Celebrity

Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake: ‘Është e tmerrshme’

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2021

Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake:

Fansat e Britney Spears i janë kundërvënë Justin Timberlake duke aluduar se ai e filloi karrierën duke dëmtuar figurën e Britney-t. Reagimi i ashpër erdhi pas publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, i cili pati premierën të premten në FX dhe Hulu.

“Framing Britney Spears” përqendrohet edhe te ndarja e tyre e zhurmshme në vitin 2002. Shumë njerëz në internet besojnë se rrëmuja e ndarjes së tyre ndikoi që Britney të bëhej e varur nga droga dhe të shtrohej në spital. Fansat shkruajnë në Twitter se Justin nxiti thashethemet që vendosnin në dukje se shkaku i ndarjes ishte tradhtia e Britney-t.

Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake:

Asokohe, thuhej se Britney e tradhtoi Justin Timberlake, ndërkohë që kohë më pas ai publikoi “Cry Me a River”, ku shfaqej një vajzë e ngjashme në pamje me Britney-n dhe portretizohej si tradhtare. “Ai nuk do ishte absolutisht asgjë nëse nuk do të ishte Britney. Ende nuk është,” shkruan dikush në Twitter. “Ajo që Justin i bëri Britney-t është kaq e tmerrshme. Kaq zhgënjyese,” shkruan një tjetër.

Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake:
Janet Jackson dhe Justin Timberlake

Të tjerë njerëz kujtojnë edhe përformancën e tij me Janet Jackson në Super Bowl 2004. Gjatë performancës, Justin i tërhoqi veshjen Janet duke i zbuluar gjoksin. Asokohe, veprimi u kritikua së tepërmi, por të gjitha kritikat ishin për Janet, ndërsa Justin qëndroi në hije.

Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake:

“Asnjëherë mos harroni që Justin Timberlake e nisi karrierën solo duke hedhur poshtë Britney Spears dhe më vonë Janet Jackson.” – shkroi dikush.

Deri në këto momente, Timberlake nuk ka reaguar.

MOS I HUMBISNI