,, nje here them jam mire keshtu ,,por dhe kem dike prano nk do jete keq ,, por fund gjithmone jam single se di pse ,,nk kam fat fare ,,e di qe fati do vije nje dite mbase von per mua,,, para 4 viteve perjetova nje dashuri ,,por nk ishte ashtu ,,nje zhgnjim total ndjenjash,, dhe sa bej te nihem me dike ndahem ,, nk nisem as ta njoh pakten ,,, te qenin vetem ka avantazhet dhe disavantazhet,, jam mire nga njera ane se nese dua bej dicka nk mar lejje,, nk kam kontroll,, mund fol me nje shok pa me thene pse i fole,, mund dal kafe pa pytur ate sic beja dikur,,jam e qete nga kjo ane ,,, por njeriu ka nevoje te shprehem me dike ,,,jo se nk kam dike qe te shprehem por dike perkrah cdo dite ,,nisesh nje jete me te,,kesh nje familje,, e di qe nje dite do i kem te gjitha ato qe kam mendje por sa me shum te presesh aq me shum ik ndjenja per te shpresuar ,,, ju uroj vetem mira te keni ne jeten tuaj ,, po e mbydh me kaq dhe mos me gjykoni per ndjenjat e sinqerta te nje vajze qe vuan shum cdo dite ,,, per shkak te nje djali qe shkaterroi ate gocen e brishte ,, por zoti vonon por nk harron per asnje ,,, kalofshi bukur
Letra 12
Pak me vones ne lidhje me temen e te qenurit singel ! Une personalisht kam ca koh e vetme .Te jesh vetem do te thot te ndihesh bosh nga brenda ,ku te mungon qoft dhe 1fjal e mire ...Te qenurit e vetme eshte sikur e shikon dita dites qe ditet e tua me te bukura po kalojn para teje pa nje kuptim ! Thjesht pune-shpi ,me duket vetja si robot ! Besoj se nuk ka gje me te mire se te qenurit cift , kuptohet te kesh dike qe te kupto dhe e kupto ! Vetmi vrastare...?! (Anonim te lutem)
Letra 13
Moj Anabel! Jemi 3shoqe e cfare shoqesh per tu pire ne kupe ku i thone dmth ne mos ne kupe ne gote kristali ! Tani shkollen e mbarum,single jemi po mos kujto se nuk i kemi gjet burrat e ardhshem dmtg si kemi identifiku 100% por e dime qe jane inxhiniera ndertimi single edhe ato por qe punojne ne hidrocentral ne puke sjemi fare xheloze x arushen le te rrijne edhe ca vjet me arushen sa edhe ne te mbarojme punet tona.Ky njoftim nuk vlen per ato ing qe jan te ciftosur . Te lutem Anabel postoje se do e lexojne se apo sjane cunat turn i trete sonte,tju themi ka shprese edhe per ju edhe me qafsh anonim se jo vetem per kete jete po edhe per 7jete te tjera mbetem beqare. Naten
Letra 14
Pershendetje anabel..te jem realiste jam pa fat qe jam beqare,por akoma me shume qe jetoj ne nje mentalitet te prapambetur..jam ne perfundim te studimeve njekohesish dhe punoj.problemi qendron se vlersohet shumeee virgjeria aq sa te kerkojne doren direkt.e tmershme dashuria ka mare fund.
Letra 15
Mirmbrema anabel. Thone qe te jesh single eshte mire ....ashtu eshte po edhe aq jo sepse te thyhet zemra kur i shikon shoqet qe dalin e shkojne per pushime me te dashurit apo te fejuarit e tyre...ndersa ti ose je me provime , ose je ne pune. Themi ...kemi shkollen ,te mbarojme shkollen njeher ,,po cte themi tjeter. Po ata qe kane dhe femije e bejne dhe shkolle ca kane me shum se ne ata? Asgje skane! Ftesat per njohje nuk mungojne por kur sta mbush mendjen njeri sta mbush..edhe kur na e mbushin sja mbushim ne atyre se doemos perfekte sjemi. Por nuk e ka zbritur Zoti prej qielli thuaj . Shyqyr qe kemi shoqet single e qajme hallet me njera tjetren....shoqja ime te pakten i shfrytezon mundesite..e kuptoj nga nje ane i eshte bere jeta monoton.. Dhe mua me eshte bere por prap nuk kerkoj..nuk mundohem per njeri....Nuk bej sakrifica ...dhe nje here qe e bera nje sakrific te vogel me doli huq dhe nuk e bej me per askend (akoma e kam ate ndjesin kur te thyhet zemra ne dysh e te vjen zor qe ule hunden)...jam ne universitet akoma ...Dikur mendoja se kur te hyja ne universitet do kisha mundesi te njihesha me dike...jam njohur me ajkat e shkolles dhe prap nuk me mbushet mendja nuk me mbushin mendjen ..nuk me duket e arsyeshme tja zgjas ,me duket sikur nuk me ploteson njeri... Me duket vetja tip i veshtire por ndonjehere dhe i pafat...por e di qe shume shpejt do e kem dhe une dike qe kur ta shoh do them " Ky eshte dhe mos ju ndaj" . Keq me vjen dhe per mamin se vajzat e shoqeve te saj po behen me femije e kur ajo kthen syte nga une...sikur pret dicka ..po asnjehere sme thote gje se e din qe me ka vajze te mire dhe nje njeri i mire do me dale dhe mua ..si te thuash do jete shperblimi ndaj vetes qe jam sjelle mire ...ndonjehere kur jam ne makine dhe kthehem nga shkolla shoh nga xhami dhe mendoj sikur ta kisha prane njeriun e zemres time e te me ledhatonte ...ndonjeher mendoj po ai a po mendon per mua..apo po mendon per ndonje tj ..mbase ka ndonje tjeter ..e pastaj merzitem dhe e le fare si muhabet ...mendoj ndonjeher po sikur ta takoj ne biblioteke..si neper filma... Do ishte bukur...i mendoj keto normalisht kur skam provime se tani qe nis sezoni ...me inatos fakti qe duhet ti japesh llogari per cdo levizje por prap them jan sakrifica dashurie dhe keto..megjithate prap do doja ta kisha prane ate njeri qe do arrije te ma ule hunden me dashuri dhe finese..kam frike dhe mezi e pres njekohsisht....por e di qe do i fal shpirtin dhe do dhurojme shume dashuri dhe ngrohtesi ne zemrat e njeri tjetrit
Letra 16
Ka lezet te jesh beqar. Ndonjehere nje mama del e mjafton dhe une skam nevoje per nje femer tjeter qe te me bej moral ne cdo kohe per gjera pa vlere. Une jetoj me prindrit dhe mbas pune nje nga gjerat qe dua me shume eshte te rri vetem sa te shplodhem, lodhja eshte psikologjike me shume se fizike. Prindrit e dine gje une dua qetesine time dhe nuk me besdisin. Gjeja me e bukur eshte qe rregullat i vendos vete, kur do flesh, kur do hash, me ke do dalesh. Nje e dashur shqiptare ne me te shumten e rasteve nuk i pranon keto gjera. Ndoshta ngaqe femrat kane relativisht shume kohe te lire dhe vdesin te te shkruajne gjithe diten ne tel ( shyqyr tani jane dhe te gjitha me whatsapp ). Kur je single ke mundesi te njohesh shume femra te ndryshme dhe te kuptosh me mire si e kerkon partneren tende ne jete. Te qenit beqar te ben dhe me terheqes pasi femrat shohin mister sidomos kur je dhe simpatik. Une nisa nje lidhje, ose me mire e nisi ajo dhe shume shpejt lidhja u be e merzitshme. Gjate gjithe dites degjoja qe une duhet te kujdesesha qe ajo te ndjehej mire, kur ajo nuk dilte as une sduhet te dilja ne shenje "solidariteti" por dhe qe te flisja gjithe kohes me ate. Pas shume sherreve une nje dite i thashe qe kisha gjetur zgjidhjen me te mire. Do kujdesesha qe te ndjehesha mire vete dhe ne ate menyre nuk po ndjehesha. I thashe Ciao.. Ajo me tha do behesh pishman, por me vone me duket se u be vete pishman per ate qe tha.. Nejse, derisa te vije momenti qe lumturia ime te varet nda dikush tjeter do i jap perparesi vetes sime. Me vone normal qe dashuria ben te veten.. Por nuk duhet harruar sic thote dhe Comja tek "Shi ne plazh" qe: ka lezet te jesh per ca kohe beqar... Po per ca kohe aman se per perhere te merr lumi. Naten Anonim
Letra 17
Nuk e di nese mund te futem edhe un te grupi juaj i gocave beqAre, se une dje me duket e preva bileten vetem vajtje, njs nuk jam shume e sigurt po kisha gati 2 vite e gjysem qe nuk e kisha provuar kete " embelsiren me liker" te beqarise, le qe me ka zene dhe lia e pyllit qe qenka nje semundje aq e lig sa po doni te gjeni paqe nga ata qe urreni me se shumti nuk mund ta mallkoni me keq sesa " te zente lua, e nejse doja te thoja u ngrita ne mengjes mora i- phone 6 ( sa her me blen dicka te re do zihemi) te dhj** mu ne ip6 thash me veten i kam qejf dhe kur bie tingulli sms skam per ta degjuar per ca dite e skam per ta ndjere ate emocionin sa her e degjoj e jam duke bere dicka neper shtepi, me mungoi serisht kur me vinte per te qare po nuk qaja dot se po te lagem shenjat ne fytyre ste hiqen per gjithe jeten dhe un kam ndermend ta fitoj prap atw tipin tim e njs mbeta ne fb gjith ditn per te par kur kishte qene online dhe ai si per inat skishte hyre gjitj diten, dhe me teper e DESHPERUAR U NDJEVA TANI NE MBREMJE , ku teksa nuk kisha me ke tw flisja e kujt ti ankohesha " pse o zemer me gjejne mua keto gjera gjithnje " iu futa komenteve te letrave te djeshme me kok per te gjetur Top autorin e Top komentit, ndersa me vijne ende pas dy javesh njoftime acaruese komentesh tek fotoja e dasmes se nje shoqeje qe mu kruajt vey i lash koment gjoja " sa nur ke leshuar moj zemer" Ai do jet duke pritur ti shkruaj ta marr me te mira kete her u betua rend qe sme vjen me pas qejfit po nuk e di them tia jap vetes nje jave " leje beqarie" megjithese me li pylli do ve nje shami neser ne koke shall pallto cizme e do leshohem njeher andej nga detiiii yn i dashtun i Valones :pp Si thoni
Letra 18
Pershendetje Anabel Jam 21 vjece. Pa i bere qejfin vetes jam e bukur edhe nuk besoj se me mungon gje .Jam ne vite te trete per Finance ne Tr .Problemi qendron ne faktin se edhe pse shoh plot meshkuj mua sma mbush asnjeri syrin. Me vijne shume meshkuj nga pas , une dal njr her me ata edhe pastaj nuk mundem te dal me.. Heren e pare pasi kthehem nga takimi jam shume e lumtur edhe ndihem mire por pas nje dite me kalon e gjithe kjo edhe smundem te dal perseri me te njejtin person .Dhe jeta keshtu nuk shtyhet por ishalla vjen ndonje i duhur ne te gjitha aspektet te me mbledhe sepse per momentin dua vetem te provoj ekperienca te reja .Te falenderoj nese e publikon .Anonim e di ti
Letra 19
Pershendetje Anabel , une jam 25 vjec ndoshta eshte anormale per kete kohe qe jetojme por une skam pasur kurre nje lidhje qe ta konsideroj te dashur. Ndoshta eshte e drejte qe te paragjykohem per keye fakt. Jam e shkolluar, gjithashtu jam dhe ne pune. Gezoj nje respekt dhe dadhuri nga shoqet, koleget dhe koleget. Kam pasur mundesi njohje por kurre nuk kam ndjere qe kam pasur njeriun qe do mendoja te kaloj jeten. Rastesia me ka sjell qe te kem te bej me persona me te vegjel se vetja. Jam nje vajze krejtesisht normale e thjesht, jam fizikisht ok. Nuk po them qe skam rene ne dashuri, por gjithmone kam pasur frike nga moskthimi i ndjenjes keshtu jam distancuar. Ndjej ndonjehere qe kam bere zgjedhje te gabuar askush nuk eshte perfekt ndoshta duhet te kisha krijuar nje lidhje dhe nje dicka qe me perket mua. Nuk jam e palumtur per kete fakt por ama ndjej nevoje e te pasurit dike, flasim per dike qe na mban nje dashuri e vertet jo varesie, mungese vleresimi apo thjeshte se duhet. Me mungon qe te kem dike qe te shkoj ne kinema, ndoshta kur jam e merzitur te kem dy krahe qe me presin. Me bezdis paragjykimi ndaj kesaj. Une as qe e mendoj qe nje lidhje tme beje te krijoj varesi, personi qe me ka dhene nje indikacion te tille ska pas shancin per kafe te dyte. Me mungon dikush, jo nevoja per nje mashkull por per nje dashuri qe me mbush ditet e mia pa kushte dhe rezerva. Te lutem postoje, flm